Kujdesi për grigjën
1 U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet: 2 ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë. 3 Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën 4 dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.
5 Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse
Perëndia u kundërvihet kryelartëve,
ndërsa të përulurve u jep hir.
6 Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur. 7 Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
8 Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. 9 Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. 10 Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju forcojë, do t’ju mbështetë e do t’ju vendosë mbi themele të forta. 11 Atij i qoftë pushtetid, në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
12 Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t’ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!
13 Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.
14 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!