Psalmet 56

Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.

Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin,

kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.

Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë,

të shumtë janë ata që më sulmojnë nga larty.

Ditën që do të më pushtojë frika,

te ti do të kem besim.

Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,

te Perëndia kam besim,

prandaj nuk frikësohem.

Ç’do të më bëjë njeriu prej mishi?

Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia,

për mua shestojnë të keqen.

Janë vërsulur, kanë zënë pusi,

më ruajnë hapat, jetën të më marrin.

Shpërbleji sipas paudhësive të tyrez,

o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!

Ti e di mirë sa herë kam mërguar.

Mblidhi lotët e mi në calikun tënd!

A s’janë të shkruara në librin tënd?

10 Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi,

ditën që do të të thërras.

Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.

11 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,

te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,

12 te Perëndia e kam varur shpresën,

prandaj nuk frikësohem.

Ç’do të më bëjë njeriu?

13 Do t’i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi,

do të të kushtoj fli falënderimi,

14 se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes,

këmbët m’i ke ruajtur nga rrëshqitja,

që të eci në prani të Perëndisë,

në dritën e jetës.


 y56.3 të tjerë: o i Lartë

 z56.8 të tjerë: Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë