Zanafilla 49

Jakobi bekon të bijtë

Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t’ju tregoj se çfarë do t’ju ndodhë në ditët që po vijnë:

Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,

dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!

O Ruben, i parëlinduri im,

ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,

i epërm në krenari e fuqi,

i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,

se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.

Mbi shtratin tim ai u shtri.

Simeoni e Levi vëllezër janë

e për dhunë shpatat i kanë!

Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im

e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.

Se nga zemërimi vranë njerëz

e dema gjymtuan si deshën.

Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar

e mëria e tyre mizore.

Te Jakobi do t’i ndaj

e nëpër Izrael do t’i shpërndaj.

O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.

Mbi zverkun e armiqve të tu

do të jetë dora jote.

Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!

Pjellë luani është Juda.

Prej presë u ktheve biri im.

Ai ulet e shtrihet si një luan

e kush guxon ta zgjojë?

10 Skeptri nuk do t’i hiqet Judës,

as shkopi i prijësit këmbëve të tij.

Do t’i sjellina tagrin,

popujt do ta dëgjojnë.

11 Gomarin e lidh në pjergull,

kërriçin te hardhia më e mirë.

Me verë e lan rrobën e tij,

me lëngunb e rrushit petkun.

12 Të kuq si vera sytë e tij,

të bardhë si qumështi dhëmbët.

13 Zabuloni pranë detit do të banojë

e për lundrat liman do të jetë.

Kufirin në Sidon do ta ketë.

14 Isahari është gomar i fortë,

shtrirë mes dy gardheshc.

15 Pa se vendpushimi ishte i mirë

e toka e këndshme

e uli kurrizin nën barrë,

shërbëtor i nënshtruar u bë!

16 Dani, popullin e vet do të gjykojë,

si çdo fis tjetër i Izraelit.

17 Qoftë si gjarpri rrugës

e nepërka udhës,

që thembrën e kalit kafshon

e kalorësin në shpinë e rrëzon.

18 Shpëtimin tënd pres, o Zot!

19 Gadin do ta sulmojnë kusarët,

por në kthim do t’i sulmojë ai.

20 Asheri do të ketë bukë të shijshme

e për mbretër ushqime të përzgjedhura.

21 Neftaliu është drenushë e lirë

që pjell drerëç të bukur.

22 Jozefi është si pemë frutored,

si pemë frutore pranë burimit,

me degë tej muritdh.

23 Hidhur e qëlluan,

harkëtarët e sulmuan.

24 Por i fortë mbeti harku i tij

e krahët iu forcuan

nga dora e të fuqishmit të Jakobit,

nga bariu e shkëmbi i Izraelit,

25 nga Perëndia i atit tënd

që të ndihmon,

nga i gjithëpushtetshmi

që të bekon

me bekime nga qielli lart

e me bekime nga humnera poshtë,

me bekime nga gjiri e nga barku.

26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë

bekimeve të maleve të amshuarae

e begatisëë së kodrave të përjetshme.

Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,

mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!

27 Benjamini është ujk grabitqar,

prenë e ha në mëngjes

e në mbrëmje plaçkën ndan!».

28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.

Vdekja e Jakobit

29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut, në tokën e Kanaanit, në fushën që Abrahami bleu si pronë varri nga Efron Hititi. 31 Atje janë varrosur Abrahami e Sara, gruaja e tij. Atje është varrosur Isaku e Rebeka, gruaja e tij. Atje kam varrosur Lean. 32 Fusha e shpella iu blenë bijve të Hetit». 33 Pasi urdhëroi të bijtë, Jakobi i mblodhi këmbët mbi shtrat e dha shpirt. Ai u varros me popullin e tij.


 a49.10 të tjerë: derisa të vijë ai të cilit i përket; derisa të vijë Shilohu

 b49.11 he. gjakun

 c49.14 ose: me hejbe mbi të

 ç49.21 të tjerë: brirë; fjalë

 d49.22 ose: gomar i egër

 dh49.22 he. e paqartë; të tjerë: si kërriç mbi kodër

 e49.26 të tjerë: e të parëve të mi

 ë49.26 të tjerë: deri në majat