1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Filter by Categories
1 Gjonit
1 Korintasve
1 Kronikave
1 Mbreterve
1 Pjetrit
1 Samuelit
1 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Gjonit
2 Korintasve
2 Kronikave
2 Mbreterve
2 Pjetrit
2 Samuelit
2 Thesalonikasve
2 Timoteut
3 Gjonit
abdia
amosi
danieli
Efesianeve
eksodi
esdra
ester
ezekieli
Filemonit
Filipianeve
Fjaleteurta
Galatasve
Gjoni
gjyqtaret
habakuku
hagai
Hebrenjve
isaia
Jakobit
jeremia
jobi
joel
jona
jozueu
Juda
kantikuikantikeve
Kolosianeve
levitiku
Ligji Perterire
Luka
malakia
Marku
mateo
mikea
nahumi
nehemia
numrat
osea
predikuesi
psalmet
Romakeve
Ruthi
sofonia
Titi
Uncategorized
vajtimet
Veprat e Apostujve
zakaria
zanafilla
Zbulesa

Zanafilla 39

39 Ndërkaq Jozefi u çua në Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, një egjiptas, e bleu nga Ismaelitët që e kishin sjellë atje. Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte në shtëpinë e zotërisë së tij, egjiptasit. Dhe zotëria e tij e pa që Zoti qe me të dhe që Zoti e sillte mbarë në duart e tij gjithçka bënte. Kështu Jozefi fitoi hir në sytë e atij dhe hyri në shërbimin personal të Potifarit, që e emëroi kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe i la në dorë gjithçka zotëronte. Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë. Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse. Mbas gjithë këtyre gjërave, gruaja e zotërisë së tij ia vuri sytë Jozefit dhe i tha: “Bjerë e fli me mua”. Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: “Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron. Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?”. 10 Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t’i jepej asaj. 11 Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve. 12 Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: “Eja të shtrihesh me mua”. Por ai ia la në dorë rroben e tij, iku duke vrapuar jashtë. 13 Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rroben e tij dhe kishte ikur jashtë, 14 thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: “Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t’u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe. 15 Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë”. 16 Kështu ajo mbajti pranë saj rroben e tij, deri sa u kthye në shtëpi zotëria e saj. 17 Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: “Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë. 18 Por sa ngrita zërin dhe bërtita, ai la rroben pranë meje dhe iku jashtë”. 19 Kështu, kur zotëria e saj dëgjoi fjalët e gruas së vet që i fliste në këtë mënyrë duke thënë: “Shërbëtori yt më ka bërë këtë gjë!,” ai u inatos. 20 Atëherë zotëria e Jozefit e mori dhe e futi në burg, në vendin ku ishin mbyllur të burgosurit e mbretit. Kështu ai mbeti në atë burg. 21 Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij, duke bërë që t’i hynte në zemër drejtorit të burgut. 22 Kështu drejtori i burgut i besoi Jozefit tërë të burgosurit që ndodheshin në burg; dhe ai ishte përgjegjës për të gjitha që bëheshin aty brënda. 23 Drejtori i burgut nuk kontrollonte më asgjë nga ato që i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me të, dhe Zoti e bënte të mbarë gjithçka që ai bënte.