1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit, 2 kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.
3 O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,
jepmë të drejtë me fuqinë tënde.
4 Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,
vëru vesh fjalëve të gojës sime.
5 Se të huajt janë ngritur kundër meje
dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,
njerëz që s’duan t’ia dinë për Perëndinë. selah
6 Por Perëndia është ndihma ime,
Zoti përkrahësi i jetës sime.
7 Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,
për hir të besnikërisë sate, shfarosi!
8 Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,
emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,
se është i mirë.
9 Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi
dhe sytë e mi e panë shkatërriminxh e armiqve të mi.
xh54.9 të tjerë: me përbuzje syri im i shikon armiqtë, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja