Estera 10

Mbyllje

Mbreti Kserks caktoi një tagër për tokën dhe për ishujt e detit. Të gjitha bëmat e fuqishme e të guximshme, si edhe rrëfimi i plotë i madhështisë së Mordakait, për të cilat mbreti e bëri të rëndësishëm, janë shkruar në librin e Kronikave të Mbretërve të Medës e të Persisë, sesi judeu Mordakai ishte i dyti pas mbretit Kserks, i rëndësishëm për judenjtë e i pëlqyer nga turma e vëllezërve të vet. Ai kërkonte mirëqenien për popullin e vet dhe paqen për pasardhësit e vet.