1 Këngë shtegtimesh. E Davidit.
O Zot, nuk krenohet zemra ime
e sytë nuk i ngre lart.
Nuk rend pas madhështive,
as pas gjërave tepër të vështira.
2 Por jam qetësuar e shpirti më është prehur,
si foshnja e zvjerdhur me të ëmën,
si foshnja e zvjerdhur është shpirti im me mua.
3 Le të shpresojë Izraeli te Zoti,
që tani e deri në amshim.