Psalmet 100

Psalm falënderimi.

Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka!

Shërbejini Zotit me gëzim,

dilni para tij me brohoritje!

Dijeni mirë se Zoti është Perëndi,

ai na bëri e të tijtë jemi nej,

jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.

Hyni në portat e tij me përlëvdim,

në oborret e tij me lavdërim,

falënderojeni e bekoni emrin e tij.

Se i mirë është Zoti,

në amshim mirësia e tij,

besnikëria e tij brez pas brezi.


 j100.3 ose: Ai na krijoi e nuk u krijuam vetë