1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Thotë i marri në zemrën e tij:
«S’ka Perëndi».
Të gjithë janë shthurur e bëjnë vepra të neveritshme,
askush nuk bën të mirën.
2 Prej qiellit Zoti i vështron njerëzit,
për të parë në ka ndonjë të mençur që kërkon Perëndinë.
3 Të gjithë kanë dalë nga udha,
të gjithë janë shthurur,
askush nuk bën të mirën,
as edhe një.
4 A nuk janë të pamend të paudhët,
që e gëlltisin popullin tim si bukën
dhe Zotin nuk e thërrasin?
5 Por ja, do të dridhen nga tmerri,
sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
6 Ju doni të shkatërroni shpresatll e skamnorit,
por streha e tij është Zoti.
7 Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit?
Kur Zoti ta kthejë popullin e vet nga robëriam,
do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.