1 Këngë shtegtimesh.
Në fatkeqësi i thirra Zotit
e ai m’u përgjigj.
2 O Zot, shpëtomë prej buzëve gënjeshtare,
dhe prej gjuhës mashtruese.
3 Ç’do të marrësh e ç’do të fitosh,
o gjuhë mashtruese?
4 Shigjeta të mprehta luftëtari
me thëngjij të ndezur dëllinje.
5 I mjeri unë që banoj në Meshek
e rri ndër tendat e Kedarit.
6 Tepër gjatë ka jetuar shpirti im
me njerëz që urrejnë paqen.
7 Unë jam për paqen,
por, kur flas, ata kërkojnë luftë.