Levitiku 7

Flitë e tjera

«Ky është udhëzimi për flinë e fajit: është një gjë shumë e shenjtë. Flija për fajin të theret në të njëjtin vend ku theret flija e shkrumbimit dhe gjaku i saj të spërkatet përreth altarit. Të kushtohet gjithë dhjami i saj, bishti, dhjami që mbulon zorrët, të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bula mbi mëlçi të hiqet bashkë me veshkat. Prifti t’i shkrumbojë mbi altar si fli zjarri për Zotin. Kjo është flija për fajin. Çdo mashkull nga familjet priftërore mund të hajë prej saj. Të hajë në vend të shenjtë, sepse është shumë e shenjtë.

Flija për fajin është si flija për mëkatin dhe për të vlen i njëjti udhëzim: flija i përket priftit që kryen shlyerjen. Lëkura e flisë së shkrumbimit i takon priftit që kryen kushtimin e flisë së shkrumbimit. Priftit që kryen kushtimin i takon edhe çdo fli drithi e pjekur në furrë, e skuqur në tigan apo e pjekur në saç. 10 Çdo fli drithi përzier me vaj apo e thatë u takon të gjithë pasardhësve të Aronit, në masë të barabartë për secilin.

11 Ky është udhëzimi për flinë e paqtimit që i kushtohet Zotit12 nëse ndokush dëshiron të kushtojë fli falënderimi, të paraqesë si fli falënderimi kuleç të ndormë përzier me vaj, pite të ndorme lyer me vaj dhe kuleç prej maje mielli përzier me vaj. 13 Të paraqesë edhe disa kuleç me tharm bashkë me këtë fli, për të shoqëruar flinë e paqtimit për falënderim. 14 Prej secilës fli merrni nga një kulaç e kushtojani Zotit si dhuratë. Ajo i takon priftit që kreu spërkatjen e gjakut të flisë së paqtimit. 15 Mishi i flisë së paqtimit për falënderim, të hahet ditën që kushtohet dhe të mos lihet asgjë për të nesërmen.

16 Nëse flija që paraqitet është fli kushti apo fli vullnetare, të hahet po atë ditë që kushtohet. Nëse tepron ndonjë gjë, të hahet të nesërmen. 17 Nëse mishi i flisë tepron për ditën e tretë, të digjet në zjarr.

18 Nëse ndokush ha prej mishit të flisë së paqtimit ditën e tretë, ai që kushtoi flinë nuk do të pranohet dhe flija nuk do t’i merret parasysh. Ky mish është i papastër dhe kush ha prej tij do të jetë fajtor. 19 Mishi, që mund të ketë prekur ndonjë gjë të papastër, të mos hahet, por të digjet në zjarr. Nga mishi i flisë mund të hanë të gjithë ata që janë të pastër.

20 Kush është i papastër dhe ha mishin e flisë së paqtimit, që i është kushtuar Zotit, të zhbihetb prej popullit. 21 Kush prek ndonjë gjë të papastër njeriu, kafshe apo të çfarëdolloj fëlliqësie të pështirë, dhe ha mishin e flisë së paqtimit, që i është kushtuar Zotit, ai njeri të zhbihet prej popullit».

Ndalimi i gjakut e i dhjamit

22 Zoti i tha Moisiut: 23 «Thuaju izraelitëve: dhjamin e kaut, të deles apo të dhisë mos e hani. 24 Dhjamin e një kafshe të ngordhur apo të një kafshe që e ka shqyer bisha, mund ta përdorni për punë të ndryshme, por mos e hani assesi. 25 Kush ha dhjamin e një kafshe që kushtohet si fli zjarri për Zotin, të zhbihet prej popullit. 26 Po ashtu, mos përdorni për ushqim asnjë lloj gjaku, as shpendi, as bagëtie. 27 Kush ha gjak të çdo lloji, të zhbihet prej popullit».

Pjesa e priftërinjve

28 Zoti i tha Moisiut: 29 «Thuaju izraelitëve: kush i kushton fli paqtimi Zotit, t’i paraqesë Zotit pjesën e caktuar prej flisë së paqtimit. 30 T’ia paraqesë me duart e veta Zotit flinë që duhet të digjet në zjarr. Dhjamin ta sjellë bashkë me gjoksin. Gjoksi të ngrihet si fli lartësimi për Zotin31 Dhjamin prifti ta shkrumbojë në altar, ndërsa gjoksi i takon Aronit e bijve të tij. 32 Edhe kofsha e djathtë e flisë së paqtimit t’i jepet si dhuratë priftit. 33 Kofsha e djathtë u takon për pjesë bijve të Aronit që kushtojnë gjakun e dhjamin e flisë së paqtimit, 34 sepse gjoksin e flisë së lartësimit dhe kofshën e dhuratës e mora prej flive të paqtimit të bijve të Izraelit e ia dhashë priftit Aron e bijve të tij si rregull të përhershëm nga ana e bijve të Izraelit».

35 Kjo është pjesa që i takon Aronit e bijve të tij prej flive të zjarrit për Zotin. Ajo u jepet ditën që kryejnë shërbesën e tyre priftërore për Zotin36 Këto urdhëroi Zoti t’u jepen atyre, prej bijve të Izraelit, ditën që i vajosi. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. 37 Këto janë udhëzimet për flitë e shkrumbimit, flitë e drithit, flitë për mëkatin, flitë për fajin, flitë e shugurimit dhe për flitë e paqtimit, 38 që Zoti i urdhëroi Moisiut në malin e Sinait, ditën kur Zoti u urdhëroi bijve të Izraelit t’i kushtojnë fli Zotit në shkretëtirën e Sinait.


 b7.20 ose: të përjashtohet