Psalmet 23

Psalm i Davidit.

Zoti është bariu im,

asgjë s’më mungon.

Në kullota të gjelbra më shtrin,

drejt ujërave të qeta më prin,

shpirtin ma përtërin.

Më udhëheq shtigjeve të drejta,

në saje të emrit të tij.

Edhe në ecsha nëpër luginën e territq,

s’tutem nga e keqja, se ti je me mua.

Shkopi yt e kërraba jote,

ato më ngushëllojnë.

Para ma shtron tryezën,

kundruall armiqve të mi;

kokën ma lyen me vaj,

kupa ime gufon.

Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin

të gjitha ditët e jetës sime.

E unë do të banoj përgjithmonë

në shtëpinë e Zotit.


 q23.4 të tjerë: luginën e hijes së vdekjes