Psalmet 75

Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Psalm i Asafit. Këngë.

Të përlëvdojmë, o Perëndi,

ty të përlëvdojmë!

Emrin tënd thërrasimh,

mrekullitë e tua shpallim.

«Ja, kur të vijë koha që kam caktuar,

do të gjykoj me drejtësi.

Le të trandet toka me gjithë banorët e saj,

jam unë që ia mbaj fort shtyllat. selah

Krenarëve u thashë: “Mos u krenoni!”,

të paudhëve: “Mos ngrini krye!

Mos i ngrini shumë lart kryet,

mos flisni me kokëfortësi”».

As nga lindja, as nga perëndimi,

as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi,

se gjykatës është Perëndia.

Këtë e përul, atë lart e ngre.

Zoti mban në dorë një kupë vere,

plot shkumë e plot me erëza,

e prej saj jep për të pirë.

Gjithë të paudhët e tokës do të pinë,

do ta thajnë me gjithë llum.

10 E unë do të të shpall përherë,

himne do t’i këndoj Perëndisë së Jakobit.

11 Do t’ua thyej kryet gjithë të paudhëve,

ndërsa i drejti do ta ngrejë kokën lart.


 h75.2 ose: pranë nesh është emri yt