1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Filter by Categories
1 Gjonit
1 Korintasve
1 Kronikave
1 Mbreterve
1 Pjetrit
1 Samuelit
1 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Gjonit
2 Korintasve
2 Kronikave
2 Mbreterve
2 Pjetrit
2 Samuelit
2 Thesalonikasve
2 Timoteut
3 Gjonit
abdia
amosi
danieli
Efesianeve
eksodi
esdra
ester
ezekieli
Filemonit
Filipianeve
Fjaleteurta
Galatasve
Gjoni
gjyqtaret
habakuku
hagai
Hebrenjve
isaia
Jakobit
jeremia
jobi
joel
jona
jozueu
Juda
kantikuikantikeve
Kolosianeve
levitiku
Ligji Perterire
Luka
malakia
Marku
mateo
mikea
nahumi
nehemia
numrat
osea
predikuesi
psalmet
Romakeve
Ruthi
sofonia
Titi
Uncategorized
vajtimet
Veprat e Apostujve
zakaria
zanafilla
Zbulesa

Zanafilla 35

35 Perëndia i tha Jakobit: “Çohu, ngjitu në Bethel dhe vendosu aty; dhe bëj aty një altar Perëndisë që t’u shfaq, kur ikje para vëllait tënd Esau”. Atëherë Jakobi i tha familjes së tij dhe gjithë atyre që ishin me të: Hiqni nga rrethi juaj perënditë e huaja, pastrohuni dhe ndërroni rrobatt tuaja; pastaj të ngrihemi dhe të shkojmë në Bethel, dhe unë do t’i bëj një altar Perëndisë që plotësoi dëshirën time ditën e fatkeqësisë sime dhe që më shoqëroi në udhëtimin që kam bërë”. Atëherë ata i dhanë Jakobit tërë perënditë e huaja që kishin dhe varëset që mbanin në veshë; dhe Jakobi i fshehu nën lisin që ndodhet pranë Sikemit. Pastaj ata u nisën dhe tmerri i Perëndisë ra mbi të gjitha qytetet rreth tyre, kështu që nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. Kështu Jakobi arriti në Luc, domethënë në Bethel, që ndodhet në vendin e Kanaanit; erdhi aty me të gjithë njerëzit që ishin me të. Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij. Atëherë vdiq Debora, taja e Rebekës, dhe e varrosën poshtë Bethelit, në këmbët e lisit që u quajt Alon-Bakuth. Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi. 10 Dhe Perëndia i tha: “Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael”. Dhe i vuri emrin Izrael. 11 Pastaj Perëndia i tha: “Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua; 12 dhe do të të jap ty dhe pasardhësve të tu pas teje vendin që i dhashë Abrahamit dhe Isakut”. 13 Pastaj Perëndia u ngjit më lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur. 14 Atëherë Jakobi ndërtoi një përmendore, një përmendore prej guri, në vendin ku Perëndia i kishte folur; mbi të hodhi pak verë dhe derdhi ca vaj sipër. 15 Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur. 16 Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë; 17 dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: “Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë”. 18 Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin. 19 Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit). 20 Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës. 21 Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit. 22 Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh. 23 Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni. 24 Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini. 25 Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali. 26 Bijtë e Zilpahës, shërbëtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padan-Aram. 27 Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, në Marme, në Kirjath-Arba (domethënë në Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qëndruar ca kohë. 28 Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet. 29 Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.