Psalmet 15

Psalm i Davidit.

Kush mund të rrijë në tendën tënde, o Zot?

Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?

Ai që bën jetë të përsosurn,

që vepron me drejtësi

e thotë të vërtetën me gjithë zemër,

ai që nuk trillon me gjuhë,

që nuk i bën keq shokut të vet

e tjetrin nuk e njollos,

ai që njeriun e lig e përbuz,

por që i çmon ata që druajnë Zotin;

ai që jep fjalën dhe e mban,

edhe kur është në dëm të tij,

ai që nuk jep para me kamatë

e nuk merr mitë kundër të pafajshmit.

Kush bën këto gjëra nuk do të trandet kurrë.


 n15.2 ose: që bën jetë të paqortueshme