Hosea rimerr gruan
1 Zoti më tha përsëri: «Duaj një grua kurorëshkelëse, një grua që e do një tjetër. Duaje siç i deshi Zoti bijtë e Izraelit, ndonëse ndjekin Perëndi të tjerë e duan kuleçtë e rrushit.
2 Kështu, e bleva gruan për pesëmbëdhjetë monedha argjendi dhe njëqind e pesëdhjetë kilogramë elb. 3 I thashë: “Rri me mua për një kohë të gjatë e mos kryej kurvëri. Mos shko me të tjerë e unë do të jem me ty”. 4 Se, ja, bijtë e Izraelit do të jenë për një kohë të gjatë pa mbret e pa princ, pa fli e pa përmendore, pa efod e pa idhuj. 5 Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen e do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre. E në ditët që do të pasojnë do të mahniten me Zotin e me mirësinë e tij».