Mikea 6

Gjyqi i Zotit

«Dëgjoni, pra, ç’thotë Zoti:

ngrihu e dil në gjyq para maleve,

kodrat le ta dëgjojnë zërin tënd!

Dëgjoni, o male,

e ju, o themele të paepura të tokës,

gjyqin që po bën Zoti,

se me popullin e tij po hahet,

Izraelin po padit.

Ç’të bëra, o populli im?

Si të mërzita? Përgjigjmu!

Të nxora nga dheu i Egjiptit,

nga shtëpia e skllavërisë të çlirova.

Para teje dërgova

Moisiun, Aronin e Mirjamën.

O populli im, kujto ç’kurdisi Balaku, mbreti i Moabit,

ç’përgjigje i ktheu Balaami, biri i Beorit,

çfarë ndodhi mes Shitimit e Gilgalit,

që t’i mësosh veprat e drejta të Zotit.

Si do t’i dal para Zotit

e të përulem para Perëndisë së tejlartë?

A t’i dal me fli shkrumbimi

a me viç motak?

A do të kënaqet Zoti me mijëra desh

a me qindra mijëra përrenj vaji?

A t’i jap të parëlindurin për shkeljen time

a frytin e barkut për mëkatin tim?

O njeri, ai ta tregoi çka është e mirë,

çka Zoti kërkon prej teje:

veç të veprosh drejt, të duash mirësinë

dhe të jesh i përulur me Perëndinë tënd.

Zëri i Zotit kumbon në qytet.

I urti e druan emrin tënd.

Dëgjo, o fis e kuvend i qytetitdh.

10 A prapëe shtëpia e të mbrapshtit ka thesare të liga

dhe masa të rreme e të nëmura?

11 A thua do t’i pranoj si të drejta

peshoret hileqare e peshat mashtruese?

12 Të pasurit veprojnë plot dhunë,

banorët flasin rrena,

gjuhë gënjeshtare kanë në gojë.

13 Ndaj të ndëshkova me sëmundje,

për mëkatet e tua të rrënova.

14 Do të hash, por nuk do të ngihesh,

barkun zbrazët do ta kesh.

Do të ngresh gardheë, por gjë s’do të mbrosh,

çfarë shpëton, shpatës do t’ia jap.

15 Do të mbjellësh, por nuk do të korrësh,

do të shtrydhësh ullinj, por s’do të vajosesh,

do të shtrydhësh rrush, por verë s’do të pish.

16 Ju mbani rregullat e Omriut,

gjithë veprat e shtëpisë së Ahabit,

këshillat e tyre ju ndiqni.

Ndaj do të të shkatërroj,

banorët do të t’i turpëroj,

Ndëshkimin e popullit tim

do të bartni».


 dh6.9 ose: dëgjojeni skeptrin dhe atë që e caktoi

 e6.10 të tjerë: A mund ta duroj

 ë6.14 ose: do të vësh mënjanë