Psalmet 58

Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit.

A flisni vërtet me drejtësi, o të fuqishëm?

A i gjykoni drejt bijtë e njerëzve?

Ja, në zemër ju bluani padrejtësi,

duart tuaja gatisin dhunë mbi tokë.

Të paudhët dalin nga udha që në ngjizje,

gënjeshtarët mashtrojnë që në bark të nënës.

Helmi i tyre është si helmi i gjarprit,

janë si nepërka e shurdhët, që mbyll veshët,

për të mos e dëgjuar zërin e shortarit,

të atij që magjeps me mjeshtëri.

O Perëndi, thyejua dhëmballët në gojë,

Zot, copëtojua dhëmbët luanëve!

U derdhshin si ujërat që rrjedhin!

Kur të marrin shenjë,

shigjetat e tyre u dërrmofshinzh.

U bëfshin si kërmilli që tretet e shkon,

si i dështuari prej gruas, diellin mos e pafshin.

10 Para se enët tuaja të ndiejnë flakën e ferrishtave,

i përpiftë vorbulla, të njoma e të thata.

11 Do të gëzojë i drejti, kur të shohë hakmarrjen,

këmbët do t’i lajë në gjakun e të paudhëve.

12 E njerëzia do të thonë:

«Paska vërtet shpërblim për të drejtin!

Paska Perëndi, që gjykon mbi tokë».


 zh58.8 të tjerë: le të thahen si bari që shkelet