Psalmet 6

Mjeshtrit të korit. Për vegla me tetë korda. Psalm i Davidit.

Mos më qorto, o Zot, me zemërimin tënd,

mos më ndëshko me mërinë tënde.

Ki mëshirë për mua, o Zot, se po tretem,

shëromë, se po më dridhen kockat.

Shpirtin ma ka zënë tmerri,

po deri kur, o Zot?

Kthehu, o Zot, e çliroje shpirtin tim,

shpëtomë për hir të mirësisë sate,

se ndër të vdekurit s’ka kush të kujton,

e në skëterrëdh s’ka kush të falënderon.

U lodha së rënkuari,

e njom përnatë shtratin tim,

me lot e lag shtrojën time.

M’u fikën sytë nga brenga,

m’u dobësuan prej të gjithë armiqve të mi.

Largohuni nga unë ju që bëni paudhësi,

se Zoti e dëgjon ngashërimin tim.

10 Zoti e dëgjoi përgjërimin tim

dhe lutjen time do ta pranojë.

11 U turpërofshin e u tmerrofshin të gjithë armiqtë e mi,

e menjëherë u kthefshin pas të çnderuar.


 dh6.6 ose: sheol