Zakaria 9

Gjykimi i armiqve

Profeci:

«Fjala e Zotit është nëf tokën e Hadrakut,

në Damask ajo gjen vend,

se drejt Zotit vështron njerëziag

dhe tërë fiset e Izraelit.

Edhe Hamati në kufi me të,

Tiri e Sidoni, se të urtë janë shumë.

Ndërtoi Tiri për vete fortesë,

argjend mblodhi, si të ishte pluhur,

ar, si baltë nëpër rrugë.

Por, Zoti do ta shpronësojë,

pasurinë në det do t’ia tretë,

e zjarri atë do ta përpijë.

Do ta shohë Ashkeloni e do të trembet,

Gazën do ta kapin të dridhurat,

Ekronin do ta lërë fuqia në baltë.

Mbreti i Gazës do të marrë fund,

pa banorë do të mbesë Ashkeloni.

Kopila do të banojnë në Ashdod

e krenarinë e filistinëve unë do ta zhbij.

Do t’jua heq gjakun prej gojës,

ndyrësinë prej dhëmbëve.

Dhe ai që shpëton,

Perëndisë tonë do t’i përkasë,

do të bëhet si prijësgj në Judë.

Ekroni do të jetë si jebusitët.

Do të ngre fushimin për shtëpinë time,

si rojtari që ruan këdo që shkon e vjen,

që shtypësin të mos e lërë të kalojë,

se me sytë e mi tani i pashë.

Ardhja e Mesisë

Ngazëllohu fort, o bija e Sionit,

brohorit, o bija e Jerusalemit,

se ja, mbreti yt, po vjen.

I drejtë e ngadhënjimtar është ai,

i përvuajtur, hipur mbi gomar,

mbi kërriçin e një gomarice.

10 Nga Efraimi do të zhdukë koçinë,

kalin nga Jerusalemi.

Harku i luftës do të thyhet,

fjalë paqeje kombeve do t’u çojë,

sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det.

11 Sa për ty, në saje të gjakut të besëlidhjes sate,

do t’i nxjerr të burgosurit prej puseve pa ujë.

12 Kthehuni në fortesë, ju të burgosurit shpresëtarë,

sot po e shpall se dyfish do të ta shpërblej.

13 Judën do ta ndeh si harkun,

Efraimin do ta vë porsi shtizë.

Do t’i nguc bijtë e tu, o Sion,

kundër bijve të tu, o Javan,

si shpatën e trimit do të të bëj.

14 Zoti do të shfaqet mbi ta,

shigjetën e vet do ta vetëtijë.

Zoti, Zoti im, borinë do ta buçasë,

përmes furtunës ai do të marshojë.

15 Zoti i ushtrive do t’i mbrojë,

e gurëhedhësit do t’i përpijnë,

ata do t’i nënshtrojnë.

Do të pinë e tërbohenh si prej verës,

mbushur plot si kovat e flijimit,

porsi brirët e altarit.

16 Atë ditë do t’i shpëtojë,

Zoti, Perëndia i tyre,

se janë tufa e popullit të tij.

Porsi gurët e çmuar të kurorës

do të vezullojnë në tokën e tij.

17 Ç’bukuri, ç’hijeshi!

gruri i rrit djelmoshat,

vera i përtërin vashat».


 f9.1 ose: kundra

 g9.1 të tjerë: Arami

 gj9.7 ose: fis

 h9.15 të tjerë: gjak