Psalmet 149

Aleluja.

Këndojini Zotit këngë të re,

këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve.

Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij,

bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre.

Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle,

le t’i këndojnë atij me dajre e me lirë.

Zoti kënaqet me popullin e vet,

të përulurit i kurorëzon me shpëtim.

Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi,

le të brohorasin nga shtretërit e tyre.

Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre,

shpatat me dy tehe në dorën e tyre.

Për të marrë shpagim nga kombet,

për të ndëshkuar popujt.

Për t’i lidhur mbretërit e tyre me vargonj,

fisnikët e tyre me pranga hekuri.

Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit,

ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!