Psalmet 130

Këngë shtegtimesh.

Prej thellësive të thërras, o Zot,

o Zot, dëgjoje thirrmën time,

le ta dëgjojnë veshët e tu

zërin e përgjërimit tim.

Po t’i mbash mend paudhësitë, o Zot,

o Zot, kush qëndron vallë?

Por pranë teje gjendet falja,

ndaj dhe të druajnë.

E pres Zotin, e pret shpirti im,

te fjala e tij e kam vënë shpresën.

Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin,

më shumë se rojat mëngjesin.

Shpreso në Zotin, o Izrael,

se pranë Zotit është mirësia

e pranë tij është i madh shpëtimi.

Ai do ta shpengojë Izraelin

nga të gjitha paudhësitë e tij.