Hosea 13

Fundi i Efraimit

«Kur Efraimi merrte fjalën, të kallte datën,

përlëvdohej ai në Izrael,

por për Baalin u bë fajtor e vdiq.

Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë,

bëjnë për vete idhuj të metaltë,

idhuj të argjendtë e të punuar,

vepra mjeshtërish janë ato.

Për ta thuhet:

“Janë njerëz që flijojnëk e viçat adhurojnë”.

Ndaj do të jenë si mjegulla e mëngjesit,

porsi vesa që zhduket herët,

porsi byku i lëmit që era largon,

porsi tymi që nga tymtari del.

Unë, Zoti, jam Perëndia yt

që në tokën e Egjiptit

Perëndi tjetër nuk njeh pos meje,

as shpëtimtar tjetër nuk ka.

Unë të njoha në shkretëtirë,

në vendin e thatë.

I kullota e u nginë,

si u nginë, ngritën krye,

ndaj dhe më harruan.

Si luani do të bëhem për ta,

si leopardi do të rri në pritë.

Do t’u turrem si arusha,

që të vegjlit ia kanë rrëmbyer.

Do t’ua shqyej zgavrat e kraharorit,

do t’i përpij porsi luani,

si egërsira që i bën copë e çikë.

U shkatërrove, o Izrael,

se ishe kundër meje,

kundër atij që të ndihmonl.

10 Ku është mbreti yt tani

që tërë qytetet të t’i shpëtojë?

Ku janë gjyqtarët e tu,

për të cilët the:

“Më jep mbret e princa!”?

11 I mëritur, ta dhashë mbretin,

i zemëruar, ta mora mbrapsht.

12 U shënua faji i Efraimit,

u ruajt mëkati i tij.

13 Është si një foshnjë e marrë

që në dhimbjet e lindjes

nuk del në kohë nga barku i nënës.

14 A t’i shpaguaj nga dora e skëterrës?

Nga vdekja a t’i shpengoj?

Ku është, o vdekje, murtaja jote?

Ku është, o skëterrë, shkatërrimi yt?

Mëshira m’u fsheh prej syve!

15 E në begatoftë mes vëllezërve,

do të vijë një erë përvëluese,

erë e Zotit prej shkretëtirës,

që burimet t’ia thajë,

krojet t’ia shterojë,

tërë thesaret e çmuara t’ia plaçkisë».


 k13.2 ose: flijojnë njerëz

 l13.9 ose: kush është ai që mund të të ndihmojë?