1 Këngë shtegtimesh.
Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit,
që nuk trandet, por mbetet në amshim.
2 Jerusalemi është i rrethuar me male,
Zoti rrethon popullin e vet
që tani e deri në amshim.
3 Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë
mbi trashëgiminë e të drejtëve,
që të drejtët të mos i zgjatin duart
për të bërë paudhësi.
4 Të mirëve, o Zot, bëju mirë,
edhe atyre që janë zemërdrejtë.
5 Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra,
Zoti do t’i degdisë bashkë me të paudhët.
Paqe mbi Izraelin!