1 Këngë shtegtimesh. E Davidit.
Ja, sa mirë dhe këndshëm
kur vëllezërit banojnë së bashku,
2 porsi vaj i çmuar mbi kokë,
që rrjedh mbi mjekër, mbi mjekrën e Aronit,
që zbret deri te kindi i petkut të tij,
3 porsi vesa e Hermonit, që bie mbi malet e Sionit,
se atje e dërgoi Zoti bekimin,
jetë në amshim.