Psalmet 72

I Solomonit.

O Perëndi, dhuroja mbretit gjykimet e tua

e drejtësinë tënde birit të mbretit,

që popullin tënd ta gjykojë me drejtësi

e skamnorëve të tu t’u japë të drejtën.

Malet le t’i sjellin paqe popullit

e kodrat drejtësi.

Mbreti le t’u japë drejtësi skamnorëve të popullit,

bijtë e nevojtarëve le t’i shpëtojë

e shtypësin ta dërrmojë.

Të paçin frikëë brez pas brezi,

sa të ketë diell e sa të ketë hënë.

Le të zbresë si shiu mbi luadh të kositur,

si rrebeshi që ujit tokën.

Në ditët e tij le të lulëzojë i drejti

e paqe të madhe le të ketë,

derisa të mos jetë më hëna.

Le të sundojë nga deti në det,

nga lumi deri në skajet e tokës.

Përpara tij le të përkulen banorët e shkretëtirës

dhe armiqtë e tij le të lëpijnë pluhurin.

10 Mbretërit e Tarshishit e ishujt le t’i sjellin tagrin,

mbretërit e Shebës e të Sebës, dhurata.

11 Para tij le të përkulen gjithë mbretërit,

gjithë kombet atij t’i shërbejnë.

12 Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret

e skamnorin që s’e ndihmon askush.

13 Do t’i dhimbset i dobëti e nevojtari,

nevojtarëve do t’ua shpëtojë jetën.

14 Do t’i shpëtojë nga shtypja e dhuna,

gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.

15 Rroftë mbreti e prej arit të Shebës marrtë!

U lutshin për të pa pushim,

gjithë ditën e bekofshin!

16 Toka dhëntë drithë me shumicë,

majave të maleve u valëvitshin kallinjtë,

prodhimi i tyre qoftë i begatë si Libani,

prej qytetit lulëzofshin si bari i fushësf.

17 Emri i tij mbettë përjetë!

Emri i tij qëndroftë sa të jetë dielli!

Në të u bekofshin njerëzit,

gjithë kombet e quajtshin të lum.

18 Bekuar qoftë Zoti Perëndi, Perëndia i Izraelit,

i vetmi që bën mrekulli!

19 Bekuar qoftë përjetë edhe emri i tij i lavdishëm

e me lavdinë e tij u mbushtë tërë toka!

Amen! Amen!

20 Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Jeseut.


 ë72.5 të tjerë: Ai do të jetojë

 f72.16 të tjerë: banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës