1 Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.
2 O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!
Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.
3 Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave
tregove fuqinë kundër armiqve të tu,
që t’i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.
4 Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua,
hënën e yjet që ti krijove,
5 ç’është njeriu që të kujtohesh për të,
apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?
6 Pak më pak se Perëndif e bëre,
e kurorëzove me nder e me lavdi.
7 I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua,
gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:
8 mbarë dhentë, gjedhët
dhe egërsirat e fushës,
9 zogjtë e qiellit, peshqit e detit,
gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.
10 O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!