Pushteti i Perëndisë
1 Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:
2 «Perëndisë i takon pushteti e tmerri,
në lartësitë e veta ai paqen vendos.
3 A kanë numër vallë aradhet e tij?
E mbi kë vallë nuk lind drita e tij?
4 E si mund të jetë i drejtë para Perëndisë njeriu?
Si mund të jetë i pastër kush u lind prej gruas?
5 Ja, deri edhe hëna nuk është e kulluar,
as yjet s’janë të pastër në sytë e tij,
6 aq më pak krimbi njeri,
apo larva njerëzi».