Levitiku

Levitiku 27

Çmimet e shpengimeve

Zoti i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: nëse dikush duhet t’i kushtojë Zotit një njeri, le t’i japë sipas vlerësimit tënd. Për një mashkull njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç, vlera është pesëdhjetë sikla argjendi sipas peshës së shenjtërores. Për një femër vlera është tridhjetë sikla. Për një mashkull pesë deri në njëzet vjeç, vlera është njëzet sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. Për një mashkull një muajsh deri në pesë vjeç, vlera është pesë sikla, ndërsa për një femër, tri sikla. Për një mashkull gjashtëdhjetë vjeç e sipër, vlera është pesëmbëdhjetë sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. Nëse është i varfër e nuk mund ta paguajë vlerën, të sillet para priftit, që të bëjë vlerësimin. Prifti ta caktojë vlerën sipas mundësive që ka ai që bëri kushtimin.

Nëse ndokush i kushton Zotit si fli një kafshë, prej kafshëve që pranohen si kushtim për Zotin, ajo kafshë është e shenjtë. 10 Nuk mund të ndërrohet e nuk mund të zëvendësohet kafsha e mirë me një më të keqe apo e keqja me një më të mirë. Nëse ndokush i ndërron kafshët, atëherë edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta. 11 Nëse ndokush i kushton Zotit një kafshë të papastër, le ta sjellë kafshën para priftit. 12 Prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 13 Nëse dëshiron mandej ta shpengojë, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën.

14 Nëse ndokush e shenjtëron shtëpinë për Zotin, prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 15 Nëse dëshiron ta shpengojë shtëpinë e shenjtëruar, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën dhe shtëpia i mbetet atij.

16 Nëse ndokush i shenjtëron Zotit një pjesë të arës së vet, çmimi të caktohet sipas sasisë së farës që duhet për mbjellje. Nëse toka mbillet me treqind kilogramë elb, çmimi të jetë pesëdhjetë sikla argjendi. 17 Nëse e shenjtëron arën gjatë pesëdhjetëvjetorit, le të çmohet sipas këtij vlerësimi. 18 Por, nëse e shenjtëron arën pas pesëdhjetëvjetorit, prifti ta caktojë çmimin duke zbritur numrin e viteve që mbesin deri në pesëdhjetëvjetor. 19 Nëse dëshiron ta shpengojë arën e shenjtëruar, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën e vlerës dhe ara i mbetet atij. 20 Nëse nuk e shpengon arën, por ia shet një tjetri, nuk mund ta shpengojë më. 21 Në pesëdhjetëvjetor, ara i shenjtërohet Zotit si arë e caktuar për përkushtim dhe bëhet pronë e priftit. 22 Nëse i shenjtërohet Zotit një arë e blerë, që nuk është e trashëguar, 23 prifti të bëjë vlerësimin sipas numrit të viteve deri në pesëdhjetëvjetor dhe po atë ditë të bëhet pagesa për arën që iu shenjtërua Zotit24 Në pesëdhjetëvjetor ara t’i kthehet pronarit që e shiti, domethënë atij që e kishte pasur trashëgim. 25 Të gjitha vlerësimet të bëhen sipas siklës së shenjtërores. Sikla peshon dhjetë gramë.

26 Pjella e parë e kafshëve, qoftë viç apo qengj, nuk mund t’i shenjtërohet Zotit, sepse të parëlindurit i përkasin tashmë Zotit27 Nëse kafsha është e papastër, mund të shpengohet duke i shtuar çmimit të pestën e vlerës. Nëse nuk shpengohet, le të shitet sipas vlerësimit tuaj.

28 Nëse dikush i cakton Zotit si përkushtim ndonjë prej gjërave që i përkasin, njeri, kafshë apo arë, përkushtimi as mund të shitet, as mund të shpengohet. Çdo gjë që i caktohet Zotit si përkushtim është e shenjtë dhe i përket Zotit29 Çdo njeri që është caktuar për t’u shfarosur, të mos shpengohet, por të vritet.

30 Një e dhjeta e prodhimeve të tokës, prodhimet e të mbjellave apo të pemëve, i përket Zotit dhe është gjë e shenjtë për Zotin31 Kush dëshiron të shpengojë një pjesë të së dhjetës, le t’i shtojë çmimit të pestën e vlerës. 32 Një e dhjeta e gjedhëve dhe e dhenve, që kalojnë nën shkopin e bariut, është gjë e shenjtë dhe i përket Zotit33 Mos bëj dallim mes kafshës së mirë e kafshës së keqe dhe mos e ndërro me tjetër. Nëse e ndërron, edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta dhe nuk mund të shpengohen».

34 Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut në malin e Sinait për izraelitët.

Levitiku 26

Bekimet

«Mos bëni idhuj të rremë e as shtatore idhujsh për veten tuaj, mos ngrini shtylla të shenjta e mos bëni gurë me fytyra të gdhendura për t’i adhuruar në tokën tuaj, se unë jam Zoti, Perëndia juaj. Mbajini të shtunat e mia e druani shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

Nëse ecni sipas vendimeve të mia, nëse i mbani urdhërimet e mia e i zbatoni ato, do t’ju jap shira në kohën e duhur, që toka të japë prodhim dhe që pemët e arave të mbushen me fruta. Atëherë korrjet tuaja do të zgjatin deri në kohën e vjeljes dhe vjelja deri në kohën e korrjes. Do të hani bukë sa të ngiheni e do të jetoni të sigurt në vendin tuaj.

Do t’i jap paqe vendit e do të flini të qetë, pa ju trembur kush. Bishat e egra do t’i zhduk prej vendit tuaj dhe shpata nuk do ta përshkojë. Do t’i ndiqni armiqtë e ata do të bien para jush prej shpatës. Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre. Armiqtë do të bien prej shpatës suaj.

Do ta kthej vështrimin nga ju, do t’ju bëj pjellorë e do t’ju shtoj dhe besëlidhjen time me ju do ta mbaj. 10 Do të hani prej prodhimit të vjetër e do t’ju zgjatë, mandej do ta hidhni për t’i bërë vend prodhimit të ri. 11 Do ta ngre banesën time mes jush e nuk do t’ju përbuz. 12 Do të eci mes jush, do të jem Perëndia juaj e ju do të jeni populli im. 13 Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxora prej tokës së Egjiptit, që të mos ishit më skllevër të tyre. Unë i theva shufrat e zgjedhës suaj, që të ecnit me kokën lart».

Dënimet

14 «Por, nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni këto urdhërime, 15 nëse i hidhni poshtë rregullat e mia, nëse i përbuzni vendimet e mia dhe nuk i zbatoni urdhërimet e mia, por e thyeni besëlidhjen time, 16 atëherë edhe unë do t’ju ndëshkoj. Do t’ju shtie tmerrin, do t’ju rraskapit e do t’ju fus ethet. Sytë do t’ju mpaken e jeta do t’ju venitet. Do të mbillni, por më kot, sepse armiqtë do t’jua hanë të korrat. 17 Do të kthehem kundër jush e do të mposhteni prej armiqve. Ata që ju urrejnë do të sundojnë mbi ju e do të merrni arratinë pa ju ndjekur kush.

18 Nëse nuk do të më dëgjoni edhe pas kësaj, do t’jua shtatëfishoj ndëshkimet për shkak të mëkateve tuaja. 19 Do ta poshtëroj krenarinë e madhështisë tuaj dhe qiellin do t’jua bëj si hekur e tokën si bronz. 20 Mundi do t’u shkojë kot, se toka s’do të japë prodhim e pemët s’do të japin fruta. 21 Nëse veproni kundër meje dhe nëse nuk më dëgjoni, do t’jua shtatëfishoj plagët tuaja sipas mëkateve tuaja. 22 Do të lëshoj kundër jush egërsirat që do t’ju lënë pa fëmijë, do t’ju shfarosin bagëtitë, do t’ju pakësojnë në numër dhe udhët do t’jua shkretojnë.

23 Nëse edhe pas këtyre nuk do të ndreqeni për t’u kthyer tek unë, por do të veproni kundër meje, 24 edhe unë do të veproj kundër jush e do t’ju godas shtatëfish për shkak të mëkateve tuaja. 25 Do të dërgoj mbi ju shpatën hakmarrëse të besëlidhjes sime dhe, kur të mblidheni nëpër qytetet tuaja, do të dërgoj ndër ju murtajën e do të bini në dorë të armiqve. 26 Kur t’jua thyej enëndh e bukës, vetëm dhjetë gra do të pjekin bukë për ju në një furrë të vetme dhe bukën do t’jua japin me masë. Do të hani, por nuk do të ngiheni.

27 Nëse nuk më dëgjoni as kështu dhe veproni kundër meje, 28 do të veproj edhe unë kundër jush i zemëruar e do t’ju ndëshkoj shtatëfish për shkak të mëkateve tuaja. 29 Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të ushqeheni me mishin e bijave tuaja. 30 Faltoret tuaja në vende të larta do t’i shkatërroj, altarët e temjanit do t’i rrënoj, kufomat tuaja do t’i bëj pirg mbi kufomat e idhujve tuaj e do t’ju përbuz. 31 Qytetet tuaja do t’i kthej në gërmadha, altarët tuaj do t’i rrënoj e nuk do ta nuhas erën e këndshme të flive tuaja. 32 Do ta shkretoj tokën tuaj. Armiqtë tuaj, që banojnë në të, do të shtangen nga habia kur ta shohin, 33 ndërsa ju do t’ju hapërdaj ndër kombe dhe do të vringëllij shpatën pas jush. Toka juaj do të mbetet e shkretë dhe qytetet tuaja do të kthehen në gërmadha.

34 Atëherë toka do të shijojë prehjen e të shtunave të saj gjatë kohës që do të jetë e shkretë. Kur të jeni në vendin e armiqve tuaj, toka do të pushojë dhe do të shijojë të shtunat e saj. 35 Do të prehet gjatë gjithë kohës që do të jetë e shkretë, sepse nuk pushoi gjatë të shtunave tuaja, kur banonit në të.

36 Atyre që do të mbesin gjallë prej jush nëpër vendet e armiqve, do t’u fus në zemër tmerrin. Edhe fërfërima e gjethes që bie do t’i bëjë t’ia mbathin. Do të ikin prej shpatës dhe do të bien pa i ndjekur kush. 37 Do të përplasen me njëri-tjetrin si të iknin prej shpatës, pa i ndjekur kush. Asnjëri prej jush nuk do t’i bëjë dot ballë armikut. 38 Do të shuheni mes kombeve dhe do t’ju përpijë toka e armiqve tuaj. 39 Edhe ata prej jush që do të mbesin gjallë nëpër vendet e armiqve tuaj, do të kalben në paudhësitë e tyre. Do të kalben bashkë me etërit e tyre për shkak të paudhësive të tyre».

Premtimi i përtëritjes

40 «Ata që do të mbesin, do ta pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre, kur më tradhtuan e vepruan kundër meje. 41 Prandaj, edhe unë veprova kundër tyre e i degdisa në vendin e armiqve të tyre.

Nëse zemra e tyre e parrethprerë përulet dhe ata e pranojnë paudhësinë, 42 atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time me Jakobin, për besëlidhjen time me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin. Do të kujtohem edhe për tokën, 43 e cila, kur të jetë braktisur prej tyre dhe të ketë mbetur e shkretë, do të shijojë të shtunat e veta. Ndërsa ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre, sepse nuk i pranuan vendimet e mia dhe i përbuzën rregullat e mia.

44 Por, edhe kur të jenë në tokën e armiqve nuk do të heq dorë prej tyre, nuk do t’i përbuz, që të mos marrin fund dhe nuk do ta zhbëj besëlidhjen time me ta. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre. 45 Do t’u kujtoj besëlidhjen që bëra me të parët e tyre, të cilët i nxora prej dheut të Egjiptit para syve të kombeve, që të bëhem Perëndia i tyre. Unë jam Zoti».

46 Këto janë rregullat, vendimet e ligjet që Zoti caktoi mes tij dhe izraelitëve përmes Moisiut në malin e Sinait.


 dh26.26 he. shkopin

Levitiku 25

Viti shtunor

Zoti i tha Moisiut në malin e Sinait: «Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në tokën që po ju jap, edhe toka të bëjë pushim shtunor në nder të ZotitMbille arën për gjashtë vjet, krasite vreshtin për gjashtë vjet e vilja prodhimet, por vitin e shtatë edhe toka të bëjë pushim shtunor në nder të Zotit. Mos e mbill arën e mos e krasit vreshtin. Mos korr çka prodhon vetvetiu toka e mos e vil rrushin e vreshtit të pakrasitur. Është vit pushimi shtunor për tokën. Ushqehuni me atë që toka prodhon vetvetiu gjatë vitit të pushimit shtunor, ti, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, mëditësi yt dhe i huaji që banon mes popullit tënd. Me atë që toka prodhon vetvetiu të ushqehen edhe bagëtitë e kafshët e tua».

Pesëdhjetëvjetori

«Numëro shtatë javë vitesh, domethënë shtatë herë shtatë. Këto shtatë javë vitesh bëjnë dyzet e nëntë vjet. Atëherë bjeri borisë në ditën e dhjetë të muajit të shtatë. Është dita e shlyerjes, prandaj bjerini borisë anembanë vendit. 10 Vitin e pesëdhjetë shpalleni si vit të shenjtë dhe kumtoni në mbarë vendin lirinë për të gjithë banorët. Ky vit le të jetë për ju pesëdhjetëvjetor. Gjithkush le të kthehet në pronën e vet dhe në fisin e vet. 11 Viti i pesëdhjetë le të jetë pesëdhjetëvjetor për ju. Mos mbillni e mos korrni ç’ka mbirë vetvetiu dhe vreshtat e pakrasitura mos i vilni, 12 sepse është pesëdhjetëvjetor. Ai është i shenjtë për ju. Hani ç’të ketë mbirë vetvetiu.

13 Në këtë pesëdhjetëvjetor, secili të kthehet në pronën e vet. 14 Kur t’i shesësh ndonjë gjë të afërtit apo kur të blesh prej tij, mos e mashtroni njëri-tjetrin. 15 Bli prej të afërtit sipas numrit të viteve pas pesëdhjetëvjetorit dhe ai të të shesë sipas numrit të viteve deri në pesëdhjetëvjetor. 16 Sa më shumë vite të mbeten aq më shumë të rritet çmimi dhe sa më pak vite të mbeten aq më shumë të ulet çmimi, sepse po të shet numrin e korrjeve. 17 Mos përfito prej të afërtit dhe druaje Perëndinë tënd, sepse unë jam Zoti, Perëndia yt.

18 Zbatojini rregullat e mia dhe mbajini vendimet e mia. Zbatojini ato, që të jetoni të sigurt në vendin tuaj. 19 Kështu, toka do të japë prodhimet e veta, ju do të hani e do të ngiheni dhe do të banoni të sigurt në të. 20 Ju mund të thoni: “Çfarë do të hamë vitin e shtatë, nëse nuk mbjellim e nuk korrim?”. 21 E, pra, unë do ta bekoj për ju vitin e gjashtë, që të japë prodhimin e tre viteve. 22 Vitin e tetë do të mbillni e do të ushqeheni me prodhimet e vjetra deri në vitin e nëntë. Derisa të vijë prodhimi i ri do të hani prodhimin e vjetër».

Pronësia

23 «Toka nuk mund të shitet përgjithmonë, sepse është e imja. Ju jeni të huaj e banorë të përkohshëm. 24 Kështu, në mbarë vendin që do të merrni në pronësi, do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës. 25 Nëse ndonjë nga vëllezërit tuaj varfërohet dhe i duhet të shesë një pjesë të pronës, shpenguesi më i afërt të shpengojë çfarë shiti i vëllai. 26 Nëse nuk ka shpengues më të afërt, por ia del të gjejë shumën për shpengimin, 27 të numërojë vitet që kanë kaluar nga blerja dhe t’i japë blerësit shumën e mbetur, që prona t’i kthehet sërish atij. 28 Nëse nuk ia del të gjejë shumën për shpengimin, prona i mbetet blerësit deri në pesëdhjetëvjetor. Në pesëdhjetëvjetor prona e shitur i kthehet të zotit.

29 Nëse dikush shet shtëpinë brenda një qyteti të rrethuar me mure, mund ta shpengojë deri një vit pas shitjes së saj. 30 Por, nëse nuk e shpengon shtëpinë brenda qytetit të rrethuar me mure dhe viti kalon, atëherë shtëpia i përket brez pas brezi atij që e bleu dhe nuk mund të shpengohet as në pesëdhjetëvjetor. 31 Shtëpitë e fshatrave pa mure rrethuese mund të shiten si arat, mund të shpengohen dhe në pesëdhjetëvjetor i kthehen të zotit. 32 Shtëpitë e levitëve që ndodhen në qytetet e levitëve, mund të shpengohen prej tyre në çdo kohë. 33 Edhe nëse e shpengon një tjetër levit, në pesëdhjetëvjetor ajo shtëpi në atë qytet i kthehet të zotit, sepse shtëpitë e qyteteve të levitëve mbahen ndër izraelitë si pronë e levitëve. 34 Kullotat e qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë pronë e tyre përgjithmonë».

Huaja për të varfrit

35 «Nëse vëllai yt varfërohet e nuk ka të të shpaguajë, pranoje si të huajin e shtegtarin dhe lëre të jetojë me ty. 36 Mos merr kamatë prej tij e mos përfito prej tij. Druaje Perëndinë tënd dhe lëre vëllanë tënd të jetojë me ty. 37 Nuk do t’i japësh hua me kamatë dhe nuk do t’i japësh ushqim për përfitim. 38 Unë jam Zoti Perëndia juaj, që ju nxori prej tokës së Egjiptit për t’ju dhënë tokën e Kanaanit dhe për të qenë Perëndia juaj.

39 Nëse vëllait yt shitet te ti prej skamjes, mos e detyro të të shërbejë si skllav. 40 Trajtoje si mëditës e si të huaj dhe ai do të të shërbejë deri në pesëdhjetëvjetor. 41 Atëherë të largohet prej teje bashkë me të bijtë e të kthehet te fisi dhe te prona e etërve të vet. 42 Se ata janë shërbëtorët e mi që unë i nxora prej tokës së Egjiptit dhe ata nuk mund të shiten si skllevër. 43 Mos sundo mbi të me ashpërsi, por druaj Perëndinë tënd.

44 Mund të merrni skllevër dhe skllave prej popujve që ju rrethojnë. Vetëm prej tyre mund të blini skllevër e skllave. 45 Mund të blini skllevër edhe prej bijve të të huajve që jetojnë me ju ose prej fiseve të tyre që kanë lindur në tokën tuaj e që jetojnë me ju. Ata mund t’i bëni pronë 46 dhe mund t’ua lini si trashëgim bijve tuaj, që t’i keni përgjithmonë për pronë si skllevër. Mbi vëllezërit tuaj izraelitë mos sundoni me ashpërsi.

47 Nëse ndonjë nga të huajt apo shtegtarët që jetojnë ndër ju pasurohet dhe vëllai juaj i varfër shitet tek ai apo te kushdo prej fisit të tij, 48 ai ka të drejtën të shpengohet pas shitjes. Ta shpengojë njëri prej vëllezërve të tij. 49 Ta shpengojë ungji, i biri i ungjit ose kushdo prej farefisit. Edhe vetë, po t’i ketë mundësitë, ta shpengojë veten. 50 Të llogarisë me blerësin kohën që nga viti i shitjes deri në pesëdhjetëvjetor. Çmimi i shpengimit të llogaritet sipas viteve, duke i vlerësuar ditët si ditë rrogëtari. 51 Nëse vitet e mbetura janë shumë, le ta paguajë shpengimin sipas çmimit të blerjes. 52 Nëse mbeten pak vite deri në pesëdhjetëvjetor, le ta paguajë shpengimin sipas numrit të viteve. 53 Ta trajtojë si rrogëtar të punësuar nga viti në vit dhe të mos sundojë ashpër mbi të faqe jush. 54 Nëse nuk mund të shpaguhet në këtë mënyrë, në pesëdhjetëvjetor të largohet bashkë me bijtë e vet, 55 sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi, të cilët unë i nxora prej tokës së Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj».

Levitiku 24

Vaji dhe buka e paraqitjes

Zoti i tha Moisiut: «Urdhëroji izraelitët të të sjellin vaj të pastër ulliri të shtrydhur, që llamba e shandanit të jetë e ndezur përherë. Aroni ta ndezë para Zotit nga mbrëmja deri në mëngjes në tendën e takimit, para velit që ndan dëshminë. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. Aroni të kujdeset për llambat mbi shandanin e artë, që të ndriçojnë përherë para Zotit.

Merr mandej majë mielli e piq dymbëdhjetë kuleç. Çdo kulaç të jetë gjashtë kilogramë. Vendosi në dy radhë me nga gjashtë mbi tryezën e pastër para ZotitMbi çdo radhë vendos temjan të pastër, i cili do të jetë përkujtim për bukën e do të kushtohet si fli zjarri para ZotitKëto bukë të vendosen përherë para Zotit, çdo të shtunë. Izraelitët t’i sjellin si besëlidhje të amshuar. Ato i përkasin Aronit e bijve të tij. T’i hanë në vendin e shenjtë, sepse për ta ato janë shumë të shenjta dhe pjesë e flive të zjarrit për Zotin. Ky është rregull i përhershëm».

Fyerja ndaj Zotit

10 Një herë, biri i një gruaje izraelite dhe i një burri egjiptian doli mes izraelitëve e u grind me të birin e një gruaje izraelite dhe të një burri izraelit. 11 I biri i izraelites fyeu e mallkoi emrin e Zotit. Atëherë e çuan te Moisiu. E ëma e tij quhej Shelomita dhe ajo ishte bija e Dibriut, prej fisit të Danit. 12 Të birin ia vunë nën rojë, derisa t’u dëftehej vullneti i Zotit.

13 Atëherë Zoti i tha Moisiut: 14 «Nxirreni jashtë fushimit atë që më fyeu. Të gjithë ata që e dëgjuan t’i vënë duart mbi kokën e tij dhe tërë bashkësia ta vrasë me gurë. 15 Ndërsa izraelitëve thuaju: kush fyen Perëndinë e vet, të mbajë peshën e mëkatit të vet. 16 Kush shan emrin e Zotit, të dënohet me vdekje. Bashkësia të vrasë me gurë të huajin, edhe vendasin. Kush shan emrin e Zotit, të vritet. 17 Kush merr jetë njeriu, të vritet. 18 Kush vret një kafshë, ta shpaguajë; jetë për jetë. 19 Atij që i shkakton plagë të afërtit, siç bëri t’i bëhet; 20 thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb. Çfarë plage i shkaktoi tjetrit, t’i bëhet edhe atij. 21 Kush vret një kafshë, ta shpaguajë, por kush vret një njeri, të vritet. 22 Mbani të njëjtin rregull për të huajin dhe për vendasin, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj».

23 Moisiu foli me izraelitët dhe ata e nxorën jashtë fushimit atë që kishte fyer Zotin dhe e vranë me gurë. Izraelitët bënë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

Levitiku 23

E shtuna dhe Pashka

Zoti i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: këto janë të kremtet e Zotit, të cilat do t’i shpallni si mbledhje të shenjta. Ja cilat janë këto të kremte: do të punoni gjashtë ditë, ndërsa dita e shtatë do të jetë e shtunë, ditë pushimi e plotë dhe mbledhje e shenjtë. Mos bëni asnjë punë, sepse e shtuna është në nder të Zotit në të gjitha vendbanimet tuaja.

Këto janë të kremtet e Zotit, mbledhjet e shenjta që do të kremtoni në kohën e caktuar për to.

Në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë, në mbrëmje, kremtohet Pashka në nder të ZotitDitën e pesëmbëdhjetë të po këtij muaji festohet e kremtja e Bukëve të ndorme në nder të Zotit. Për shtatë ditë hani bukë të ndorme. Ditën e parë bëni një mbledhje të shenjtë e mos punoni. Për shtatë ditë t’i kushtoni Zotit fli zjarri. Edhe ditën e shtatë bëni një takim të shenjtë e mos punoni».

Korrjet e para

Zoti i tha Moisiut: 10 «Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në tokën që po ju jap dhe të korrni prodhimet e saj, dorëzën e parë të korrjes çojeni te prifti. 11 Prifti ta lartësojë dorëzën para Zotit, që t’ju pranohet. Prifti ta lartësojë në ditën pas së shtunës. 12 Ditën që lartësoni dorëzën, kushtojini Zotit si fli shkrumbimi një qengj motak të patëmetë. 13 Flija e drithit, që do të kushtoni bashkë me të, të jetë gjashtë kilogramë majë mielli përzier me vaj si fli erëkëndshme zjarri për Zotin, ndërsa flija e stërpikjes të jetë një litër e gjysmë verë. 14 Mos hani as bukë, as kokrra të pjekura e as kallinj të njomë deri ditën që do t’i kushtoni flinë Perëndisë tuaj. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në të gjitha vendbanimet tuaja».

Festa e Javëve

15 «Nga dita pas së shtunës, pra, nga dita që do të keni sjellë dorëzën si fli lartësimi, numëroni shtatë javë të plota. 16 Numëroni pesëdhjetë ditë nga dita pas së shtunës dhe pastaj kushtoni një fli të re drithi për Zotin17 Sillni prej banesave tuaja nga dy bukë për flinë e lartësimit. Bukët të jenë përgatitur me tre kilogramë majë mielli e të gatuhen me tharm, si fryti i parë për Zotin18 Bashkë me bukën kushtoni edhe shtatë qengja motakë të patëmetë, një mëzat të vogël e dy desh si fli shkrumbimi për Zotin, bashkë me flinë e drithit e me flinë e stërpikjes, si fli erëkëndshme zjarri për Zotin19 Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati dhe dy qengja motakë si fli paqtimi. 20 Prifti t’i lartësojë dy qengjat bashkë me bukët e fryteve të para si fli lartësimi para Zotit. Këto do t’i shenjtërohen Zotit dhe i takojnë priftit. 21 Po këtë ditë do të shpallni një mbledhje të shenjtë dhe atë ditë nuk do të punoni. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në të gjitha vendbanimet tuaja. 22 Kur të korrni prodhimet e tokës suaj, gjatë korrjes mos i korrni anët e arës dhe mos i mblidhni kallinjtë e mbetur, por lërini për skamnorët e për shtegtarët. Unë jam Zoti, Perëndia juaj».

E kremtja e Trumbetave

23 Zoti i tha Moisiut: 24 «Fol me izraelitët e thuaju: Dita e parë e muajit të shtatë të jetë ditë pushimi të plotë. Do të jetë ditë përkujtimore e shpallur me trumbetë, ditë mbledhjeje të shenjtë. 25 Nuk do të punoni e do t’i kushtoni Zotit fli zjarri».

Dita e Shlyerjes

26 Zoti i tha Moisiut: 27 «Dita e dhjetë e po këtij muaji të shtatë do të jetë dita e Shlyerjes. Bëni një mbledhje të shenjtë, përulni veten dhe kushtoni fli zjarri për Zotin28 Atë ditë mos punoni, sepse ajo është ditë shlyerjeje, kur ju bëni shlyerjen e mëkateve tuaja para Zotit, Perëndisë tuaj. 29 Kushdo që nuk e përul veten atë ditë, të zhbihet prej popullit. 30 Këdo që punon atë ditë, unë do ta zhbij prej popullit të tij. 31 Mos bëni, pra, asnjë punë. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në të gjitha vendbanimet tuaja. 32 Do të jetë për ju ditë pushimi e plotë dhe do ta përulni veten. Ditën e nëntë të muajit do të pushoni, siç bëni të shtunave, nga mbrëmja deri në mbrëmjen e së nesërmes».

E kremtja e Kasolleve

33 Zoti i tha Moisiut: 34 «Fol me izraelitët e thuaju: ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, do të jetë festa e Kasolleve, të cilën do ta kremtoni për shtatë ditë në nder të Zotit35 Ditën e parë bëni një mbledhje të shenjtë e mos punoni. 36 Për shtatë ditë kushtojini Zotit fli zjarri, ndërsa ditën e tetë bëni një mbledhje të shenjtë e kushtojini Zotit fli zjarri. Kjo është ditë mbledhjeje madhështore, prandaj mos punoni.

37 Këto, pra, janë të kremtet e Zotit, të cilat do t’i shpallni si mbledhje të shenjta dhe do t’i kushtoni Zotit fli zjarri, fli shkrumbimi, fli drithi, flitë ose flinë e stërpikjes, sipas rregullit të ditës, 38 pa përfshirë të shtunat e Zotit, dhuratat e kushtimet, flitë vullnetare, që i kushtoni Zotit.

39 Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelë prodhimet e tokës, kremtoni për shtatë ditë në nder të Zotit. Ditën e parë dhe ditën e tetë bëni pushim të plotë. 40 Ditën e parë merrni fruta nga pemët më të mira, degë palme, degë me gjethe të dendura dhe degë shelgjesh e gëzoni në prani të Zotit, Perëndisë tuaj, për shtatë ditë. 41 Kremtojeni këtë festë të Zotit për shtatë ditë çdo vit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. Kremtojeni në muajin e shtatë. 42 Jetoni në kasolle për shtatë ditë. Të gjithë të lindurit në Izrael të banojnë në kasolle, 43 që breznitë tuaja të ardhshme ta dinë sesi i bëra izraelitët të jetojnë në kasolle, kur i nxora prej tokës së Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj». 44 Moisiu u tregoi izraelitëve për të kremtet e Zotit.

Levitiku 22

Shenjtëria e ushqimeve

Zoti i tha Moisiut: «Thuaji Aronit e bijve të tij të bëjnë kujdes me gjërat e shenjta, që izraelitët m’i shenjtërojnë mua, që të mos e përdhosin emrin tim të shenjtë. Unë jam ZotiThuaju: kushdo prej pasardhësve tuaj, brez pas brezi, që u afrohet në gjendje të papastër të shenjtave, që izraelitët m’i shenjtërojnë mua, të zhbihet prej pranisë sime. Unë jam ZotiAsnjë pasardhës i Aronit, i prekur nga lebra apo që ka rrjedhje, të mos hajë prej të shenjtave, derisa të pastrohet. Nëse dikush prek ndonjë gjë të ndotur prej ndonjë kufome apo derdh farën, nëse prek ndonjë zvarranik që e bën të papastër apo ndonjë njeri që e ndot me të gjitha papastërtitë që ka, atëherë ai që i ka prekur këto, është i papastër deri në mbrëmje. Të mos hajë prej të shenjtave derisa të jetë larë me ujë. Kur të perëndojë dielli, do të jetë i pastër dhe atëherë mund të hajë prej të shenjtave, sepse janë ushqime që i takojnë. Të mos hajë mish kafshe të ngordhur apo të shqyer, që të mos bëhet i papastër. Unë jam ZotiTa zbatojnë, pra, urdhrin tim, që të mos ngarkohen me mëkate për shkak të tij e të vdesin ngaqë e përdhosin. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.

10 Askush tjetër të mos hajë prej të shenjtave. As miku i priftit e as mëditësi të mos hanë prej të shenjtave. 11 Prej tyre mund të hajë ai që prifti e ka blerë me para, si edhe kushdo që ka lindur në shtëpinë e priftit. Ata mund të hanë prej ushqimit të tij. 12 Bija e priftit, që martohet me burrë nga një familje jo priftërore, nuk mund të hajë prej dhuratave të shenjta, 13 por nëse bija e priftit mbetet vejushë apo e ka lënë burri pa fëmijë dhe kthehet në shtëpinë e të atit, atëherë mund të hajë prej ushqimeve të të atit. Askush tjetër të mos hajë prej të shenjtave.

14 Kush ha gabimisht prej të shenjtave, t’ia kthejë priftit sasinë e të shenjtave, duke shtuar edhe një të pestën. 15 Priftërinjtë të mos i përdhosin të shenjtat, që izraelitët i kushtojnë Zotit16 e të mos ngarkohen me faj, që kërkon fli, duke ngrënë prej tyre. Unë jam Zoti që i shenjtëron».

Kafshët për flijim

17 Zoti i tha Moisiut: 18 «Fol me Aronin, me bijtë e tij dhe me të gjithë izraelitët e thuaju: nëse një izraelit apo i huaj që banon në Izrael, dëshiron të kushtojë si fli kushti apo si fli vullnetare një fli shkrumbimi për Zotin19 që të pranohet, duhet të kushtojë një mashkull të patëmetë prej demave, deshve apo cjepve. 20 Mos kushtoni asgjë me të meta, sepse nuk do të pranohet. 21 Nëse dikush dëshiron t’i kushtojë Zotit fli paqtimi, si fli vullnetare apo për të përmbushur një kusht, të marrë nga kopeja apo nga tufa një fli të patëmetë, që të pranohet. Flija të mos ketë asnjë të metë. 22 Mos i kushtoni Zotit asnjë bagëti të verbër, të çalë, të gjymtuar, me lyth, me plagë lëkure apo me zgjebe. Mos kushtoni asnjë prej tyre mbi altar si fli zjarri për Zotin23 Si fli vullnetare mund të kushtosh një ka ose një dele që ka një gjymtyrë më të gjatë ose më të shkurtër, por si fli kushti nuk do të pranohet. 24 Mos i kushtoni Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, të shtypura, të çara apo të hequra. Mos e bëni këtë në vendin tuaj. 25 Mos pranoni prej të huajve asnjë kafshë të tillë për t’ia kushtuar si ushqim Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime e të meta. Nuk do t’ju pranohen».

26 Zoti i tha Moisiut: 27 «Kur lind një viç, një qengj apo një kec, lëreni shtatë ditë me të ëmën. Nga dita e tetë e tutje mund të pranohet për kushtim si fli zjarri për Zotin28 As lopa, as delja të mos theren në të njëjtën ditë me pjellën e vet. 29 Kur t’i kushtoni Zotit fli falënderimi, kushtojeni në mënyrë të atillë që t’ju pranohet. 30 Hajeni atë ditë dhe mos lini asgjë për të nesërmen. Unë jam Zoti.

31 Mbajini urdhërimet e mia e zbatojini. Unë jam Zoti32 Mos e përdhosni emrin tim të shenjtë, që të jem i shenjtë mes izraelitëve. Unë jam Zoti që ju shenjtëroj 33 e që ju nxora nga vendi e Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti».

Levitiku 21

Rregulla për priftërinjtë

Zoti i tha Moisiut: «Fol me priftërinjtë, bijtë e Aronit, e thuaju: prifti të mos bëhet i papastër duke prekur kufomën e bashkëkombësve, përveç farefisit të ngushtë, nënës, atit, birit, bijës, vëllait dhe motrës së virgjër, që jeton me të e që nuk është martuar ende. Atë mund ta prekë e nuk do të bëhet i papastër. Prifti të mos bëhet i papastër prej të afërmve prej martesësd, që të mos përdhoset.

Priftërinjtë të mos e rruajnë kokën, të mos e shkurtojnë mjekrën dhe të mos bëjnë asnjë prerje mbi trupin e tyre. Le të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre e të mos e përdhosin emrin e Perëndisë së tyre. Ata i kushtojnë flitë në zjarr për Zotin dhe ushqimet për Perëndinë e tyre, prandaj le të jenë të shenjtë. Të mos martohen me gra lavire, të pandershme apo të ndara nga burri, sepse prifti është i shenjtë për Perëndinë e tij. Mbaje për të shenjtë, sepse ai ia kushton Perëndisë tënd ushqimet. Le të jetë, pra, për ty i shenjtë, sepse i shenjtë jam edhe unë, Zoti, ai që ju shenjtëron. Nëse bija e një prifti çnderon veten me lavirësi, ajo çnderon të atin, prandaj të digjet në zjarr.

10 Kryeprifti është më i madhi ndër vëllezërit e tij. Atij i është zbrazur mbi kokë vaji i vajosjes dhe ai është shuguruar e ka veshur rrobat e shenjta. Ai, pra, të mos e zbulojë kokën e të mos i shqyejë rrobat, 11 të mos i afrohet asnjë kufome e të mos bëhet i papastër, as për të atin e as për të ëmën. 12 Të mos dalë prej shenjtërores, që të mos e përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së tij, sepse është shuguruar me vajin e vajosjes së Perëndisë së tij. Unë jam Zoti.

13 Kryeprifti të martohet me vajzë të virgjër. 14 Të mos martohet, pra, me vejushë, me grua të ndarë nga burri, me grua të pandershme apo me lavire, por të marrë një vajzë të virgjër prej popullit të vet. 15 Kështu, ai nuk do ta përdhosë farën e vet mes popullit të vet, sepse unë, Zoti, e shenjtëroj atë».

Pengesat për priftërinë

16 Zoti i tha Moisiut: 17 «Fol me Aronin e thuaji: asnjë prej pasardhësve të tu ndër breza, që do të ketë ndonjë të metë, nuk do të afrohet për të kushtuar ushqime për Perëndinë e tij. 18 Kush ka ndonjë të metë trupore të mos afrohet, asnjë i verbër apo i çalë, hundëçarë apo me gjymtyrë të shformuara, 19 me këmbë apo me duar të thyera, 20 gungaç apo shkurtabiq, që ka njollë në sy apo mbi lëkurë, që ka zgjebe apo ka herdhe të shtypura. 21 Kështu, asnjë prej pasardhësve të priftit Aron, që ka ndonjë të metë trupore, të mos afrohet për të kushtuar fli në zjarr për Zotin. Ai është i gjymtuar, prandaj të mos afrohet për të kushtuar ushqime për Perëndinë e tij. 22 Mund të hajë ushqimet e kushtuara për Perëndinë, prej flive të shenjta dhe shumë të shenjta, 23 por të mos hyjë pas velit e të mos i afrohet altarit, se ka të meta. Të mos e përdhosë shenjtëroren time, sepse unë, Zoti, i shenjtëroj».

24 Moisiu ia tregoi këto Aronit, bijve të tij e mbarë izraelitëve.


 d21.4 ose: prej fisit të gruas

Levitiku 20

Mëkate të ndryshme

Zoti i tha Moisiut: «Thuaju izraelitëve: nëse ndonjë izraelit apo i ardhur, që jeton në Izrael, i kushton fëmijën e vet si fli Molekut, të vritet. Populli i vendit ta vrasë me gurë. Unë vetë do të kthehem kundër atij njeriu dhe do ta zhbihet prej popullit të tij, sepse ai ia dhuroi fëmijën Molekut, duke e ndotur shenjtëroren time dhe duke përdhosur emrin tim të shenjtë. Nëse populli i vendit i mbyll sytë për të mos e parë atë njeri, që i dhuron fëmijën Molekut, dhe nuk e vret, unë do të kthehem vetë kundër atij njeriu e kundër farefisit të tij dhe do ta zhbij prej popullit të tij, bashkë me të gjithë ata që kurvërojnë duke u dhënë pas Molekut. Unë do të kthehem edhe kundër atij që kurvëron, duke u dhënë pas atyre që thërrasin shpirtra të vdekurish e pas yshtarëve, dhe do ta zhbij prej popullit të tij. Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Mbajini vendimet e mia dhe zbatojini ato. Unë jam Zoti që ju shenjtëron. Nëse dikush mallkon të atin dhe të ëmën, të vritet. Ka mallkuar të atin dhe të ëmën, prandaj gjaku i tij bie mbi vetë atë. 10 Nëse dikush shkel kurorën me një grua të martuar, domethënë me gruan e të afërtit, ai që kurvëroi dhe ajo që kurvëroi duhet të vriten. 11 Nëse dikush bie në shtrat me njerkën, duke zbuluar kështu lakuriqësinë e të atit, të vritet bashkë me njerkën dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 12 Nëse dikush bie në shtrat me të renë e vet, të vriten që të dy. Kanë kryer një shtrembërim. Gjaku i tyre rëntë mbi ta. 13 Nëse një mashkull bie në shtrat me një mashkull, siç bëhet me një femër, kanë kryer fëlligështi. Të vriten që të dy dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 14 Nëse dikush martohet me një grua dhe me nënën e saj, ka kryer poshtërsi. Edhe ai, edhe ato të digjen në zjarr.

Mes jush nuk do të ketë poshtërsi.

15 Nëse dikush kryen marrëdhënie me një kafshë, të vritet edhe ai, edhe kafsha. 16 Nëse një grua jepet me epsh pas një kafshe, të vritet edhe gruaja, edhe kafsha. Të vriten dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 17 Nëse dikush merr për grua motrën e vet, bijën e atit të vet apo bijën e nënës së vet, dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo të tijën, kjo është vepër e turpshme. Le të zhbihen në sy të popullit, sepse ka zbuluar lakuriqësinë e së motrës, dhe ai le të mbajë fajin e vet. 18 Nëse dikush bie në shtrat me ndonjë grua gjatë të përmuajshmeve të saj dhe i zbulon lakuriqësinë, duke zbuluar burimin e gjakrrjedhjes së saj, por edhe ajo të gjakrrjedhjes së vet, të zhbihen që të dy prej popullit.

19 Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës sate apo të motrës së atit tënd, sepse zbulon lakuriqësinë e të afërmit. Këta le të mbajnë fajin e vet. 20 Nëse dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të vet, zbulon lakuriqësinë e ungjit. Ai dhe gruaja do të mbajnë fajin e vet dhe do të vdesin pa fëmijë. 21 Kush merr gruan e të vëllait, kryen gjë të papastër. Ai ka parë lakuriqësinë e të vëllait dhe do të mbetet pa fëmijë.

22 Mbajini të gjitha rregullat e mia dhe të gjitha vendimet e mia, zbatojini ato, që të mos ju vjellë edhe ju toka, në të cilën po ju çoj për të banuar. 23 Mos jetoni sipas ligjeve të kombeve, që unë po dëboj para jush, sepse ata i kanë bërë të gjitha këto, prandaj më janë neveritur. 24 Juve ju kam thënë: do ta merrni si trashëgim tokën e tyre dhe unë do t’ju jap si trashëgim një tokë, në të cilën rrjedh qumësht e mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë prej popujve të tjerë. 25 Bëni dallim mes kafshëve të papastra e të pastra, mes zogjve të papastër e të pastër dhe mos u ndotni me kafshë, me shpendë e me çdo gjë që zvarritet mbi tokë dhe që për ju unë i kam ndarë si të papastra. 26 Do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë dhe ju kam ndarë prej popujve, që të më përkisni mua. 27 Ai burrë ose ajo grua që thërrasin shpirtra të vdekurish apo që yshtin, të vriten. Le t’i vrasin me gurë dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta».

Levitiku 19

Rregulla shenjtërimi

Zoti i tha Moisiut: «Fol me mbarë bashkësinë e izraelitëve e thuaju: jini të shenjtë, se unë, Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë. Secili prej jush ta nderojë të ëmën e të atin. Mbajini të shtunat e mia. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Mos u ktheni tek idhujt e rremë e mos bëni për vete shtatore idhujsh. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Kur t’i kushtoni Zotit fli paqtimi, kushtoni siç duhet, që të pranoheni prej tij. Flija të hahet ditën që është kushtuar ose të nesërmen, por ç’të mbetet për të pasnesërmen, të digjet në zjarr. Nëse hahet të pasnesërmen, është mish i papastër dhe nuk do të pranohet. Kush ha, të mbajë mbi vete fajin, sepse ka përdhosur gjënë e shenjtë të Zotit. Ai njeri të zhbihet prej popullit të vet. Kur të korrni prodhimet e tokës suaj, mos e korrni deri në skaj të arës. Kallinjtë që kanë rënë, mos i mblidhni. 10 Mos kalo sërish nëpër vresht për të mbledhur vilet dhe kokrrat e rëna, por lëri për të varfrin e për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

11 Mos vidhni e mos gënjeni. Mos e mashtroni njëri-tjetrin. 12 Mos bëni betim të rremë në emrin tim, duke përdhosur kështu emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti.

13 Mos përfito prej të afërtit e mos i rrëmbe gjë. Fitimin e mëditësit mos e mbaj deri në mëngjes. 14 Mos e mallko të shurdhrin e mos i vër pengesa të verbrit, por druaje Perëndinë tënd. Unë jam Zoti.

15 Mos bëni padrejtësi nëpër gjyqe. Mos mbaj anën e të varfrit e mos e përkrah të fortin, por gjykoje të afërtin me drejtësi. 16 Mos përhap shpifje nëpër popull e mos merr pjesë në gjakderdhje kundër të afërtit tënd. Unë jam Zoti.

17 Mos e urre në zemër vëllanë tënd, por qortoje të afërtin, që të mos mbash barrën e mëkatit të tij. 18 Mos merr hak e mos mbaj mëri me bijtë e popullit tënd. Duaje të afërtin si veten. Unë jam Zoti.

19 Mbajini vendimet e mia! Mos mbarështo kafshë të llojeve të ndryshme, arën mos e mbill me farëra të ndryshme e mos vish rroba të bëra me dy lloje stofesh. 20 Nëse një burrë bie në shtrat me një skllave të fejuar me një burrë tjetër, por që nuk është shpenguar apo nuk i është dhënë liria, le të ndëshkohen, por të mos vriten, sepse ajo nuk ishte e lirë. 21 Ai burrë t’i sjellë Zotit, si fli për fajin, një dash te hyrja e tendës së takimit. 22 Me dashin e flisë për fajin, prifti të kryejë për të para Zotit shlyerjen për mëkatin dhe atij do t’i falet mëkati që ka bërë.

23 Kur të keni hyrë në tokën tuaj e të keni mbjellë lloje të ndryshme pemësh frutore, mbajini frutat e tokës si të ndaluaraç. Për tre vjet do t’i keni të ndaluara e nuk do t’i hani. 24 Vitin e katërt të gjitha frutat e saj të shenjtërohen për Zotin si fli lavdërimi. 25 Vetëm vitin e pestë mund t’i hani frutat e saj, që prodhimi t’ju shtohet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

26 Mos hani asgjë me gjak. Mos ushtroni as shortarinë, as magjinë. 27 Mos i qethni rrumbullak flokët e mos e shkurtoni mjekrën. 28 Mos e çirrni trupin për të vdekurit e mos mbishkruani asnjë figurinë mbi lëkurë. Unë jam Zoti.

29 Mos e çndero tët bijë, duke e bërë lavire, që vendi të mos jepet pas kurvërisë e të mos mbushet me fëlligështi. 30 Mbajini të shtunat e mia dhe druajeni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

31 Mos u jepni pas atyre që thërrasin shpirtra të vdekurish e pas yshtësve, që të mos bëheni të papastër prej tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. 32 Ngrihuni në këmbë para flokëthinjurve, nderojeni të moshuarin dhe druajeni Perëndinë tuaj. Unë jam Zoti.

33 Nëse një i huaj vjen të banojë me ju në tokën tuaj, mos e trajtoni keq. 34 Të huajin që banon me ju mbajeni si vendasin dhe duajeni si veten, sepse edhe ju keni qenë të huaj në tokën e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

35 Mos bëni padrejtësi në gjyqe, në masat e gjatësisë, të peshës e të vëllimit. 36 Masat e peshoret t’i keni të sakta, efahun e hinin aq sa duhen. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxora prej tokës së Egjiptit.

37 Mbajini të gjitha rregullat e mia dhe të gjitha vendimet e mia e zbatojini ato. Unë jam Zoti».


 ç19.23 ose: të parrethprera

Levitiku 18

Marrëdhëniet gjinore

Zoti i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: unë jam Zoti, Perëndia juaj. Mos veproni siç veprojnë në tokën e Egjiptit, ku keni jetuar, dhe mos veproni siç veprojnë në tokën e Kanaanit, ku unë po ju çoj. Mos i ndiqni doket e tyre. Zbatojini vendimet e mia dhe mbajini rregullat e mia e ndiqini ato. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia, se njeriu që i zbaton, do të jetojë përmes tyre. Unë jam Zoti.

Askush nuk duhet t’i afrohet të afërmit të vet nga farefisi për të kryer marrëdhëniec me të. Unë jam ZotiMos kryej marrëdhënie me nënën tënde, gruan e atit tënd. Ajo është nëna jote, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. Mos kryej marrëdhënie me gruan e atit tënd, se është çnderim për vetë atin tënd. Mos kryej marrëdhënie me motrën nga ati ose nga nëna, është apo s’është anëtare e familjes. 10 Mos kryej marrëdhënie me bijën e birit tënd apo të bijës sate, sepse është çnderim për veten tënde. 11 Mos kryej marrëdhënie me bijën e gruas së atit tënd, të cilën e ke motër prej atit. Ajo është motra jote dhe nuk do të kryesh marrëdhënie me të.

12 Mos kryej marrëdhënie me motrën e atit tënd, se është e afërmja e atit tënd. 13 Mos kryej marrëdhënie me motrën e nënës sate, sepse është e afërmja e nënës sate. 14 Mos iu afro e mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait të atit tënd, sepse është xhaxhesha jote. 15 Mos kryej marrëdhënie me të renë tënde. Ajo është gruaja e tët biri, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. 16 Mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait tënd, sepse është çnderim për vëllanë tënd.

17 Mos kryej marrëdhënie me një grua dhe me bijën e saj ose me të bijën e birit ose bijës së saj. Mos kryej marrëdhënie, sepse janë të afërm. Është poshtërsi. 18 Mos merr për grua të dytë motrën e gruas sate, për sa kohë gruaja jote është gjallë, dhe mos kryej marrëdhënie me të. 19 Mos iu afro gruas së papastër prej të përmuajshmeve dhe mos kryej marrëdhënie me të. 20 Mos bjer në shtrat me gruan e fqinjit, se bëhesh i papastër.

21 Mos i kushto Molekut asnjë nga fëmijët e tu si fli, që të mos përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti22 Mos bjer në shtrat me një mashkull, siç bëhet me një grua. Është fëlligështi. 23 Mos bjer në shtrat me bagëti, që të bëhesh i papastër me to. Gruaja të mos jepet në epshe me bagëti. Është shtrembërim. 24 Mos u bëj i papastër me asnjë prej këtyre gjërave. Kombet që unë po i dëboj para syve tuaj, janë të papastër për shkak të këtyre gjërave. 25 E papastër u bë edhe toka, prandaj unë do ta ndëshkoj dhe ajo do t’i vjellë banorët e saj.

26 Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia e mos bëni asnjë prej këtyre fëlligështive, as ju vendasit dhe as të ardhurit që banojnë mes jush. 27 Të gjitha këto fëlligështi i bënë popujt që banuan në këtë tokë para jush dhe toka u ndot. 28 Nëse edhe ju e bëni të papastër tokën, ajo do t’ju vjellë, siç volli kombet që ishin para jush. 29 Kushdo që bën ndonjë prej këtyre fëlligështive, do të zhbihet prej popullit. 30 Mbajini, pra, urdhërimet e mia e mos ndiqni asnjë prej zakoneve të fëlligështa, që kishin ata që ishin para jush, dhe mos u bëni të papastër me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj».


 c18.6 ose: për të zbuluar lakuriqësinë

Levitiku 17

Rregulla për flitë

Zoti i tha Moisiut: «Fol me Aronin, me bijtë e tij dhe me të gjithë izraelitët e thuaju: kështu ka urdhëruar Zoti“Cilido izraelit që ther një ka, një qengj apo një cjap brenda apo jashtë fushimit, pa e sjellë te hyrja e tendës së takimit për t’ia paraqitur si kushtim Zotit, të mbahet fajtor për gjakderdhje dhe të zhbihet prej popullit të vet, që izraelitët të mos i kushtojnë flitë e tyre nëpër fusha, por t’i sjellin para priftit e t’ia paraqesin Zotit te hyrja e tendës së takimit e t’ia kushtojnë Zotit si fli paqtimi. Prifti ta spërkatë gjakun mbi altarin e Zotit në hyrje të tendës së takimit, ndërsa dhjamin ta djegë si fli erëkëndshme për ZotinKështu, ata nuk do t’ua kushtojnë më flitë e tyre idhujve në trajtë cjapi, me të cilët kurvërojnë. Ky është rregull i përhershëm për ta e për të gjitha breznitë”.

Po ashtu thuaju: “Cilido izraelit apo cilido i huaj, që banon me ta, që kushton fli shkrumbimi apo ndonjë fli tjetër, pa e paraqitur te hyrja e tendës së takimit, për t’ia kushtuar Zotit, të zhbihet prej popullit.

10 Unë do të kthehem kundër cilitdo izraeliti apo të ardhuri mes tyre që ha gjak e do ta zhbij prej popullit të vet. 11 Jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj. Prandaj jua kam dhënë ta vini mbi altar për të kryer shlyerjen për veten tuaj. Gjaku është jetë, prandaj shlyen. 12 Për këtë u kam thënë izraelitëve: askush prej jush të mos hajë gjak dhe askush prej të huajve mes jush të mos hajë gjak.

13 Nëse ndonjëri prej izraelitëve apo prej atyre që banojnë me ta shkon për gjueti dhe zë ndonjë kafshë apo shpend që mund të hahet, t’ia derdhë gjakun dhe ta mbulojë me dhe. 14 Jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj. Prandaj, i kam urdhëruar izraelitët të mos e hanë gjakun e asnjë gjallese, sepse jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj dhe ai që ha gjak do të zhbihet.

15 Cilido vendas apo i ardhur që ha mishin e një bagëtie të ngordhur apo të shqyer nga kafshët e egra, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Mandej do të jetë i pastër. 16 Nëse nuk i lan rrobat e nuk lahet vetë, atëherë do të mbartë mbi vete paudhësinë e vet”».

Levitiku 16

Dita e shlyerjes

Pas vdekjes së dy bijve të Aronit, që u vranë kur iu afruan pranisë së ZotitZoti i foli Moisiut. Zoti i tha Moisiut: «Fol me vëllanë tënd, Aronin, dhe thuaji të mos hyjë në çfarëdo kohe në shenjtërore, përtej velit, para pajtimores që mbulon arkën e besëlidhjes, që të mos vdesë. Unë do të shfaqem në renë përmbi pajtimore. Kur të hyjë në shenjtërore, Aroni të marrë një mëzat për fli mëkati e një dash për fli shkrumbimi. Të veshë drejt e në mish këmishën e shenjtë dhe mbathjet prej liri, të ngjishet me brez prej liri dhe në kokë të vërë kësulë prej liri. Këto janë veshjet e shenjta që duhet t’i veshë pasi ta ketë larë trupin me ujë.

Prej bashkësisë së izraelitëve të marrë dy cjep për fli mëkati e një dash për fli shkrumbimi. Aroni ta kushtojë mëzatin si fli për mëkatin e vet dhe të bëjë shlyerjen për veten e për shtëpinë e tij. Të marrë dy cjeptë e t’i vendosë para Zotit te hyrja e tendës së takimit. Mandej Aroni të hedhë short mbi dy cjeptë, njërin për Zotin e tjetrin për Azazelin. Cjapin, mbi të cilin ra shorti për Zotin, ta kushtojë si fli për mëkatin, 10 ndërsa cjapin, mbi të cilin ra shorti për Azazelin, ta vendosë të gjallë para Zotit, për të bërë mbi të shlyerjen, duke e lënë të shkojë tek Azazeli në shkretëtirë.

11 Aroni ta marrë mëzatin e flisë për mëkatin, me të cilin do të bëjë shlyerjen për veten dhe për shtëpinë e tij, dhe ta therë. 12 Mandej të marrë temjanicën e ta mbushë me prush prej altarit që është para Zotit, të mbushë edhe grushtin me temjan erëmirë e të hyjë në shenjtërore përtej velit. 13 Temjanin erëmirë ta hedhë mbi prush para Zotit, që reja e temjanit të mbulojë pajtimoren që është mbi dëshminë. Kështu, Aroni nuk ka për të vdekur.

14 Mandej të marrë prej gjakut të mëzatit e të spërkatë me gisht pajtimoren në anën lindore. Të spërkatë prej gjakut me gisht edhe shtatë herë përballë pajtimores. 15 Pasi ta ketë therur cjapin për flinë e mëkateve të popullit, ta sjellë gjakun e tij brenda velit dhe të veprojë siç bëri me gjakun e mëzatit, duke e spërkatur mbi pajtimoren dhe përballë saj. 16 Kështu do të kryejë shlyerjen e shenjtërores prej papastërtive të izraelitëve dhe prej paudhësive e mëkateve të tyre. Ashtu të veprojë edhe me tendën e takimit, që ndodhet ndër ta, mes papastërtive të tyre. 17 Askush të mos jetë në tendën e takimit kur të hyjë prifti në shenjtërore e derisa të dalë prej saj, kur ai të kryejë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij dhe për mbarë bashkësinë e Izraelit. 18 Kur të shkojë tek altari para Zotit për të kryer shlyerjen për të, të marrë prej gjakut të mëzatit e të cjapit dhe të lyejë brirët e altarit. 19 Mandej ta spërkatë altarin shtatë herë me gisht për ta pastruar e për ta shenjtëruar prej papastërtive të izraelitëve.

20 Pasi të ketë kryer shlyerjen për shenjtëroren, për tendën e takimit dhe për altarin, të sjellë cjapin e gjallë. 21 Aroni t’i vërë të dyja duart mbi kokën e cjapit të gjallë dhe të rrëfejë mbi të gjithë paudhësinë, shkeljet dhe mëkatet e izraelitëve, duke i vënë mbi kokën e cjapit. Pastaj ta çojë në shkretëtirë me një njeri të caktuar për këtë. 22 Cjapi do t’i mbartë mbi vete të gjitha paudhësitë në një tokë të shkretë. Ai njeri do ta lërë cjapin të lirë në shkretëtirë.

23 Pastaj Aroni të hyjë në tendën e takimit, të heqë rrobat e linjta, që kishte veshur kur hyri në shenjtërore, e t’i lërë atje. 24 Të lahet me ujë në vendin e shenjtë, të vishet, të dalë për të kushtuar flinë e vet të shkrumbimit dhe flinë e shkrumbimit të popullit dhe të bëjë shlyerjen për veten dhe për popullin. 25 Dhjamin e flisë për mëkatin ta djegë mbi altar. 26 Ai që çoi cjapin për Azazelin, të lajë rrobat dhe trupin me ujë e pastaj të hyjë në fushim.

27 Mëzati i flisë për mëkatin dhe cjapi i flisë për mëkatin, gjaku i të cilëve u soll në shenjtërore për të bërë shlyerjen, të nxirren jashtë fushimit e t’u digjen në zjarr lëkurat, mishi e rropullitë. 28 Ai që do t’i djegë, të lajë rrobat dhe trupin me ujë dhe të hyjë në fushim.

29 Ky është rregull i përhershëm për ju: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni veten dhe nuk do të bëni asnjë punë, as vendasi e as i huaji që banon ndër ju. 30 Atë ditë prifti të bëjë shlyerjen për ju, për t’ju pastruar prej të gjitha mëkateve që të jeni të pastër para Zotit31 Do të jetë për ju një ditë pushimi e plotë, kur të përulni veten. Ky është rregull i përhershëm. 32 Shlyerjen ta kryejë prifti që është vajosur e shuguruar për të shërbyer si prift në vend të të atit. Prifti të vishet me rrobat e shenjta prej liri 33 dhe të kryejë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë, për tendën e takimit dhe për altarin. Të kryejë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për mbarë popullin e bashkësinë. 34 Ky është rregull i përhershëm për ju në lidhje me shlyerjen e të gjitha mëkateve të izraelitëve, një herë në vit».

U bë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

Levitiku 15

Papastërtia trupore e burrit

Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Flisni me izraelitët e thuajuni: nëse ndonjë burrë ka rrjedhje prej gjymtyrës, rrjedhja është e papastër. Papastërtia e tij vjen për shkak të rrjedhjes. Ai bëhet i papastër edhe kur gjymtyra e tij e nxjerr rrjedhjen, edhe kur gjymtyra e tij nuk e nxjerr rrjedhjen. Çdo shtrat, ku shtrihet ai që ka pësuar rrjedhjen, është i papastër dhe çdo gjë, ku ulet ai, është e papastër. Kush prek shtratin e tij, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kush ulet në vendin ku ka qenë ulur ai që ka pësuar rrjedhjen, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kush prek trupin e atij që ka pësuar rrjedhjen, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Nëse ai që ka pësuar rrjedhjen pështyn mbi një njeri të pastër, ky të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Çdo shalë, mbi të cilën ka kalëruar ai që ka pësuar rrjedhjen, është e papastër. 10 Kush prek ndonjë gjë që ka qenë nën atë që ka pësuar rrjedhjen, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kush i mbart ato, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 11 Kushdo që preket me duar të palara nga ai që ka pësuar rrjedhjen, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 12 Nëse ai që ka pësuar rrjedhjen prek një enë balte, ena e baltës të thyhet, ndërsa ena e drurit të lahet me ujë.

13 Kur të pastrohet prej rrjedhjes, ai që ka pësuar rrjedhjen të numërojë shtatë ditë për pastrimin e vet. Atëherë të lajë rrobat dhe gjymtyrën me ujë të rrjedhshëm dhe do të jetë i pastër. 14 Ditën e tetë të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbi, të paraqitet para Zotit në hyrje të tendës së takimit e t’ia japë priftit. 15 Prifti ta kushtojë njërin zog si fli mëkati dhe tjetrin si fli shkrumbimi, duke kryer për të shlyerjen para Zotit për rrjedhjen e tij.

16 Nëse ndonjë burrë ka derdhje fare, ta lajë tërë trupin me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 17 Rrobat e lëkura, mbi të cilat ka rënë fara, të lahen me ujë, por do të jenë të papastra deri në mbrëmje. 18 Nëse një burrë kryen marrëdhënie me një grua, të lahen të dy me ujë, por do të jenë të papastër deri në mbrëmje».

Papastërtia trupore e gruas

19 «Nëse një grua ka rrjedhje gjaku dhe e ka prej të përmuajshmeve, ajo do të jetë e papastër për shtatë ditë dhe, kush e prek, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 20 Çdo shtrat ku shtrihet ajo do të jetë i papastër dhe çdo vend ku ulet ajo do të jetë i papastër. 21 Kush prek shtratin e saj, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 22 Kush prek vendin ku është ulur ajo, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 23 Kush prek shtratin e saj apo çdo send që ka qenë mbi shtratin e saj, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 24 Kush shkon në shtrat me të, kur ajo është e papastër me të përmuajshmet, do të jetë i papastër për shtatë ditë dhe çdo shtrat ku shtrihet ai, do të jetë i papastër.

25 Nëse një grua pëson rrjedhje gjaku për shumë ditë, jo në kohën e të përmuajshmeve apo nëse rrjedhja e gjakut shkon përtej kohës së të përmuajshmeve, ajo do të jetë e papastër si të ishte me të përmuajshmet. 26 Çdo shtrat, ku shtrihet gjatë kohës që ka rrjedhje, do të jetë i papastër si shtrati kur është me të përmuajshmet dhe çdo vend, ku ulet, do të jetë i papastër si të ishte me të përmuajshmet. 27 Kush i prek ato bëhet i papastër. Të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 28 Nëse rrjedhja e gjakut ndalet, të numërojë shtatë ditë dhe gruaja do të jetë e pastër. 29 Ditën e tetë të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbi e t’ia sjellë priftit te hyrja e tendës së takimit. 30 Prifti ta kushtojë njërin zog si fli mëkati dhe tjetrin si fli shkrumbimi, duke kryer shlyerjen për të para Zotit për papastërtinë e rrjedhjes së gjakut. 31 Kështu, pra, veçojini izraelitët prej papastërtisë së tyre, që të mos vdesin për shkak të papastërtisë dhe të përdhosin tendën time që është mes tyre».

32 Ky është udhëzimi për atë që ka derdhje të farës, duke u bërë i papastër, 33 dhe për gruan, që bëhet e papastër për shkak të rrjedhjes së gjakut gjatë të përmuajshmeve, pra, për burrin dhe për gruan që pësojnë rrjedhje, si edhe për burrin që shkon në shtrat me një grua të papastër.

Levitiku 14

Pastrimi i të lebrosurit

Zoti i tha Moisiut: «Ky është udhëzimi për pastrimin e të lebrosurit. Të çohet te prifti dhe prifti të dalë jashtë fushimit e të shohë a i është shëruar lebra. Mandej, për atë që duhet të pastrohet, prifti të urdhërojë të merren dy shpendë të pastër të gjallë, dru cedri, pëlhurë e kuqe dhe hisop. Prifti të urdhërojë që njëri nga shpendët të theret në një enë balte me ujë të rrjedhshëm. Shpendin tjetër të gjallë ta marrë bashkë me drurin e cedrit, me pëlhurën e kuqe dhe hisopin e t’i ngjyejë në gjakun e shpendit të therur në ujin e rrjedhshëm. Ta spërkatë shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra dhe ta shpallë të pastër. Shpendin e gjallë ta lëshojë të fluturojë nëpër fusha. Ai që duhet të pastrohet, të lajë rrobat, të rruajë të gjitha qimet e trupit dhe të lahet me ujë. Pasi të jetë pastruar, të hyjë në fushim, por të qëndrojë jashtë tendës së vet për shtatë ditë. Pas shtatë ditësh, të rruajë të gjitha qimet e kokës, mjekrën, vetullat dhe të gjitha qimet e trupit. Mandej, të lajë rrobat dhe veten me ujë e do të jetë i pastër.

10 Ditën e tetë, të marrë dy qengja të patëmetë, një rrunëz të patëmetë, nëntë kilogramë majë mielli për fli drithi përzier me vaj dhe një gjysmë litër vaj. 11 Prifti, që kryen pastrimin, ta paraqesë para Zotit atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto te hyrja e tendës së takimit. 12 Mandej, prifti të marrë njërin qengj e ta paraqesë si fli faji, ndërsa gjysmën e litrit të vajit ta lartësojë si fli lartësimi para Zotit13 Qengjin ta therë në vendin ku theren flija për mëkatin dhe flija e shkrumbimit, në vendin e shenjtë, sepse, sikurse flija për mëkatin, edhe flija për fajin i takon priftit. Kjo është gjë shumë e shenjtë. 14 Prifti të marrë pak prej gjakut të flisë për fajin dhe të lyejë bulën e veshit të djathtë, gishtin e madh të dorës së djathtë dhe gishtin e madh të këmbës së djathtë të atij që duhet të pastrohet. 15 Pastaj prifti të marrë pak prej vajit e ta vërë mbi pëllëmbën e vet të majtë, 16 të ngjyejë gishtin e djathtë në vajin që ka mbi pëllëmbën e majtë e të spërkatë shtatë herë me vaj para Zotit me gisht. 17 Me vajin që i ka mbetur mbi pëllëmbë, prifti të lyejë bulën e veshit të djathtë, gishtin e madh të dorës së djathtë dhe gishtin e madh të këmbës së djathtë të atij që duhet të pastrohet, aty ku e ka lyer me gjakun e flisë për fajin. 18 Pjesën tjetër të vajit, që i ka mbetur mbi pëllëmbë, prifti ta derdhë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet dhe të kryejë për të shlyerjen para Zotit.

19 Mandej, prifti të kushtojë flinë për mëkatin dhe të bëjë shlyerjen për atë që duhet të pastrohet prej papastërtisë së vet. Pasi ta ketë therur flinë e shkrumbimit, 20 prifti të kushtojë flinë e shkrumbimit dhe flinë e drithit mbi altar, duke bërë shlyerjen për të. Atëherë ai do të jetë i pastër.

21 Por, nëse ai njeri është i varfër dhe nuk i ka mundësitë, të sjellë vetëm një qengj për flinë e fajit dhe për flinë e lartësimit, për të bërë shlyerjen për veten. Të sjellë edhe tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj si fli drithi, një gjysmë litër vaj, 22 dy turtuj ose dy zogj pëllumbi, sipas mundësive, njërin zog për flinë e mëkatit dhe tjetrin për flinë e shkrumbimit. 23 T’ia sjellë këto priftit ditën e tetë për të kryer pastrimin, te hyrja e tendës së takimit, para Zotit24 Prifti ta marrë qengjin për flinë e fajit, bashkë me gjysmë litër vaj, e t’i lartësojë si fli lartësimi para Zotit25 Mandej, prifti të therë qengjin e flisë për fajin, të marrë pak prej gjakut të tij dhe të lyejë bulën e veshit të djathtë, gishtin e madh të dorës së djathtë dhe gishtin e madh të këmbës së djathtë të atij që duhet të pastrohet. 26 Një pjesë të vajit prifti ta derdhë mbi pëllëmbën e vet të majtë. 27 Me gishtin e djathtë të spërkatë shtatë herë me vajin, që ka mbi pëllëmbën e majtë, para Zotit28 Mandej, të lyejë me pak vaj bulën e veshit të djathtë, gishtin e madh të dorës së djathtë dhe gishtin e madh të këmbës së majtë të atij që duhet të pastrohet, mbi vendin ku e kishte lyer me gjakun e flisë për fajin. 29 Pjesën tjetër të vajit, që i ka mbetur mbi pëllëmbë, prifti ta derdhë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet dhe të kryejë për të shlyerjen para Zotit30 Pastaj të kushtojë një nga turtujt ose një nga zogjtë e pëllumbit, sipas mundësisë. 31 Prifti ta kushtojë njërin prej zogjve të paraqitur sipas mundësisë si fli mëkati dhe tjetrin si fli shkrumbimi bashkë me flinë e drithit, duke bërë shlyerjen e atij që duhet të pastrohet para Zotit32 Ky është udhëzimi për të lebrosurin që nuk i ka mundësitë të sjellë çfarë kërkohet për pastrimin e tij».

Lebra e shtëpive

33 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 34 «Kur të keni hyrë në tokën e Kanaanit, që unë po ju jap trashëgim, nëse dërgoj plagën e lebrës në ndonjë nga shtëpitë e vendit që keni marrë trashëgim, 35 i zoti i asaj shtëpie të shkojë e t’i thotë priftit: “Më duket se shtëpinë time e ka prekur një plagë”. 36 Atëherë prifti të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se të hyjë ai për të shqyrtuar plagën, që të mos shpallen të papastra të gjitha sendet e shtëpisë. Mandej të hyjë prifti për ta shqyrtuar shtëpinë. 37 Nëse prifti sheh se në muret e shtëpisë ka plasaritje në të gjelbër apo në të kuqërreme, që duken se janë më të thella se sipërfaqja e murit, 38 prifti të dalë te hyrja e shtëpisë dhe ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë. 39 Pas shtatë ditësh, prifti të kthehet dhe, nëse shikon se plaga është përhapur në muret e shtëpisë, 40 të urdhërojë të hiqen gurët në të cilët është plaga e të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit. 41 Shtëpia të gërryhet nga jashtë e nga brenda dhe suvaja e gërryer të hidhet në një vend të papastër jashtë qytetit. 42 Në vend të gurëve që u hoqën, të vihen gurë të tjerë dhe shtëpia të suvatohet me llaç tjetër. 43 Nëse plaga shfaqet sërish në atë shtëpi, pasi të jenë hequr gurët, të jetë gërryer dhe të jetë suvatuar sërish, 44 dhe vjen prifti e sheh se plaga është përhapur nëpër shtëpi, atëherë shtëpinë e ka prekur lebra dhe është e papastër. 45 Shtëpia të shkatërrohet dhe gurët, drurët e suvaja e saj të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit. 46 Kush hyn në atë shtëpi pasi të jetë mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 47 Kush fle në atë shtëpi duhet të lajë rrobat dhe kush ha në atë shtëpi duhet të lajë rrobat.

48 Nëse prifti vjen dhe sheh se plaga nuk është përhapur në shtëpi, pas suvatimit të saj, ta shpallë shtëpinë të pastër, sepse është pastruar nga plaga. 49 Për pastrimin e shtëpisë prej mëkatit, të marrë dy zogj, dru cedri, pëlhurë të kuqe dhe hisop. 50 Njërin nga zogjtë ta therë në një enë balte me ujë të rrjedhshëm. 51 Zogun tjetër të gjallë ta marrë bashkë me drurin e cedrit, me pëlhurën e kuqe dhe hisopin e t’i ngjyejë në gjakun e shpendit të therur në ujin e rrjedhshëm. Mandej të spërkatë shtëpinë shtatë herë. 52 Kështu, ai do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e cedrit, me hisopin e me pëlhurën e kuqe. 53 Pastaj ta lëshojë zogun e gjallë jashtë qytetit, të fluturojë nëpër fusha. Kështu ta kryejë shlyerjen për atë shtëpi dhe ajo do të jetë e pastër. 54 Ky është udhëzimi për çdo plagë të lebrës e të qerosjes, 55 për çdo lebër rrobash apo shtëpie, 56 për ënjtjet, për koret e lëkurës dhe për njollat e ndritshme, 57 që të përcaktohet kur diçka është e papastër apo e pastër. Ky është udhëzimi për lebrën».

Levitiku 13

Udhëzime për lebrën

Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Nëse ndokujt i del në lëkurë një ënjtje, kore apo njollë e shndritshme, që duket si plagë lebre, ai të çohet te prifti Aron apo te cilido prift prej bijve të tij. Prifti ta shqyrtojë plagën e lëkurës dhe, nëse qimja në vendin e plagës është zbardhur e plaga duket më e thellë se lëkura, plaga është lebër. Pasi ta ketë shqyrtuar, prifti ta shpallë të papastër. Nëse njolla e shndritshme në lëkurë nuk duket të jetë futur thellë në mish dhe nëse qimja nuk është zbardhur, prifti ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. Ditën e shtatë prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga nuk ka ndryshuar e nuk është përhapur në lëkurë, ta veçojë edhe për shtatë ditë të tjera. Pas shtatë ditësh ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga është zbehur e nuk është përhapur në lëkurë, ta shpallë të pastër, sepse është vetëm puçërr. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. Nëse e ka parë prifti dhe e ka shpallur të pastër, por njolla përhapet në lëkurë, ai duhet të paraqitet sërish te prifti. Prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, prifti ta shpallë të papastër, sepse është lebër.

Nëse ndokujt i shfaqet plaga e lebrës, të çohet te prifti. 10 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ka ndonjë të ënjtur të bardhë mbi lëkurë, nëse qimja i është zbardhur dhe në ënjtje ka mish të gjallë, 11 atëherë ai ka lebër të përhershme mbi lëkurë. Prifti ta shpallë të papastër, por mos ta veçojë si të papastër. 12 Nëse lebra i përhapet mbi lëkurë dhe ia mbulon tërë lëkurën e trupit nga koka te këmbët, aq sa mund t’ia kapë syri priftit, 13 prifti ta shqyrtojë dhe, nëse lebra i ka mbuluar tërë trupin, ta shpallë të pastër. Ai njeri është i pastër, sepse është zbardhur i tëri. 14 Kur të shfaqet mbi të mish i gjallë, atëherë të shpallet i papastër. 15 Prifti, pasi ta ketë parë mishin e gjallë, ta shpallë të papastër, sepse mishi i gjallë është i papastër, është lebër. 16 Nëse mishi i gjallë i zbardhet sërish, le të paraqitet te prifti, 17 i cili, pasi të ketë shqyrtuar se plaga i është zbardhur, ta shpallë të pastër atë që ka plagën, sepse është i pastër.

18 Nëse ndokush ka pasur mbi lëkurë ndonjë çiban, që i është shëruar, 19 dhe në vendin e çibanit i del ndonjë ënjtje e bardhë apo ndonjë njollë e bardhë, le të paraqitet te prifti. 20 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse njolla duket më e thellë së lëkura dhe qimja i është zbardhur, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre, që ka shpërthyer në çiban. 21 Nëse prifti shikon se qimja nuk është zbardhur dhe se çibani nuk është më thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 22 Nëse përhapet, le ta shpallë të papastër, sepse është lebër. 23 Nëse njolla e shndritshme rri në vend e nuk përhapet, është vurratë çibani. Atëherë prifti ta shpallë të pastër.

24 Nëse dikush pëson një djegie të lëkurës nga zjarri dhe vendi i djegies bëhet njollë e shndritshme, e murrme ose e bardhë, 25 prifti ta shqyrtojë dhe, nëse qimja te njolla është zbardhur e njolla duket më e thellë së lëkura, është lebër që ka shpërthyer te vendi i djegies. Prifti ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 26 Nëse prifti shikon se qimja në njollë nuk është zbardhur dhe se njolla nuk është më e thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 27 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 28 Nëse njolla ka mbetur në vend dhe nuk është përhapur në lëkurë, por është e zbehtë, atëherë është fryrje nga djegia. Prifti ta shpallë të pastër, sepse është vurratë prej djegies.

29 Nëse një burrë ose një grua ka një plagë në kokë ose në mjekër, 30 prifti ta shqyrtojë plagën dhe, nëse plaga është më e thellë së lëkura dhe qimja është zverdhur e holluar, ta shpallë të papastër, sepse është qere, lebër e kokës ose e mjekrës. 31 Nëse prifti e shqyrton plagën e qeres dhe nuk duket më e thellë se lëkura e nuk ka qime të zeza, ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. 32 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish plagën dhe nëse qerja nuk është përhapur, nëse në të nuk ka qime të verdha dhe nëse nuk duket më e thellë se lëkura, 33 ai që ka plagën të rruhet, përveçse në vendin e qeres. Mandej, prifti ta veçojë edhe shtatë ditë. 34 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish qeren dhe nëse qerja nuk është përhapur në lëkurë e nuk duket më e thellë se lëkura, ta shpallë të pastër. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. 35 Nëse është shpallur i pastër, por i përhapet qerja, 36 prifti ta shqyrtojë sërish. Nëse qerja është përhapur në lëkurë, prifti të mos shqyrtojë a ka qime të verdha, sepse ai njeri është i papastër. 37 Nëse sheh se qerja është ndalur dhe se në të kanë dalë qime të zeza, qerja është shëruar dhe ai njeri është i pastër. Prifti ta shpallë të pastër.

38 Nëse një burri ose një gruaje u shfaqen njolla të shndritshme mbi lëkurë, njolla të bardha, 39 le t’i shqyrtojë prifti. Nëse njolla e shndritshme mbi lëkurë është në të bardhë të zbehtë, është kurtesh i lëkurës. Ai njeri është i pastër.

40 Nëse dikujt i bien flokët e kokës, ai njeri është i shogët dhe është i pastër. 41 Nëse flokët i kanë rënë në pjesën e përparme, është i shogët mbi ballë dhe është i pastër. 42 Por, nëse në pjesën qerose apo mbi ballin qeros del një plagë e bardhë në të kuqërreme, është lebër që ka shpërthyer mbi kokë ose mbi ballë. 43 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ënjtja e plagës është e bardhë në të kuqërreme mbi pjesën qerose ose mbi ballin qeros dhe ngjan me lebrën e lëkurës, 44 ai njeri ka lebër dhe është i papastër. Prifti ta shpallë të papastër, sepse ka lebër në kokë.

45 I lebrosuri, që e ka kapur kjo sëmundje, t’i mbajë rrobat të shqyera, flokët të shprishur, mjekrën të mbuluar e të thërrasë: “I papastër! I papastër!”. 46 Për sa kohë të ketë plagën është i papastër. Ai është i papastër dhe duhet të jetojë vetëm, jashtë fushimit.

47 Nëse lebra shfaqet në veshje të leshta apo të linjta, 48 mbi stof leshi apo liri, të endur ose të thurur, mbi lëkurë apo mbi rroba lëkure, 49 dhe nëse njolla mbi rrobë apo mbi lëkurë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës është në të gjelbër apo në të kuqërreme, është plagë lebre dhe duhet t’i tregohet priftit. 50 Prifti ta shqyrtojë njollën e plagës e ta veçojë për shtatë ditë. 51 Ditën e shtatë ta shqyrtojë sërish njollën dhe, nëse sheh se është përhapur mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi lëkurën e rrobave të lëkurës, është plagë e keqe dhe rroba është e papastër. 52 Prifti ta djegë rrobën, stofin e endur apo të thurur dhe rrobat prej lëkure mbi të cilat gjendet njolla, sepse është plagë e keqe dhe duhet djegur në zjarr. 53 Nëse prifti sheh se njolla nuk është përhapur mbi rrobë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, 54 të urdhërojë që rroba me plagën e lebrës të lahet e ta veçojë edhe për shtatë ditë. 55 Nëse prifti sheh se pas larjes njolla nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk është përhapur, ajo është e papastër dhe duhet të digjet në zjarr. Të digjet në zjarr, sepse njolla po e ha nga brenda e nga jashtë. 56 Nëse prifti sheh se pas larjes njolla është zvogëluar, ta presë prej rrobës, prej lëkurës ose prej stofit të endur apo të thurur. 57 Por, nëse njolla shfaqet sërish mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, e ka kapur plaga, prandaj duhet ta djegësh në zjarr. 58 Ndërsa rrobat, stofet e endura apo të thurura dhe rrobat prej lëkure që, pasi të jenë larë, nuk kanë më njollë plage, të lahen sërish dhe mandej do të jenë të pastra. 59 Ky është udhëzimi për rrobat, për stofet e endura apo të thurura e për çdo rrobë lëkure, kur i zë sëmundja e lebrës dhe sesi shpallen të pastra».

Levitiku 12

Për lehonat

Zoti  i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: kur gruaja shtatzënë lind djalë, ajo do të jetë e papastër për shtatë ditë, siç është e papastër edhe gjatë të përmuajshmeve. Ditën e tetë djali të rrethpritet, por ajo duhet të presë edhe tridhjetë e tri ditë për t’u pastruar nga gjaku i vet. Të mos prekë asgjë të shenjtë e të mos hyjë në shenjtërore, derisa të plotësojë ditët e pastrimit.

Nëse lind vajzë, ajo do të jetë e papastër për dy javë, si gjatë të përmuajshmeve. Të presë gjashtëdhjetë e gjashtë ditë për t’u pastruar nga gjaku i vet. Kur të jenë plotësuar ditët e pastrimit për lindjen e një djali apo të një vajze, të sjellë një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një zog pëllumbi ose një turtull si fli mëkati dhe t’ia japë priftit te hyrja e tendës së takimit. Prifti t’i kushtojë para Zotit për të bërë shlyerjen për të dhe ajo do të pastrohet prej gjakrrjedhjes. Ky është udhëzimi për gruan që lind djalë ose vajzë. Nëse nuk i ka mundësitë për të kushtuar një qengj, të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbi, njërin për flinë e shkrumbimit dhe tjetrin për flinë e mëkatit. Prifti të bëjë për të shlyerjen e ajo do të pastrohet».

Levitiku 11

Kafshë të pastra e të papastra

Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Thuajuni izraelitëve se, prej të gjitha kafshëve të tokës, këto janë kafshët që mund të hani: hani çdo kafshë dythundrake e ripërtypëse. Megjithatë, kafshët dythundrake ose ripërtypëse që nuk duhet të hani janë këto: deveja, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është e papastër për ju; vjedulla, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është e papastër për ju; lepuri, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është i papastër për ju; dhe derri, se e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, është i papastër për ju. Nuk do ta hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni kërmat e tyre, se janë të papastra për ju.

Nga të gjitha kafshët e detit mund të hani çdo gjë që ka pendë e luspa, qofshin kafshë liqeni, deti apo lumi. 10 Mos hani asgjë që nuk ka pendë e luspa, qofshin kafshë deti apo lumi, zvarranikë uji apo çfarëdolloj kafshe tjetër që lëviz në ujë. Të jenë të neveritshme për ju. 11 Këto kafshë do të jenë të neveritshme për ju. Mishin e tyre mos e hani dhe kërmat e tyre të jenë të neveritshme. 12 Çdo kafshë uji që nuk ka pendë e luspa të jetë e neveritshme për ju.

13 Këta janë shpendët që do të jenë të neveritshëm për ju e që nuk do t’i hani, ngaqë janë të neveritshëm: shqiponja, huta, fajkoi, 14 qifti, çdo lloj skifteri, 15 çdo lloj korbi, 16 struci, kukuvajka, pulëbardha, çdo lloj fajkoi, 17 bufi, zhytra, ibisi, 18 mjellma, pelikani, fajkoi i detit, 19 lejleku, çdo lloj çafke, pupëza e lakuriqi i natës.

20 Çdo lloj insekti me krahë, që ecën mbi katër këmbë, të jetë i neveritshëm për ju. 21 Nga të gjitha insektet mund të hani çdo lloj insekti me krahë që ecën mbi katër këmbë dhe këmbët e pasme i ka me nyje për të kërcyer mbi tokë. 22 Nga këto mund të hani çdo lloj kandrre, çdo lloj bulkthi dhe çdo lloj karkaleci. 23 Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ecën mbi katër këmbë të jetë i neveritshëm për ju.

24 Të gjitha këto ju bëjnë të papastër. Kush prek kërmat e tyre do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 25 Kush mbart kërmën e tyre duhet të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 26 Çdo kafshë thundrake, por që nuk e ka thundrën të ndarë e që nuk ripërtypet, është e papastër për ju. Kush e prek bëhet i papastër. 27 Të gjitha kafshët katërkëmbëshe që ecin mbi putra janë të papastra për ju. Kush prek kërmën e tyre do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 28 Kush mbart kërmën e tyre duhet të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Këto janë të papastra për ju.

29 Nga kafshët që zvarriten mbi tokë, këto janë të papastra për ju: bukla, miu, çdo lloj hardhuce, 30 hardhja, varani, hardhuca e murit, urithi e kameleoni. 31 Nga zvarranikët e tokës, këto kafshë janë të papastra për ju. Kush i prek pasi të kenë ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 32 Çdo gjë mbi të cilën bie kërma e tyre bëhet e papastër, çdo enë druri, rrobë, lëkurë apo thes, çfarëdolloj sendi i përdorur për punë. Lajini me ujë, por janë të papastra deri në mbrëmje. Mandej do të jenë të pastra. 33 Çdo enë balte, në të cilën bie ndonjë prej tyre, të thyhet, sepse është e papastër me gjithçka mban. 34 Nëse ndonjë ushqimi i bie ujë prej asaj ene, ushqimi bëhet i papastër dhe çfarëdolloj pije që pihet nga një enë e tillë është e papastër. 35 Çdo gjë mbi të cilën bie kërma e tyre, bëhet e papastër, qoftë furrë apo vatër. Le të prishen, sepse janë të papastra. Çmojini ato si të papastra. 36 Burimet e sternat e ujit mbeten të pastra, por kush prek një kërmë aty, bëhet i papastër. 37 Nëse kërma e tyre bie mbi çdo lloj fare drithi, që është për mbjellje, fara mbetet e pastër. 38 Por nëse fara është lagur me ujë dhe bie mbi të ndonjë kërmë, ajo bëhet e papastër për ju.

39 Nëse ngordh ndonjë nga kafshët që mund të hani, kush prek kërmën e saj do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 40 Kush ha prej kërmës së saj, të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Po ashtu, kush mbart kërmën e saj, të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

41 Çdo lloj zvarraniku që zvarritet mbi tokë është i neveritshëm dhe nuk duhet të hahet. 42 Mos hani asnjë kafshë që zvarritet mbi barkun e vet dhe asnjë zvarranik me katër apo më shumë këmbë, se janë të papastra. 43 Mos e ndotni veten me zvarranikë e mos u bëni të papastër prej tyre. 44 Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Shenjtërohuni e bëhuni të shenjtë, se edhe unë jam i shenjtë. Mos u përdhosni prej zvarranikëve që zvarriten mbi tokë. 45 Unë jam Zoti që ju nxora prej dheut të Egjiptit, që të bëhesha Perëndia juaj. Jini të shenjtë, se edhe unë jam i shenjtë».

46 Ky është udhëzimi për kafshët, për shpendët, për gjallesat e ujit dhe për çdo qenie që zvarritet mbi tokë. 47 Bëni dallim mes të pastrës e të papastrës, që të dini cilën kafshë të hani e cilën të mos hani.

Levitiku 10

Mëkati i Nadabit dhe Abihuit

Nadabi e Abihui, bijtë e Aronit, morën secili temjanicën e vet, i mbushën me prush, vunë mbi to temjan dhe i kushtuan Zotit një zjarr të pashenjtëruar që ai nuk ua kishte urdhëruar. Atëherë prej pranisë së Zotit doli një zjarr, që i përpiu, e ata vdiqën në prani të ZotitAtëherë Moisiu i tha Aronit: «Për këtë foli Zoti kur tha:

“Tek ata që më afrohen

do ta tregoj shenjtërinë time,

do të përlëvdohem

para syve të mbarë popullit”».

Aroni nuk foli. Moisiu thirri Mishaelin dhe Elcafanin, bijtë e Uzielit, ungjit të Aronit, e u tha: «Shkoni e merrni vëllezërit tuaj prej shenjtërores dhe nxirrini jashtë fushimit». Ata shkuan dhe i nxorën me gjithë rroba jashtë fushimit, siç kishte urdhëruar Moisiu. Pastaj Moisiu i tha Aronit e bijve të tij, Eleazarit e Itamarit: «Mos i shkulni flokët e mos i shqyeni rrobat, që të mos vdisni e që të mos bjerë zemërimi i Zotit mbi gjithë bashkësinë. Ata që i dogji zjarri i Zotit le t’i qajnë vëllezërit tuaj dhe mbarë shtëpia e Izraelit. Mos dilni jashtë derës së tendës së takimit, se jeni lyer me vajin e vajosjes së Zotit. Përndryshe, do të vdisni». Ata bënë siç i urdhëroi Moisiu.

Zoti i tha Aronit: «Kur të hyni në tendën e takimit, mos pini verë e pije dehëse, as ti e as bijtë e tu, që të mos vdisni. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. 10 Kështu, do të mund të dalloni mes gjërave të shenjta e gjërave të rëndomta, mes të pastrave e të papastrave, 11 dhe do të mund t’u mësoni izraelitëve të gjitha rregullat që u ka urdhëruar Zoti përmes Moisiut».

12 Moisiu i tha Aronit e bijve që i kishin mbetur, Eleazarit e Itamarit: «Çka mbetet prej flisë së drithit pas kushtimit të flive të zjarrit për Zotin, merreni dhe hajeni si bukë të ndorme pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë. 13 Hajeni në vendin e shenjtë, se është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të zjarrit për Zotin. Kështu më është urdhëruar. 14 Gjoksin e flisë së lartësimit dhe kofshën e dhuratës hajeni në një vend të pastër bashkë me bijtë e me bijat, se kjo është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të paqtimit të izraelitëve. 15 Kofshën e dhuratës dhe gjoksin e flisë së lartësimit silleni e ngrijeni bashkë me dhjamin e flive të zjarrit si fli lartësimi për Zotin. Ju përket juve e bijve tuaj, si një e drejtë e përhershme, siç ka urdhëruar Zoti».

16 Mandej, Moisiu kërkoi të dinte si e kishin kushtuar cjapin e flisë për mëkatin dhe mori vesh se e kishin djegur. Atëherë ai u zemërua me Eleazarin e me Itamarin, bijtë që i kishin mbetur Aronit, e u tha: 17 «Pse nuk e hëngrët flinë për mëkatin në vendin e shenjtë? Ajo është gjë shumë e shenjtë e ju është dhënë për të hequr fajin e bashkësisë dhe për të bërë shlyerjen për të para Zotit18 Meqenëse gjaku i flisë nuk ishte sjellë brenda shenjtërores, ju duhet ta hanit atë në shenjtërore, siç ju urdhërova». 19 Aroni iu përgjigj Moisiut: «Ja, sot që u kushtua flija për mëkatin dhe flija e shkrumbimit para Zotit, më ndodhën gjithë këto gjëra. Po të haja sot flinë për mëkatin, a do ta kisha pëlqimin e Zotit?». 20 Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.

Levitiku 9

Flitë për shërbesën priftërore

Ditën e tetë Moisiu thirri Aronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit. Atëherë i tha Aronit: «Merr një viç për fli mëkati dhe një dash për fli shkrumbimi dhe paraqiti para Zotit. Të dy të jenë të patëmetë. Izraelitëve thuaju kështu: merrni një cjap për fli mëkati, një viç e një qengj motak të patëmetë për fli shkrumbimi, një dem e një dash për fli paqtimi, që t’i kushtoni para Zotit. Merrni edhe fli drithi përzier me vaj, sepse sot do t’ju dëftohet Zoti».

Ata morën çka u kishte urdhëruar Moisiu e i sollën para tendës së takimit. U afrua edhe gjithë bashkësia dhe qëndronte para ZotitMoisiu u tha: «Ky është urdhri që dha Zoti. Zbatojeni dhe do t’ju dëftohet lavdia e tij». Aronit i tha: «Afrohu tek altari, kushto flinë tënde të mëkatit dhe flinë tënde të shkrumbimit dhe bëj shlyerjen për vete e për popullin. Kushto flinë e popullit dhe bëj për ta shlyerjen, siç ka urdhëruar Zoti».

Aroni u afrua tek altari dhe theri viçin për flinë e vet të mëkatit. Pastaj bijtë e vet i sollën Aronit gjakun. Ai ngjeu në të gishtin dhe leu me gjak brirët e altarit, ndërsa gjakun e derdhi në themelet e altarit. 10 Dhjamin, veshkat dhe bulën e mëlçisë së flisë për mëkatin i dogji mbi altar, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. 11 Mishin dhe lëkurën i dogji në zjarr jashtë fushimit.

12 Mandej theri flinë e shkrumbimit. Bijtë e vet i sollën Aronit gjakun dhe ai e spërkati rreth altarit. 13 Pastaj i sollën flinë e shkrumbimit të ndarë në copa bashkë me kokën dhe ai i shkrumboi mbi altar. 14 Lau edhe zorrët bashkë me këmbët e i dogji në altar mbi flinë e shkrumbimit.

15 Mandej paraqiti flinë e popullit. Mori cjapin e flisë së mëkatit të popullit, e theri dhe e kushtoi si fli mëkati, siç kishte bërë edhe me flinë e parë. 16 Paraqiti edhe flinë e shkrumbimit dhe e kushtoi sipas urdhëresës. 17 Pastaj paraqiti flinë e drithit. Mbushi grushtin me të dhe e dogji në altar, përveç flisë mëngjesore të shkrumbimit. 18 Pastaj theri demin e dashin si fli paqtimi për popullin. Të bijtë i sollën Aronit gjakun dhe ai e spërkati rreth altarit. 19 Dhjamin e demit dhe të dashit, bishtin e dhjamosur, dhjamin që mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e mëlçisë 20 i vendosi mbi gjokset e flive dhe i dogji në altar. 21 Gjoksin dhe kofshën e djathtë Aroni i ngriti para Zotit si fli lartësimi, siç kishte urdhëruar Moisiu.

22 Atëherë Aroni ngriti duart mbi popullin dhe e bekoi. Pasi kushtoi flinë për mëkatin, flinë e shkrumbimit dhe flinë e paqtimit, Aroni zbriti nga altari. 23 Mandej, Moisiu e Aroni hynë në tendën e takimit, dolën dhe bekuan popullin. Mbarë popullit iu dëftua lavdia e Zotit24 Prej pranisë së Zotit doli një zjarr që përpiu flinë e shkrumbimit dhe dhjamin që ishin mbi altar. Mbarë populli e pa, brohoriti dhe u përkul me fytyrë përdhe.

Levitiku 8

Shenjtërimi i priftërinjve

Zoti i tha Moisiut: «Merr Aronin bashkë me bijtë e tij, rrobat, vajin e vajosjes, mëzatin për flinë e mëkatit, dy desh, shportën me bukë të ndorme, e mblidh gjithë bashkësinë te hyrja e tendës së takimit». Moisiu bëri siç e urdhëroi Zoti dhe mblodhi bashkësinë te hyrja e tendës së takimit. Moisiu i tha bashkësisë: «Ja ç’ka urdhëruar Zoti të bëhet». Mandej, nxori përpara Aronin e bijtë e tij e i lau me ujë. Aronit i veshi tunikën dhe i ngjeshi brezin, i veshi petkun dhe efodin e i ngjeshi brezin e efodit. Pastaj i vuri parzmoren dhe mbi parzmore Urimin e Tumimin. Në kokë i vuri kësulën e mbi kësulë, në anën e ballit, i vuri pllakën e artë dhe kurorën e shenjtë, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. 10 Mandej, Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tendën me gjithçka ndodhej atje dhe i shenjtëroi. 11 Me pak vaj stërpiku altarin shtatë herë, vajosi altarin me gjithë enët e tij dhe shenjtëroi legenin me gjithë bazën e tij. 12 Mandej, i hodhi Aronit në kokë nga vaji i vajosjes, e vajosi dhe e shenjtëroi. 13 Moisiu afroi edhe bijtë e Aronit, i veshi me tunika, i ngjeshi me brez dhe u vuri kësulëza në kokë, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

14 Solli edhe mëzatin për flinë e mëkatit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e mëzatit të flisë për mëkatin. 15 Mandej, Moisiu e theri mëzatin, mori gjak me gisht dhe e vuri mbi brirët e altarit rreth e qark. Kështu e pastroi altarin prej mëkatit. Pjesën tjetër të gjakut e derdhi te themelet e altarit dhe e shenjtëroi për të kryer mbi të shlyerjen. 16 Mori tërë dhjamin që mbulonte zorrët, rizën e mëlçisë, dy veshkat me gjithë dhjamin e tyre dhe i dogji mbi altar. 17 Pjesën tjetër të mëzatit, lëkurën, mishin e rropullitë i dogji në zjarr jashtë fushimit, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

18 Mandej, solli dashin për flinë e shkrumbimit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit. 19 Moisiu e theri dhe gjakun e spërkati rreth altarit. 20 Dashin e ndau në copa. Kokën, copat dhe dhjamin i dogji në zjarr. 21 Pasi i lau të përbrendshmet dhe këmbët me ujë, Moisiu e dogji të gjithë dashin mbi altar, siç e kishte urdhëruar Zoti. Ishte fli erëkëndshme shkrumbimi, fli zjarri për Zotin.

22 Solli edhe dashin e dytë për flinë e shugurimit dhe Aroni me bijtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit. 23 Moisiu e theri, mori gjak dhe e leu Aronin në bulën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë. 24 Pastaj afroi bijtë e Aronit dhe i leu me gjak në bulën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë. Pjesën tjetër të gjakut, Moisiu e spërkati rreth altarit. 25 Pastaj mori dhjamin, bishtin, gjithë dhjamin që mbulon zorrët, bulën mbi mëlçi, të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe kofshën e djathtë. 26 Prej shportës së bukëve të ndorme që ishte para Zotit, mori një bukë të ndorme, një kulaç me vaj dhe një pite e i vuri mbi dhjamin e mbi kofshën e djathtë. 27 Të gjitha këto ia vuri mbi pëllëmbë Aronit e bijve të tij dhe ata i ngritën si fli lartësimi para Zotit28 Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i dogji në altar si fli shkrumbimi. Kjo ishte flija erëkëndshme e shugurimit, fli zjarri për Zotin29 Moisiu mori gjoksin e dashit dhe e ngriti si fli lartësimi para Zotit. Kjo ishte pjesa prej dashit të flisë së shugurimit që i takonte Moisiut, siç e kishte urdhëruar Zoti.

30 Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes dhe gjakun që ishte në altar e spërkati me to Aronin, rrobat e tij, bijtë e tij e rrobat e bijve të tij. Kështu, ai e shenjtëroi Aronin, rrobat e tij, bijtë e tij e rrobat e bijve të tij. 31 Mandej, Moisiu i tha Aronit e bijve të tij: «Ziejeni mishin te hyrja e tendës së takimit e hajeni aty bashkë me bukët, që janë në shportën e flisë së shugurimit, ashtu siç urdhërova kur thashë t’i hanin Aroni e bijtë e tij. 32 Pjesën e mbetur të mishit e të bukës digjeni në zjarr. 33 Për shtatë ditë mos u largoni prej hyrjes së tendës së takimit, derisa të plotësohen ditët e shugurimit, sepse duhen shtatë ditë që të bëhet shugurimi juaj. 34 Ashtu siç u bë sot, ashtu ka urdhëruar Zoti të bëhet edhe për shlyerjen e mëkatit tuaj. 35 Rrini te hyrja e tendës së takimit për shtatë ditë e shtatë net dhe zbatoni urdhrin e Zotit, që të mos vdisni. Kështu më është urdhëruar».

36 Aroni e bijtë e tij bënë gjithçka sipas urdhrit që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

Levitiku 7

Flitë e tjera

«Ky është udhëzimi për flinë e fajit: është një gjë shumë e shenjtë. Flija për fajin të theret në të njëjtin vend ku theret flija e shkrumbimit dhe gjaku i saj të spërkatet përreth altarit. Të kushtohet gjithë dhjami i saj, bishti, dhjami që mbulon zorrët, të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bula mbi mëlçi të hiqet bashkë me veshkat. Prifti t’i shkrumbojë mbi altar si fli zjarri për Zotin. Kjo është flija për fajin. Çdo mashkull nga familjet priftërore mund të hajë prej saj. Të hajë në vend të shenjtë, sepse është shumë e shenjtë.

Flija për fajin është si flija për mëkatin dhe për të vlen i njëjti udhëzim: flija i përket priftit që kryen shlyerjen. Lëkura e flisë së shkrumbimit i takon priftit që kryen kushtimin e flisë së shkrumbimit. Priftit që kryen kushtimin i takon edhe çdo fli drithi e pjekur në furrë, e skuqur në tigan apo e pjekur në saç. 10 Çdo fli drithi përzier me vaj apo e thatë u takon të gjithë pasardhësve të Aronit, në masë të barabartë për secilin.

11 Ky është udhëzimi për flinë e paqtimit që i kushtohet Zotit12 nëse ndokush dëshiron të kushtojë fli falënderimi, të paraqesë si fli falënderimi kuleç të ndormë përzier me vaj, pite të ndorme lyer me vaj dhe kuleç prej maje mielli përzier me vaj. 13 Të paraqesë edhe disa kuleç me tharm bashkë me këtë fli, për të shoqëruar flinë e paqtimit për falënderim. 14 Prej secilës fli merrni nga një kulaç e kushtojani Zotit si dhuratë. Ajo i takon priftit që kreu spërkatjen e gjakut të flisë së paqtimit. 15 Mishi i flisë së paqtimit për falënderim, të hahet ditën që kushtohet dhe të mos lihet asgjë për të nesërmen.

16 Nëse flija që paraqitet është fli kushti apo fli vullnetare, të hahet po atë ditë që kushtohet. Nëse tepron ndonjë gjë, të hahet të nesërmen. 17 Nëse mishi i flisë tepron për ditën e tretë, të digjet në zjarr.

18 Nëse ndokush ha prej mishit të flisë së paqtimit ditën e tretë, ai që kushtoi flinë nuk do të pranohet dhe flija nuk do t’i merret parasysh. Ky mish është i papastër dhe kush ha prej tij do të jetë fajtor. 19 Mishi, që mund të ketë prekur ndonjë gjë të papastër, të mos hahet, por të digjet në zjarr. Nga mishi i flisë mund të hanë të gjithë ata që janë të pastër.

20 Kush është i papastër dhe ha mishin e flisë së paqtimit, që i është kushtuar Zotit, të zhbihetb prej popullit. 21 Kush prek ndonjë gjë të papastër njeriu, kafshe apo të çfarëdolloj fëlliqësie të pështirë, dhe ha mishin e flisë së paqtimit, që i është kushtuar Zotit, ai njeri të zhbihet prej popullit».

Ndalimi i gjakut e i dhjamit

22 Zoti i tha Moisiut: 23 «Thuaju izraelitëve: dhjamin e kaut, të deles apo të dhisë mos e hani. 24 Dhjamin e një kafshe të ngordhur apo të një kafshe që e ka shqyer bisha, mund ta përdorni për punë të ndryshme, por mos e hani assesi. 25 Kush ha dhjamin e një kafshe që kushtohet si fli zjarri për Zotin, të zhbihet prej popullit. 26 Po ashtu, mos përdorni për ushqim asnjë lloj gjaku, as shpendi, as bagëtie. 27 Kush ha gjak të çdo lloji, të zhbihet prej popullit».

Pjesa e priftërinjve

28 Zoti i tha Moisiut: 29 «Thuaju izraelitëve: kush i kushton fli paqtimi Zotit, t’i paraqesë Zotit pjesën e caktuar prej flisë së paqtimit. 30 T’ia paraqesë me duart e veta Zotit flinë që duhet të digjet në zjarr. Dhjamin ta sjellë bashkë me gjoksin. Gjoksi të ngrihet si fli lartësimi për Zotin31 Dhjamin prifti ta shkrumbojë në altar, ndërsa gjoksi i takon Aronit e bijve të tij. 32 Edhe kofsha e djathtë e flisë së paqtimit t’i jepet si dhuratë priftit. 33 Kofsha e djathtë u takon për pjesë bijve të Aronit që kushtojnë gjakun e dhjamin e flisë së paqtimit, 34 sepse gjoksin e flisë së lartësimit dhe kofshën e dhuratës e mora prej flive të paqtimit të bijve të Izraelit e ia dhashë priftit Aron e bijve të tij si rregull të përhershëm nga ana e bijve të Izraelit».

35 Kjo është pjesa që i takon Aronit e bijve të tij prej flive të zjarrit për Zotin. Ajo u jepet ditën që kryejnë shërbesën e tyre priftërore për Zotin36 Këto urdhëroi Zoti t’u jepen atyre, prej bijve të Izraelit, ditën që i vajosi. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. 37 Këto janë udhëzimet për flitë e shkrumbimit, flitë e drithit, flitë për mëkatin, flitë për fajin, flitë e shugurimit dhe për flitë e paqtimit, 38 që Zoti i urdhëroi Moisiut në malin e Sinait, ditën kur Zoti u urdhëroi bijve të Izraelit t’i kushtojnë fli Zotit në shkretëtirën e Sinait.


 b7.20 ose: të përjashtohet

Levitiku 6

Udhëzime për flitë

Zoti i tha Moisiut: «Jepi këtë urdhër Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e shkrumbimit: flija e shkrumbimit të vendoset mbi vatrën e zjarrit të altarit gjatë gjithë natës, deri në mëngjes. Zjarri i altarit të mbahet ndezur. Prifti, i veshur me petkun dhe mbathjet prej liri, të mbledhë prej altarit hirin e flisë së shkrumbimit, që ka djegur zjarri, e ta derdhë pranë altarit. Mandej, t’i heqë ato rroba e të veshë të tjera dhe ta çojë hirin jashtë fushimit, në një vend të pastër. Zjarri mbi altar të mbahet ndezur dhe të mos lihet të shuhet. Çdo mëngjes, prifti ta ushqejë me dru, të vendosë mbi të flinë e shkrumbimit e të djegë mbi të dhjamin e flive të paqtimit. Zjarri mbi altar të rrijë përherë ndezur e të mos shuhet.

Ky është udhëzimi për flinë e drithit: flinë e drithit e paraqesin para altarit në prani të Zotit bijtë e Aronit. Prifti të marrë një grusht majë mielli prej flisë së drithit, një pjesë të vajit, si dhe të gjithë temjanin e vendosur mbi flinë e drithit e t’i djegë mbi altar si fli erëkëndshme përkujtimi për ZotinPjesën e mbetur ta hanë Aroni e bijtë e tij si bukë të ndorme. Ta hanë në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 10 Të mos piqet me tharm, sepse është pjesa që u kam dhënë prej flive të zjarrit. Ajo është shumë e shenjtë, ashtu si flitë për mëkatin dhe flitë për fajin. 11 Prej saj mund të hanë të gjithë pasardhësit meshkuj të Aronit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në lidhje me flitë e zjarrit për Zotin. Kush i prek ato, bëhet i shenjtë».

12 Zoti i tha Moisiut: 13 «Ditën që vajosen si priftërinj, Aroni e bijtë e tij të kushtojnë para Zotit tre kilogramë majë mielli si fli drithi të përhershme, gjysmën në mëngjes e gjysmën në darkë. 14 Të përgatitet me vaj në saç, të jetë e rrahur mirë e të paraqitet si fli drithi e thyer në copa, si fli erëkëndshme për Zotin15 Kështu do të veprojë edhe kush do të vajoset si prift nga bijtë e tij për ta pasuar. Ky është rregull i përhershëm dhe e gjithë flija do të digjet për Zotin16 Çdo fli drithi e kushtuar prej priftit të digjet e tëra e të mos hahet».

17 Zoti i tha Moisiut: 18 «Thuaji Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e mëkatit: në vendin ku theret flija e shkrumbimit, atje të theret edhe flija për mëkatin para Zotit. Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 19 Prifti që kushton flinë për mëkatin të hajë prej saj në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 20 Çdo gjë që prek mishin e flisë është e shenjtë. Nëse bie ndonjë pikë prej gjakut të saj në rrobë, rroba të lahet në vend të shenjtë. 21 Ena e baltës, në të cilën është gatuar flija, të thyhet. Nëse është gatuar në enë të bronztë, ena të fërkohet mirë e të shpëlahet me ujë. 22 Prej saj mund të hajë çdo mashkull i familjeve priftërore, sepse është një gjë shumë e shenjtë, 23 ndërsa flija për mëkatin, një pjesë e gjakut të së cilës është çuar në tendën e takimit për të bërë shlyerjen e mëkatit në shenjtërore, të mos hahet, por të digjet në zjarr».

Levitiku 5

Flitë për mëkatet

«Kush dëgjon një përbetim dhe është dëshmitar për diçka që ka parë apo dëgjuar e nuk dëshmon, mëkaton dhe është fajtor. Po ashtu, kush prek pa dashje një gjë të papastër, si kërmën e një kafshe të papastër, kërmën e një kafshe shtëpiake të papastër apo kërmën e një zvarraniku të papastër, mëkaton dhe është fajtor. Kush prek pa dashje një papastërti njeriu, çfarëdolloj papastërtie që e ndot, sapo ta marrë vesh, është fajtor. Kush betohet pa u menduar mirë, për mirë apo për keq, sa herë që dikush betohet me buzë pa u menduar mirë dhe pa dashje, sapo ta marrë vesh, është fajtor. Kush është fajtor për një nga këto gjëra, duhet ta pranojë mëkatin. Atëherë le t’i paraqesë Zotit si fli faji për mëkatin që ka bërë një bagëti të imët femër, një qengj femër ose një dhi si fli mëkati, që prifti t’i bëjë shlyerjen e mëkatit.

Kush s’e ka mundësinë të kushtojë një dele, t’i paraqesë Zotit dy turtuj ose dy zogj pëllumbi si fli faji për mëkatin që ka bërë, njërin si fli mëkati dhe tjetrin si fli shkrumbimi. T’ia paraqesë priftit. Ai të kushtojë në fillim flinë për mëkatin, duke ia përdredhur qafën, pa e këputur kokën. Një pjesë të gjakut ta spërkatë në anë të altarit, ndërsa pjesën tjetër ta kullojë te themelet e altarit. Kjo është flija për mëkatin. 10 Turtullin ose pëllumbin tjetër ta kushtojë si fli shkrumbimi sipas rregullit, që prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit që ka bërë dhe ai të marrë faljen. 11 Nëse nuk e ka mundësinë të kushtojë dy turtuj ose dy zogj pëllumbi, të paraqesë si fli për mëkatin që ka bërë, tre kilogramë majë mielli si fli për mëkatin, pa i hedhur vaj dhe pa i vënë temjan përsipër, sepse është fli mëkati. 12 T’ia paraqesë miellin priftit, prifti ta mbushë grushtin si fli përkujtimi dhe ta djegë në altar, mbi flitë e zjarrit, për Zotin. Kjo është fli për mëkatin. 13 Prifti të bëjë për të shlyerjen e mëkatit që ka bërë për secilën nga këto gjëra dhe ai do të marrë faljen. Pjesa e mbetur e flisë së drithit i takon priftit».

14 Zoti i tha Moisiut: 15 «Kush kryen shkelje e mëkaton, duke shpërfillur ndonjë prej gjërave të shenjta të Zotit, t’i paraqesë Zotit si fli për fajin një dash të patëmetë prej kopesë, të vlerësuar në sikla argjendi, sipas siklës së shenjtërores, për flitë për fajin. 16 Dëmin që bëri ndaj shenjtërores ta paguajë, duke shtuar edhe një të pestën e vlerës e t’ia japë priftit. Prifti të bëjë për të shlyerjen e mëkatit, duke kushtuar dashin si fli faji, dhe ai do të marrë faljen.

17 Kush mëkaton pa dashje kundër cilitdo urdhërimi të Zotit dhe bën çka nuk duhet bërë, është fajtor dhe duhet të përgjigjet për fajin. 18 T’i paraqesë priftit një dash prej kopesë, sipas vlerësimit tuaj për flitë e fajit. Prifti të kryejë për të shlyerjen e shkeljes që bëri pa dashje dhe ai do të marrë faljen. 19 Kjo është fli për fajin, sepse ai njeri ishte fajtor para Zotit».

20 a Zoti i tha sërish Moisiut: 21 «Kush mëkaton e bën paudhësi ndaj Zotit, duke gënjyer bashkëkombësin e vet në lidhje me një send apo me një sasi të hollash, që i ishin lënë në ruajtje, nëse e vjedh apo e mashtron bashkëkombësin e vet, 22 nëse gjen ndonjë send të humbur dhe e mohon, apo bën betim të rremë për gjëra që njerëzit i bëjnë kur mëkatojnë, 23 nëse ka mëkatuar kështu, ai është fajtor dhe duhet të kthejë gjënë e grabitur me vjedhje apo me mashtrim, sasinë e të hollave që i ishte lënë në ruajtje, sendin e humbur që ka gjetur, 24 apo gjënë për të cilën bëri betim të rremë. Kujt i bëri dëmin do t’i kthejë, po atë ditë që i merret vesh faji, jo vetëm vlerën e dëmit, por do të shtojë edhe një të pestën e vlerës. 25 Mandej t’i paraqesë Zotit si fli për fajin një dash të patëmetë prej kopesë, sipas vlerësimit tuaj për flitë e fajit. 26 Prifti të bëjë për të shlyerjen e shkeljes para Zotit dhe ai do të marrë faljen për të gjitha shkeljet që e bënë fajtor».


 a5.20-26 të tjerë i rendisin si 6.1-7

Levitiku 4

Flija për mëkatin

Zoti i tha Moisiut: «Thuaju izraelitëve se kush mëkaton pa dashje kundër cilitdo urdhërimi të Zotit dhe bën çka nuk duhet të bëjë, nëse ai që mëkaton është prift i vajosur dhe e sjell kështu fajin mbi popullin, t’i kushtojë Zotit për mëkatin e kryer një mëzat të patëmetë si fli për mëkatin. Ta paraqesë mëzatin para Zotit te hyrja e tendës së takimit, t’i vërë dorën mbi kokë e ta therë para ZotitPrifti i vajosur të marrë pak gjak prej mëzatit dhe ta paraqesë në tendën e takimit, ta ngjyejë gishtin në gjak e ta spërkatë gjakun shtatë herë para Zotit në drejtim të velit të shenjtërores. Mandej, të vërë pak gjak mbi brirët e altarit të temjanit erëmirë para Zotit në tendën e takimit. Pjesën tjetër të gjakut të mëzatit ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit në hyrje të tendës së takimit. Ta nxjerrë tërë dhjamin prej mëzatit të kushtuar si fli mëkati, dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat, 10 siç hiqen prej mëzatit që kushtohet si fli paqtimi. Prifti t’i shkrumbojë mbi altarin e flive të shkrumbimit. 11 Lëkurën e mëzatit e gjithë mishin, bashkë me kokën e me këmbët, me zorrët e me rropullitë, 12 krejt mëzatin, pra, ta nxjerrë jashtë fushimit në një vend të pastër, atje ku derdhet hiri, e ta djegë me zjarr në turrë të druve. Të digjet atje ku derdhet hiri.

13 Nëse mbarë bashkësia e Izraelit gabon e bën pa dashje çka s’duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, bie në faj. 14 Kur ta kuptojnë mëkatin që kanë bërë, tërë bashkësia të kushtojë një mëzat si fli për mëkatin. Ta paraqesin mëzatin te hyrja e tendës së takimit. 15 Pleqësia e bashkësisë të vendosë duart mbi kokën e mëzatit para Zotit dhe ta therin po para Zotit16 Prifti i vajosur të paraqesë pak gjak prej mëzatit në tendën e takimit, 17 ta ngjyejë gishtin në gjak e të spërkatë gjakun shtatë herë para Zotit në drejtim të velit. 18 Mandej, të vërë pak gjak mbi brirët e altarit para Zotit në tendën e takimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit në hyrje të tendës së takimit. 19 Ta nxjerrë tërë dhjamin prej mëzatit dhe ta shkrumbojë mbi altar. 20 Të veprojë me mëzatin ashtu siç veproi me mëzatin për flinë e mëkatit. Prifti të kryejë shlyerjen për ta, që ata të marrin faljen. 21 Mëzatin ta nxjerrë jashtë fushimit dhe ta djegë siç dogji mëzatin e mëparshëm. Kjo është flija për mëkatin e bashkësisë.

22 Nëse ndonjë nga krerët e popullit gabon e bën pa dashje çka s’duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, Perëndisë së vet, ai bie në faj. 23 Kur ta kuptojë mëkatin që ka bërë, të paraqesë një cjap të patëmetë. 24 T’i vërë dorën mbi kokë cjapit, ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit dhe ta kushtojë si fli mëkati para Zotit25 Mandej prifti ta ngjyejë gishtin në gjakun e flisë për mëkatin dhe të vërë pak gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit. 26 T’ia nxjerrë tërë dhjamin dhe ta shkrumbojë mbi altar, siç veproi me flinë e paqtimit. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit, që ai të marrë faljen.

27 Nëse ndonjëri prej popullit të vendit mëkaton pa dashje e bën çka s’duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, ai bie në faj. 28 Kur ta kuptojë mëkatin që ka bërë, të paraqesë një dhi të patëmetë për mëkatin që ka bërë. 29 T’i vërë dorën mbi kokë flisë për mëkatin e ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit. 30 Mandej, prifti ta ngjyejë gishtin në gjak dhe të vërë gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit. 31 T’ia nxjerrë tërë dhjamin, siç veproi me flinë e paqtimit, e ta shkrumbojë mbi altar si fli erëkëndshme zjarri për Zotin. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit, që ai të marrë faljen.

32 Nëse paraqet qengj si fli mëkati, të paraqesë një qengj femër të patëmetë. 33 T’i vërë dorën mbi kokë flisë për mëkatin dhe ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit. 34 Mandej, prifti ta ngjyejë gishtin në gjakun e flisë për mëkatin dhe të vërë gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit. 35 T’ia nxjerrë tërë dhjamin, siç veproi me cjapin e flisë së paqtimit, dhe prifti ta shkrumbojë mbi altar si fli zjarri për Zotin. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit që ka bërë dhe ai do të marrë faljen».

Levitiku 3

Flija e paqtimit

«Kush kushton fli paqtimi prej bagëtive të trasha, të kushtojë para Zotit një mashkull apo një femër të patëmetë. T’i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Mandej, priftërinjtë, bijtë e Aronit, ta spërkatin gjakun përreth altarit. Prej flisë së paqtimit t’i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. Bijtë e Aronit t’i shkrumbojnë ato në altar mbi flinë e shkrumbimit që është vendosur mbi drutë e zjarrit. Kjo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.

Nëse i kushton Zotit si fli paqtimi një bagëti të imët, të kushtojë një mashkull apo një femër të patëmetë. Nëse kushton si fli një qengj, ta paraqesë para Zotitt’i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Bijtë e Aronit ta spërkatin gjakun përreth altarit. Prej flisë së paqtimit t’i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin, gjithë bishtin, të cilin do ta presë që nga shtylla kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 10 të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. 11 Mandej, prifti t’i shkrumbojë mbi altar. Kjo është fli ushqimi, e djegur për Zotin.

12 Nëse kushton një dhi, ta paraqesë para Zotit13 t’i vërë dorën mbi kokë flisë e ta therë para tendës së takimit. Bijtë e Aronit ta spërkatin gjakun përreth altarit. 14 Prej saj t’i kushtojë Zotit si fli në zjarr dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 15 të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat. 16 Mandej, prifti t’i shkrumbojë mbi altar. Kjo është fli ushqimi, e djegur, erëkëndshme, për Zotin17 Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në të gjitha vendbanimet tuaja: nuk do të hani as dhjamin e as gjakun».

Levitiku 2

Flija e drithit

«Kush dëshiron t’i kushtojë Zotit fli drithi, t’i kushtojë majë mielli. Të derdhë mbi të vaj e t’i vërë përsipër temjan. T’ua paraqesë priftërinjve, bijve të Aronit. Prifti ta mbushë grushtin me majë mielli e me vaj, të marrë tërë temjanin e ta shkrumbojë mbi altar si fli përkujtimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për ZotinÇka mbetet prej flisë së drithit i takon Aronit e bijve të tij. Kjo është një pjesë shumë e shenjtë e flive të zjarrit për Zotin.

Nëse kushton fli drithi të pjekur në furrë, të kushtojë kuleç me majë mielli, pa tharm, të përzier me vaj, si edhe pite pa tharm të lyera me vaj. Nëse kushton fli drithi të pjekur në saç, të jetë me majë mielli përzier me vaj e pa tharm. Ndaje në copa e hidhi vaj përsipër. Kjo është flija e drithit. Nëse kushton fli drithi të skuqur në tigan, të jetë me majë mielli përzier me vaj. Paraqitja Zotit flinë e drithit të gatuar me këto gjëra. Jepja priftit, që ta çojë në altar. Prifti të ndajë një pjesë nga flija e drithit e ta shkrumbojë mbi altar si fli përkujtimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin10 Çka mbetet prej flisë së drithit i takon Aronit e bijve të tij. Kjo është një pjesë shumë e shenjtë e flive të zjarrit për Zotin.

11 Asnjë nga flitë e drithit që i kushtohen Zotit të mos bëhet me tharm, sepse nuk do të shkrumboni asgjë me tharm apo me mjaltë si fli zjarri për Zotin12 Këto mund t’ia kushtoni Zotit si prodhime të para, por ato nuk do të vihen mbi altar si fli erëkëndshme. 13 Hidhi kripë çdo flije drithi dhe mos e lër flinë tënde të drithit pa kripën e besëlidhjes me Perëndinë tënd. Bashkë me të gjitha flitë e tua, kushto edhe kripën.

14 Nëse i kushton Zotit fli drithi të prodhimeve të para, kushtoji kallinj të pjekur në zjarr dhe kokrra drithi të shtypura, si fli drithi të prodhimeve të para. 15 Hidhi vaj dhe vendos mbi të temjan. Kjo është fli drithi. 16 Mandej, prifti të shkrumbojë si fli përkujtimi një pjesë të kokrrave të shtypura, një pjesë të vajit dhe të gjithë temjanin. Kjo është fli zjarri për Zotin».

Levitiku 1

Flija e shkrumbimit

Zoti e thirri Moisiun, i foli prej tendës së takimit e i tha: «Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: kush dëshiron t’i kushtojë bagëti si fli Zotit, le t’ia kushtojë prej bagëtive të trasha ose prej bagëtive të imëta. Nëse dëshiron t’i kushtojë fli shkrumbimi prej bagëtive të trasha, t’i kushtojë një mashkull të patëmetë. Le ta bëjë te hyrja e tendës së takimit, që Zoti ta pranojë. Ta vërë dorën mbi kokën e flisë së shkrumbimit, që flija t’i pranohet për shlyerjen e mëkatit. Ta therë mëzatin para Zotit dhe priftërinjtë, bijtë e Aronit, ta kushtojnë gjakun e të spërkatin altarin që ndodhet në hyrje të tendës të takimit. Flija e shkrumbimit të rripet e të prihet në copa. Bijtë e priftit Aron të ndezin zjarrin mbi altar e të vendosin drutë mbi zjarr. Mandej t’i vënë copat, kokën e dhjamin, me radhë, mbi drutë e zjarrit të altarit. Zorrët e këmbët të lahen me ujë. Prifti t’i shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.

10 Nëse kushton si fli shkrumbimi bagëtitë të imëta, dele apo dhi, të kushtojë një mashkull të patëmetë. 11 Ta therë para Zotit në krahun verior të altarit dhe bijtë e priftit Aron ta spërkatin gjakun përreth altarit. 12 Ta presë në copa dhe prifti t’i vendosë bashkë me kokën e me dhjamin mbi zjarrin e altarit. 13 Zorrët e këmbët t’i lajë me ujë. Prifti të kushtojë gjithçka e ta shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.

14 Nëse i kushton Zotit shpendë si fli shkrumbimi, t’i kushtojë turtull ose zog pëllumbi. 15 Prifti ta kushtojë tek altari, t’ia këpusë kokën e ta shkrumbojë mbi altar, ndërsa gjakun t’ia shtrydhë në anë të altarit. 16 Mandej t’ia heqë gushën me gjithë pendë e t’i hedhë në anën lindore të altarit, në vendin ku hidhet hiri. 17 T’ia thyejë krahët, pa ia shkëputur, e ta shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin».