Psalmet 2

Përse vlojnë kombet

dhe popujt pëshpëritin kotësi?

Mbretërit e tokës po ngrihen

dhe prijësit po mblidhen bashkë

kundër Zotit e kundër të vajosurita të tij.

«T’i këputim vargonjtë e tyre,

litarët e tyre t’i hedhim tej».

Ai që rri në qiell qesh,

Zoti tallet me ta.

Atëherë, u flet me turfullimë,

me zemërimin e vet i tmerron:

«Mbretin tim e vurab në Sion,

në malin tim të shenjtë».

Do të shpall vendimin e Zotit.

Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.

Kërkomë e do të t’i jap kombet si trashëgim,

tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.

Me skeptër hekuri do t’i thyesh,

si enë poçari do t’i copëtosh».

10 Prandaj, silluni me urti, o mbretër,

vini mend, o gjyqtarë të tokës.

11 Shërbejini Zotit me drojë,

me dridhma gëzohuni;

12 nderoni birin e tijc,

që Zoti të mos zemërohet

e ju të mos birreni udhës,

se zemërimi i tij është i shpejtë.

Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.


 a2.2 he. Mesisë

 b2.6 ose: shugurova

 c2.12 të tjerë: bëni siç kërkon ai