1 Kur Izraeli doli nga Egjipti
dhe shtëpia e Jakobit nga një popull i huaj,
2 Juda u bë shenjtërorja e Zotit,
Izraeli zotërimi i tij.
3 Deti pa e iku,
Jordani u kthye pas.
4 Malet kërcyen si desh,
kodrat si qengja dhensh.
5 Ç’pate, o det, që ike,
e ti, o Jordan, që pas u ktheve?
6 Ç’patët, o male, që si desh kërcyet,
e ju, o kodra, porsi qengja dhensh?
7 Dridhu, o tokë, para Zotit,
para Perëndisë së Jakobit!
8 Ai e ktheu shkëmbin në liqen,
shkrepin në burime ujërash.