1 Këngë shtegtimesh.
Shumë më kanë luftuar që në rini,
le ta thotë, pra, Izraeli,
2 shumë më kanë luftuar që në rini,
por nuk ia dolën të më mposhtin.
3 Bujqit kanë mihur mbi kurrizin tim,
hulli të gjata aty kanë bërë.
4 Por Zoti është i drejtë,
leqet e të paudhëve i këputi.
5 U turpërofshin e u kthefshin pas,
gjithë sa urrejnë Sionin!
6 U bëfshin si bari i pullazeve,
që thahet para se të rritet.
7 Me të korrësi s’e mbush dot dorën
e as krahët ai që mbledh duajt.
8 E as kalimtarët nuk do të thonë:
«Bekimi i Zotit qoftë mbi ju!
Ju bekojmë në emër të Zotit!».