Hosea 14

Gjykimi dhe falja

ll «Samaria është fajtore,

se ngriti krye kundër Perëndisë së vet,

ndaj prej shpatës do të bien,

të vegjlit do t’u theren,

shtatzënave barku do t’u çahet.

Kthehu, o Izrael,

te Zoti, Perëndia yt,

se për fajin tënd u pengove.

Kthehu te Zoti,

bashkë me fjalët e tua.

Thuaji atij: “Fale tërë fajin,

të mirën pranoje

e ne do të kushtojmë

frytin e buzëve tonam.

Asiria nuk do të na shpëtojë,

kuajve nuk do t’u grahim.

Nuk do t’i quajmë perëndi

veprat e duarve tona,

se në ty bonjaku gjen mëshirë”.

Do ta shëroj pabesnikërinë e tyre,

do t’i dua me gjithë zemër,

se zemërimi kundër tyre m’u fashit.

Vesë do të jem për Izraelin,

si zambaku ai do të lulëzojë,

rrënjët thellë do t’i hedhë

porsi pemët e Libanit.

Filiza do të nxjerrë,

lavdia e tij do të jetë si ajo e ullirit

e do të kundërmojë si Libani.

Nën hijen time

do të kthehen e do të banojnë,

do të rriten me drithë,

porsi vreshti do të begatojnë,

do të kujtohet emri i tij

porsi vera e Libanit.

Efraim, ç’më lidh me idhujt?

Unë të përgjigjem e të vrojtoj,

unë jam porsi bredhi, gjithmonë i blertë,

prej meje rrjedh fryti yt.

10 Kush është i urtë këto të kuptojë,

i dituri t’i mëtojë,

se udhët e Zotit janë të drejta,

të drejtë janë ata që ecin në to,

por ligjshkelësit në to pengohen».


 ll14.1 të tjerë e rendisin si 13.16

 m14.3 ose: buzët tona si qetë