Aleluja.
1 Lavdërojeni Perëndinë në shenjtëroren e tij,
lavdërojeni në kubenë qiellore të fuqisë së tij.
2 Lavdërojeni për veprat e tij të fuqishme,
lavdërojeni për madhështinë e tij të pafund.
3 Lavdërojeni me tingujt e bririt,
lavdërojeni me harpë e me lirë.
4 Lavdërojeni me dajre e me valle,
lavdërojeni me lahutë e me fyell.
5 Lavdërojeni me cimbale tingëlluese,
lavdërojeni me cimbale kumbuese.
6 Gjithçka që merr frymë le të lavdërojë Zotin.
Aleluja!