1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Deri kur do të më harrosh, o Zot?
Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje?
3 Deri kur do të kem ankth në shpirt
e brengë në zemër gjithë ditën?
Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua?
4 Shikomë e përgjigjmu, o Zot, Perëndia im!
Jepu dritë syve të mi,
që të mos më zërë gjumi i vdekjes,
5 që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!»
që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.
6 Por unë kam besim në mirësinë tënde,
zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd.
Do t’i këndoj Zotit për të mirat që më dha.