Psalmet 12

Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.

Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti,

s’ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.

Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin,

lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.

Zoti preftë çdo buzë lajkatare

e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.

Sepse ata thonë:

«Jemi të fortë nga goja.

Me buzët që kemi,

kush mund të na sundojë?».

«Por tani do të ngrihem», thotë Zoti,

«se të varfrit po shtypen,

skamnorët po rënkojnë.

Do t’i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnëk».

Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra,

argjend i shkrirë në furrë dheu,

argjend i pastruar shtatë herë.

Ti, o Zot, e mban fjalënl

dhe do t’i shpëtosh nga kjo brezni përherë.

Të paudhët bredhin anekënd,

sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.


 k12.6 të tjerë: e do ta shpëtoj atë që e përbuzin

 l12.8 ose: do t’i ruash