Numrat 16

Kundër Moisiut

Koreu, biri i Icharit, të birit të Kohatit, të birit të Levit, bashkë me Datanin e Abiramin, bijtë e Eliabit, dhe me Onin, birin e Peletit, pasardhës i Rubenit, u ngritën kundër Moisiut. Me ta u ngritën edhe dyqind e pesëdhjetë izraelitë. Ata ishin prijës të bashkësisë, të përzgjedhur nga këshilli, burra me emër. Këta u bashkuan kundër Moisiut e Aronit e u thanë: «E keni tepruar! Tërë bashkësia është e shenjtë. Gjithsecili është i shenjtë dhe Zoti është mes tyre. Përse, pra, e vini veten në krye të bashkësisë së Zotit?». Si i dëgjoi, Moisiu ra me fytyrë përdhe e i tha Koreut e njerëzve të tij: «Në mëngjes, Zoti do të tregojë se kush është i tiji, kush është i shenjtë e kush do të pranohet të dalë para tij. Atë që Zoti do të zgjedhë, do ta pranojë edhe të dalë para tij. Bëni, pra, kështu: Koreu e njerëzit e tij të marrin nga një temjanicë. Nesër, mbushini me zjarr e temjan e vendosini para Zotit. Atë që Zoti do të zgjedhë, ai do të jetë i shenjtë. E keni tepruar, o bijtë e Levit!». Moisiu i tha Koreut: «Dëgjoni, o bijtë e Levit! A ju duket pak që Perëndia i Izraelit ju ndau veç nga bashkësia e Izraelit e ju pranoi të dilni para tij për të shërbyer në tendën e Zotit dhe për të qëndruar para bashkësisë që t’i shërbeni? 10 Ai të pranoi ty bashkë me gjithë vëllezërit e tu, o bijtë e Levit, e tani ju kërkoni edhe priftërinë? 11 Prandaj, ti dhe gjithë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Kush është Aroni që murmurisni kundër tij?».

12 Atëherë Moisiu dërgoi njerëz që të thërrisnin Datanin e Abiramin, bijtë e Eliabit, por ata i thanë: «Nuk vijmë! 13 A të duket pak që na nxore nga toka ku rridhte qumësht e mjaltë për të na vrarë në shkretëtirë, e tani dashke edhe të na bëhesh prijës? 14 Veç kësaj, as nuk na çove në tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë e as nuk na dhe trashëgimi, fusha e vreshta. A kujton se do t’u hedhësh hi syve burrave si ne? Nuk vijmë!». 15 Moisiu u zemërua shumë e i tha Zotit: «Mos i prano flitë e tyre. Nuk u kam marrë as edhe një gomar e nuk i kam bërë keq askujt prej tyre».

16 Moisiu i tha Koreut: «Ti dhe tërë njerëzit e tu qëndroni nesër para Zotit. Ti, njerëzit e tu dhe Aroni. 17 Secili të marrë temjanicën e vet, ta mbushë me temjan e t’ia paraqesë Zotit, gjithsej dyqind e pesëdhjetë temjanica. Kështu bëj edhe ti me Aronin». 18 Secili mori temjanicën e vet, e mbushi me zjarr e temjan dhe qëndroi te hyrja e tendës së takimit bashkë me Moisiun e Aronin. 19 Atëherë Koreu mblodhi te hyrja e tendës së takimit tërë bashkësinë kundër Moisiut e Aronit. Lavdia e Zotit iu dëftua tërë bashkësisë.

20 Atëherë Zoti i tha Moisiut e Aronit: 21 «Ndahuni nga kjo bashkësi që t’i përpij menjëherë». 22 Ata ranë me fytyrë përdhe e i thanë: «O Perëndi, Perëndi që i jep jetë çdo krijesedh, a do të zemërohesh me tërë bashkësinë ngaqë mëkatoi një njeri?».

23 Zoti i tha Moisiut: 24 «Thuaji bashkësisë: largohuni nga rrethinat e banesave të Koreut, Datanit e Abiramit». 25 Moisiu u ngrit e shkoi te Datani e Abirami. Pas tij shkuan dhe pleqtë e Izraelit. 26 Atëherë ai i tha bashkësisë: «Largohuni nga tendat e këtyre njerëzve të mbrapshtë. Mos prekni asgjë që është në to, përndryshe do të shfaroseni bashkë me gjithë mëkatet e tyre». 27 Kështu, ata u larguan nga rrethinat e banesave të Koreut, Datanit e Abiramit. Ndërkohë, Datani e Abirami dolën bashkë me gratë, fëmijët e të vegjlit dhe qëndruan te hyrja e tendave të tyre. 28 Moisiu tha: «Me këtë do ta dini se Zoti dhe jo koka ime, më ka dërguar për të bërë të gjitha këto. 29 Nëse këta njerëz vdesin natyrshëm, siç u ndodh të gjithëve, apo pësojnë të njëjtin fat si tërë njerëzit e tjerë, atëherë mua nuk më ka dërguar Zoti30 Por, nëse Zoti bën diçka të pazakontë, nëse toka hap gojën e i përpin me gjithçka kanë e zbresin të gjallë në skëterrë, atëherë do ta dini së këta njerëz e kanë përbuzur Zotin».

31 Sa mbaroi së foluri këto fjalë, nën këmbët e tyre u hap dheu. 32 Toka hapi gojën dhe i përpiu me shtëpi e katandi, ata dhe njerëzit që shkuan pas Koreut. 33 Ata zbritën të gjallë në skëterrë bashkë me gjithçka kishin. Toka i mbuloi e u zhbinë prej bashkësisë. 34 Kur dëgjuan britmat e tyre, të gjithë izraelitët që i rrethonin ua mbathën, se thoshin: «Do të na përpijë toka!». 35 Zoti lëshoi një zjarr, që i përpiu të dyqind e pesëdhjetë burrat që po paraqisnin temjan.


 dh16.22 he. i shpirtrave të çdo mishi