Numrat 1

Regjistrimi i popullsisë

Në ditën e parë të muajit të dytë, në vitin e dytë të daljes nga toka e Egjiptit, Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në tendën e takimit e i tha: «Numërojeni tërë bashkësinë e Izraelit sipas klaneve e familjeve të etërve, duke shënuar një për një emrat e çdo mashkulli që është njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë. Ti dhe Aroni shënojini sipas njësive ushtarake. Me ju të jetë edhe prijësi i çdo fisi. Këta janë emrat e tyre: nga fisi i Rubenit, Elicuri, biri i Shedeurit; nga fisi i Simeonit, Shelumieli, biri i Curishadait; nga fisi i Judës, Nahshoni, biri i Aminadabit; nga fisi Isaharit, Netaneli, biri i Cuarit; nga fisi i Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit; 10 për bijtë e Jozefit: nga fisi i Efraimit, Elishamai, biri i Amihudit; nga fisi i Manaseut, Gamalieli, biri i Pedahcurit; 11 nga fisi i Benjaminit, Abidani, biri i Gideonit; 12 nga fisi i Danit, Ahiezeri, biri i Amishadait; 13 nga fisi i Asherit, Pagieli, biri i Okranit; 14 nga fisi i Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit; 15 dhe nga fisi i Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit».

16 Këta u përzgjodhën nga bashkësia e ishin prijës të fiseve përkatëse e kryetarë të shtëpivea të Izraelit.

17 Moisiu e Aroni i morën me vete këta burra që ishin caktuar me emër. 18 Në ditën e parë të muajit të dytë, ata mblodhën tërë bashkësinë dhe shënuan, sipas klaneve e familjeve të etërve, emrat e kujtdo që ishte njëzet vjeç e sipër. 19 Atëherë Moisiu i shënoi në shkretëtirën e Sinait ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

20 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 21 dolën dyzet e gjashtë mijë e pesëqind. 22 Bijtë e Simeonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 23 dolën pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind. 24 Bijtë e Gadit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 25 dolën dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë. 26 Bijtë e Judës, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 27 dolën shtatëdhjetë e katër mijë. 28 Bijtë e Isaharit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 29 dolën pesëdhjetë e katër mijë e katërqind. 30 Bijtë e Zabulonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 31 dolën pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind. 32 Bijtë e Jozefit, nga bijtë e Efraimit sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 33 dolën dyzet mijë e pesëqind. 34 Nga bijtë e Manaseut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 35 dolën tridhjetë e dy mijë e dyqind. 36 Bijtë e Benjaminit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 37 dolën tridhjetë e pesë mijë e katërqind. 38 Bijtë e Danit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 39 dolën gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind. 40 Bijtë e Asherit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 41 dolën dyzet e një mijë e pesëqind. 42 Bijtë e Neftaliut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 43 dolën pesëdhjetë e tre mijë e katërqind. 44 Ky është regjistri që u përpilua nga Moisiu, Aroni dhe prijësit e Izraelit. Ata ishin dymbëdhjetë, një përfaqësues për çdo fis. 45 Numri i tërë izraelitëve, sipas familjeve të etërve, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 46 doli gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

47 Fisi i levitëve nuk u regjistrua bashkë me ta, 48 sepse Zoti i kishte thënë Moisiut: 49 «Mos e numëro fisin e Levit e mos e përfshi në numërimin e izraelitëve. 50 Ata caktoji përgjegjës për tendën e dëshmisë dhe për gjithçka që është në të. Ata do të mbartin tendën dhe tërë enët përkatëse. Do të shërbejnë në tendë e do të banojnë përreth saj. 51 Kur tenda të ngrihet për udhë apo të ngulet në fushim, do të jenë levitët ata që do ta bëjnë gati. Kushdo tjetër që i afrohet do të vdesë.

52 Izraelitët të fushojnë sipas fushimeve dhe njësive të veta. 53 Ndërsa levitët të fushojnë përreth tendës së dëshmisë, që ta ruajnë atë e që zemërimi i Zotit të mos ndizet kundër bashkësisë së izraelitëve». 54 Izraelitët bënë gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.


 a1.16 ose: mijërave