1 Zoti mbretëron. Është veshur me madhështi.
Zoti është veshur e ngjeshur me fuqi.
Bota qëndron mbi themele të forta
dhe nuk do të trandet kurrë.
2 Froni yt qëndron i fortë që prej fillimit,
ti vetë je që prej amshimit.
3 Lumenjtë u frynë, o Zot,
lumenjtë ngritën zërin e tyre,
lumenjtë shtuan buçimën e tyre.
4 Më madhështor se buçima e ujërave të shumtë,
më madhështor se oshtima e valëve të detit
është Zoti në lartësi.
5 Dëshmitë e tua janë vërtet të besueshme,
shtëpisë sate i ka hije përjetë shenjtëria, o Zot.