Ezekieli 39

Ti, bir i njeriut, profetizo kundër Gogut e thuaj se kështu thotë Zoti im, Zoti: «Ja, unë jam kundër teje, Gog, kryeprinci i Meshekut e Tubalit. Do të të sjell rreth e rrotull, do të të drejtoj, do të të prij drejt skajeve të veriut e do të të çoj mbi malet e Izraelit. Do ta thyej harkun nga dora jote e majtë dhe harku do të të bjerë nga dora e djathë. Do të biesh mbi malet e Izraelit me të gjitha aradhet e tua e me popujt që janë me ty. Do të të bëj ushqim për zogjtë grabitqarë të çfarëdo lloji dhe për egërsirat e fushës. Do të biesh në fushë të hapur, se unë kam folur, kumton Zoti im, ZotiDo t’i vë zjarrin Magogut dhe atyre që banojnë të qetë nëpër ishuj. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti.

Do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë mes popullit tim, Izraelit, dhe nuk do të lejoj të përdhoset më emri im i shenjtë. Atëherë kombet do ta marrin vesh se unë jam Zoti, i shenjti në Izrael. Ja, po vjen e do të ndodhë, kumton Zoti im, Zoti. Ajo është dita për të cilën fola.

Banorët e qyteteve të Izraelit do të dalin e do të ndezin zjarr me armët, me parzmoret, me shqytet, me harqet, me shigjetat, me hunjtë e me heshtat. Do të ndezin zjarr me to për shtatë vjet. 10 Nuk do të shkojnë për të mbledhur dru nëpër ara e nuk do t’i presin nëpër pyje, se do të ndezin zjarr me armët. Do të bastisin ata që i kishin bastisur e do të plaçkitin ata që i kishin plaçkitur, kumton Zoti im, Zoti.

11 Atë ditë do t’i jap Gogut një vend për varr në Izrael, në luginën e Kalimtarëve, në lindje të detit. Ajo do t’ua presë udhën kalimtarëve. Aty do të varroset Gogu e tërë hordhia e tij. Pastaj do ta quajnë lugina e Hordhisëdh së Gogut. 12 Shtëpia e Izraelit do t’i varrosë për shtatë muaj, për ta pastruar vendin. 13 Gjithë populli i vendit do t’i varrosë dhe do të jetë e bujshme për ta dita kur unë do të shfaq lavdinë, kumton Zoti im, Zoti14 Do të veçohen gjithnjë njerëz për të përshkuar vendin e për të varrosur kalimtarët që kanë mbetur mbi tokë, që ta pastrojnë. Pas shtatë muajsh do të bëjnë vëzhgime. 15 Kur ta përshkojnë tokën, po të shohin eshtra njerëzish, do të ngrenë një shenjë anash, deri kur varrmihësit t’i kenë varrosur në luginën e Hordhisë së Gogut. 16 Edhe qyteti do të quhet Hordhi. Kështu do ta pastrojnë vendin e vet.

17 Ti, pra, bir i njeriut, kështu thotë Zoti im, Zoti: thuaju zogjve të çdo lloji e tërë kafshëve të fushës: mblidhuni, ejani e bashkohuni nga të gjitha anët për flinë që po kushtoj për ju, fli madhështore mbi malet e Izraelit. Do të hani mish e do të pini gjak. 18 Do të hani mish trimash e do të pini gjakun e princave të vendit. Janë të gjithë desh, qengja, cjep e dema të majmë të Bashanit. 19 Do të hani dhjamë gjersa të ngopeni e do të pini gjak gjersa të deheni, prej flive të mia që do të kushtoj për ju. 20 Do të ngopeni në tryezën time me kuaj e kalorës, me trima e me çdo luftëtar, kumton Zoti im, Zoti.

21 Do ta shfaq lavdinë time ndër kombe dhe do ta shohin të gjitha kombet gjykimin tim, që do ta kem zbatuar, dhe dorën që do të kem vënë në ta. 22 Që prej asaj dite shtëpia e Izraelit do ta marrë vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre. 23 Kombet do ta marrin vesh se shtëpia e Izraelit ishte robëruar për fajin e vet, sepse më tradhtuan mua, prandaj ua fsheha fytyrën time dhe i dorëzova tek armiqtë, që të binin të gjithë prej shpatës. 24 Veprova me ta sipas papastërtisë dhe shkeljeve të tyre dhe e fsheha fytyrën time prej tyre.

Përtëritja e Izraelit

25 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: tani do t’i kthej të robëruarit e Jakobit. Do ta përdëllej tërë shtëpinë e Izraelit dhe do të kem zell për emrin tim të shenjtë. 26 Do të mbartin mbi vete fyerjet dhe tërë pabesitë që kryen kundër meje, kur të banojnë të qetë në tokën e vet, pa i trazuar askush. 27 Pasi t’i kem kthyer nga popujt e pasi t’i kem mbledhur nga vendet e armiqve të tyre, do ta shfaq në ta shenjtërinë time para shumë kombeve. 28 Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre, sepse i pata shpërngulur nëpër kombe, por edhe i mblodha në tokën e tyre dhe asnjëri nuk më mbeti më atje. 29 Atëherë nuk do ta fsheh më fytyrën time prej tyre, sepse do të zbraz shpirtin tim mbi shtëpinë e Izraelit, kumton Zoti im, Zoti».


 dh39.11 he. Hamon