1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm. Këngë.
2 Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
fytyra e tij mbi ne ndriçoftë. selah
3 Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë
dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt.
4 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
5 Le të gëzojnë kombet e të brohorasin,
se ti i gjykon me drejtësi popujt
dhe kombet e tokës ti i udhëheq. selah
6 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
7 Toka e dha frytin e vet.
Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
8 Perëndia na bekoftë
dhe frikë e paçin tërë skajet e tokës!