Zanafilla 29

Jakobi takon Rakelën

Atëherë Jakobi mori udhën e shkoi në tokën e bijve të lindjes. Në një fushë pa një pus e tre kope dhensh shtrirë aty pranë, sepse u jepnin për të pirë nga pusi. Një gur i madh mbulonte grykën e pusit. Kur mblidheshin të gjitha kopetë, barinjtë e lëviznin gurin prej grykës së pusit e u jepnin për të pirë. Pastaj e vinin gurin në vend, mbi grykën e pusit.

Jakobi i pyeti: «Nga jeni, o vëllezër?». Ata u përgjigjën: «Nga Harani». Ai u tha: «A e njihni Labanin, birin e Nahorit?». Ata i thanë: «E njohim». Jakobi pyeti: «A është shëndoshë e mirë?». Ata iu përgjigjën: «Mirë është. Ja, Rakela, e bija, po vjen bashkë me dhentë». Pastaj ai u tha: «Është ende mesditë e nuk është koha kur mblidhen bagëtitë. Megjithatë, jepuni të pinë e çojini në kullotë». Por ata thanë: «Nuk mundemi. Do t’u japim dhenve të pinë vetëm kur të mblidhen të gjitha kopetë e guri të lëvizë prej grykës së pusit».

Teksa fliste me ta, erdhi Rakela bashkë me dhentë e të atit. Ajo ishte bareshë. 10 Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanit, ungjit të vetl, bashkë me dhentë e tij, u afrua, lëvizi gurin nga gryka e pusit e u dha për të pirë dhenve të Labanit, ungjit të vet. 11 Pastaj e puthi Rakelën e qau me zë të lartë. 12 I tregoi se ishte nga fisi i të atit dhe biri i Rebekës. Atëherë ajo vrapoi e i tregoi të atit.

13 Kur Labani mori vesh për Jakobin, djalin e së motrës, vrapoi ta takojë. E përqafoi, e puthi dhe e mori në shtëpi. Ai i tregoi Labanit gjithçka që kishte ngjarë. 14 Atëherë Labani i tha: «Ti je me të vërtetë mishi e gjakull im». Jakobi qëndroi me të për një muaj.

Jakobi martohet me bijat e Labanit

15 Pastaj Labani i tha Jakobit: «A thua pse jemi një fis, do të më shërbesh falas? Më thuaj sa e do pagën?». 16 Labani kishte dy bija. E madhja quhej Lea, ndërsa e vogla, Rakela. 17 Lea kishte sy të hijshëmm, ndërsa Rakela ishte e bukur dhe e pashme. 18 Jakobi e donte Rakelën e tha: «Do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde të vogël». 19 Labani tha: «Më mirë ta jap ty, sesa një njeriu tjetër. Rri me mua». 20 Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën, por, ngaqë e donte, iu dukën si pak ditë.

21 Atëherë Jakobi i tha Labanit: «Ma jep gruan time që të fle me të, se koha u plotësua». 22 Labani mblodhi tërë vendasit e bëri dasmë. 23 Por në mbrëmje mori Lean, të bijën, ia dha Jakobit e ky fjeti me të. 24 Labani i dha Leas, të bijës, Zilfën, skllaven e tij. 25 Në mëngjes, kur pa se ishte Lea, Jakobi i tha Labanit: «Çfarë më bëre kështu? A nuk të shërbeva për Rakelën? Përse më mashtrove?». 26 Labani i tha: «Në vendin tonë nuk është zakon të jepet e vogla para të madhes. 27 Le të kalojë kjo javë dasme e pastaj do të të japim edhe tjetrën e ti do të më shërbesh edhe shtatë vjet të tjerë». 28 Jakobi pranoi dhe pasi kaloi java e dasmës, Labani ia dha për grua Rakelën, të bijën. 29 Ai i dha Rakelës, të bijës, Bilhën, skllaven e tij.

30 Jakobi fjeti edhe me Rakelën dhe e deshi atë më shumë se Lean. Ai i shërbeu Labanit edhe për shtatë vite të tjera. 31 Zoti e pa se Lea u përbuz, prandaj i dha fëmijë, ndërsa Rakela ishte beronjë. 32 Kështu, Lea mbeti shtatzënë e lindi një djalë. E quajti Ruben, sepse tha: «Zoti e pa hidhërimin tim. Tani im shoq do të më dojë». 33 Ajo mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Zoti dëgjoi që jam e përbuzur, prandaj ma dha edhe këtë». Prandaj e quajti Simeon. 34 Përsëri mbeti shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë im shoq do të jetë i lidhur me mua, se i kam lindur tre djem». Prandaj u quajt Levi. 35 Lea mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë do ta lavdëroj Zotin». Prandaj e quajti Judë. Pastaj nuk lindi më fëmijë.


 l29.10 të tjerë: vëllait të nënës së tij

 ll29.14 he. eshtra

 m29.17 ose: dobët