Psalmet 148

Aleluja.

Lavdëroni Zotin prej qiejve,

lavdërojeni në lartësi.

Lavdërojeni të gjithë ju, engjëjt e tij,

lavdërojeni të gjitha ju, ushtritë e tij.

Lavdërojeni, o diell dhe hënë,

lavdërojeni të gjithë ju, yje vezullues.

Lavdërojeni, o qiejt e qiejve,

e ju ujërat përmbi qiej.

Le të lavdërojnë emrin e Zotit,

se ai urdhëroi e ato u krijuan.

U caktoi vendin përjetë e në amshim,

u dha ligje që nuk do t’i shkelin.

Lavdëroni Zotin nga toka,

ju përbindëshat e detit e gjithë humnerat,

zjarri e breshri, dëbora e mjegulla,

era e stuhishme, që zbaton fjalën e tij,

malet e mbarë kodrat,

pemët frutore e të gjithë cedrat,

10 egërsirat e mbarë bagëtitë,

zvarranikët e shpendët me flatra,

11 mbretërit e tokës e mbarë popujt,

princat e të gjithë sunduesit e tokës,

12 djemtë e vajzat,

pleqtë e të rinjtë.

13 Le të lavdërojnë emrin e Zotit,

se vetëm emri i tij është i madhërishëm,

madhështia e tij tejkalon tokë e qiell.

14 Ai i jep forcëth popullit të vet,

lavdi të gjithë besnikëve të tij,

bijve të Izraelit, popullit që ka pranë.

Aleluja!


 th148.14 he. ngre një bri