1 Kronikave 25

Rendi i muzikantëve

Davidi e prijësit e ushtrisë caktuan për shërbesën bijtë e Asafit, të Hemanit e të Jedutunit. Ata profetizonin me lira, harpa e cimbale. Ky është numërimi i njerëzve që duhej të kryenin shërbesën: për bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netanjahu e Asarelahu. Bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, i cili ishte nën drejtimin e mbretit. Për Jedutunin, Gedaliahu, Ceriu, Isaia, Shimei, Hashabiahu e Matitjahu, bijtë e Jedutunit; gjashtë vetë nën drejtimin e atit të tyre Jedutunit, të cilët profetizonin me harpë, për të falënderuar e lavdëruar Zotindhe për Hemanin, bijtë e Hemanit, Bukjahu, Matanjahu, Uzieli, Shebueli e Jerimoti, Hananiahu, Hananiu, Eliatahu, Gidaltiu e Romamtiezeri, Joshbekashahu, Malotiu, Hotiri e Mahazioti. Të gjithë këta ishin bijtë e Hemanit, vegimtarit të mbretit, sipas premtimit që i kishte bërë Perëndia se do ta lartësonte, sepse Perëndia i kishte falur Hemanit katërmbëdhjetë bij e tri bija. Këta ishin të gjithë nën drejtimin e të atit. Këndonin në tempullin e Zotit me cimbale, harpa e lira, për shërbesën në tempullin e Perëndisë, nën drejtimin e mbretit. Asafi, Jedutuni, Hemani dhe numri i vëllezërve të tyre, që kishin mësuar të këndonin për Zotin, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë. Për rendin e shërbesës hodhën short i madh e i vogël, mësues e nxënës.

Shorti i parë, për Asafin, i ra Jozefit; i dyti, Gedaliahut, vëllezërve e bijve e tij, gjithsej dymbëdhjetë; 10 i treti, Zakurit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 11 i katërti, Jecerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 12 i pesti, Netanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 13 i gjashti, Bukjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 14 i shtati, Jesarelahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 15 i teti, Isaisë, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 16 i nënti, Matanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 17 i dhjeti, Shimeit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 18 i njëmbëdhjeti, Azarelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 19 i dymbëdhjeti, Hashabiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 20 i trembëdhjeti, Shubaelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 21 i katërmbëdhjeti, Matitjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 22 i pesëmbëdhjeti, Jeremotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 23 i gjashtëmbëdhjeti, Hananiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 24 i shtatëmbëdhjeti, Joshbekashahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 25 i tetëmbëdhjeti, Hananiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 26 i nëntëmbëdhjeti, Malotiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 27 i njëzeti, Eliatahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 28 i njëzetenjëti, Hotirit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 29 i njëzetedyti, Gidaltiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 30 i njëzetetreti, Mahaziotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë; 31 dhe i njëzetekatërti, Romamtiezerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë.