Sofonia 3

Gjykimi i Jerusalemit

«Mjerë qyteti i ndyrë,

kryengritës e shtypës.

Askënd nuk dëgjon

e qortim nuk pranon.

Në Zotin s’ka besim,

Perëndisë së vet nuk iu afrua.

Princat mes tij

ulërijnë porsi luanët.

Gjyqtarët e tij si dhelprat e mbrëmjes,

s’lënë gjë për mëngjes.

Profetët e tij kokëkrisur,

njerëz dinakë janë ata.

Priftërinjtë e tij ndyjnë shenjtëroren,

ligjin dhunojnë.

Por, Zoti, mes tij, është i drejtë

e nuk bën padrejtësi.

Mëngjes për mëngjes nxjerr në dritë gjykimin e tij

e kurrë nuk do të mungojë,

por i mbrapshti nuk ka turp!

I zhbiva kombet,

pirgjet e tyre u rrënuan.

I shkretova udhët e tyre,

askush s’kalon më në to.

I rrafshova qytetet e tyre,

askush s’banon më në to.

Thashë: “Tani, vërtet, do të më druash,

qortimin do ta pranosh,

që banesa jote të mos zhbihetc,

siç urdhërova kundër teje”.

Por, ja, shpejt u shthurën

në çdo gjë që bëjnë.

Ndaj, pritmëni, kumton Zoti,

pritni ditën kur të ngrihem si paditësç.

Vendosa t’i mbledh kombet tok,

mbretëritë t’i bëj bashkë,

që të derdh mbi ta zemërimin tim,

tërë hidhërimin tim të flaktë,

se në zjarrin e zellit tim

mbarë toka do të përpihet.

Atëherë do t’ua pastroj buzët popujve,

që të gjithë të thërrasin emrin e Zotit

e t’i shërbejnë atij njëzëri.

10 Përtej lumenjve të Kushit,

adhuruesit e mi, bijat e atyre që degdisa,

kushtime do të më sjellin.

11 Atë ditë s’do të turpërohesh

për veprat që bëre,

kur ngrite krye kundër meje,

se do t’i heq mburravecët e të krekosurit prej teje

e ti s’do të krenohesh më

në malin tim të shenjtë.

12 Një popull të përvuajtur e të varfër,

do të lë mes teje.

Në emrin e Zotit do të gjejnë strehë.

13 Të mbeturit e Izraelit s’do të bëjnë padrejtësi,

s’do të thonë gënjeshtra,

gjuhë mashtruese nuk do të ketë mes tyre.

Do të kullotin e mrizojnë,

askush nuk do t’i shqetësojë!

Psalm gëzimi

14 Këndo, o bija e Sionit,

brohorit, o Izrael,

gëzohu e ngazëllehu me gjithë zemër,

o bija e Jerusalemit.

15 Zoti e hoqi dënimin tënd,

armiqtë e tu i largoi.

Zoti, mbreti i Izraelit, është mes teje,

s’do t’i trembesh më ligësisë.

16 Atë ditë do t’i thuhet Jerusalemit:

“Mos ki frikë, o Sion,

dora mos t’u dridhtë!”.

17 Zoti, Perëndia yt, është mes teje,

trim shpëtimtar.

Me ty do të gëzohet plot hare,

do të qetësohetd prej dashurisë,

do të brohorasë e këndojë për ty,

18 porsi në ditë festedh.

Do ta heq prej teje fatkeqësinë,

që të mos përçmohesh më.

19 Ja, atë ditë do të merrem

me tërë shtypësit e tu.

Të çalin do ta shpëtoj,

të zbuarin do ta kthej.

Do t’u jap lavdi dhe emër

në çdo vend ku u poshtëruan.

20 Atë ditë do t’ju kthej,

në atë kohë do t’ju mbledh tok.

Do t’ju jap lavdi dhe emër

mes mbarë popujve të dheut,

kur fatin t’jua kthej para syve,

thotë Zoti».


 c3.7 të tjerë: s’do të zhduken prej syve të tyre

 ç3.8 të tjerë: për të bërë plaçkë

 d3.17 të tjerë: do të ripërtërijë dashurinë e tij

 dh3.18 të tjerë: Do t’i mbledh të mjerët në festë