Ligji i Përtërirë 12

Vendi i adhurimit

«Këto janë rregullat e vendimet që do të mbash me kujdes gjatë gjithë jetës tënde në tokën që të dha Zoti, Perëndia i etërve të tu, për ta pushtuar.

Shkatërrojini fare tërë vendet, ku, popujt që do të pushtoni, u shërbejnë perëndive të tyre, kudo qofshin, lart në male, në kodra apo nën çdo pemë të gjelbër. Rrënojini altarët e tyre. Copëtojini përmendoret e tyre të shenjta. Digjini në zjarr shtyllat e Asherave të tyre. Thyejini shëmbëlltyrat e perëndive të tyre. Shuajini emrat e tyre nga kjo tokë. Mos bëni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj, por kërkojeni banesënc e tij, në vendin që do të zgjedhë Zoti, Perëndia juaj, nga mesi i gjithë fiseve tuaja, për të vendosur emrin e tij. Atje shkoni e sillni flitë e shkrumbimit, flijimet, të dhjetat, dhuratat tuaja, flitë e kushtit, flitë vullnetare dhe të parëlindurit e dhenve e të qeve. Atje do të hani në prani të Zotit, Perëndisë tuaj, e atje, ju dhe familjet tuaja, do të festoni të gjitha punët e duarve tuaja me të cilat ju ka bekuar Zoti, Perëndia juaj. Mos bëni siç bëjmë ne sot këtu, ku secili vepron si t’i duket e drejtë, sepse, deri më sot, nuk kishit mbërritur ende në vendin e prehjes e të trashëgimisë që Zoti, Perëndia juaj, po ju jep. 10 Por, kur të kaloni përtej Jordanit e të banoni në tokën që Zoti, Perëndia juaj, do t’ju japë për pronë, e kur t’ju japë paqe nga armiqtë përreth e të jetoni të sigurt, 11 do të jetë një vend të cilin Zoti, Perëndia juaj, do ta zgjedhë për të vënë emrin i tij. Atje sillini të gjitha ato që ju kam urdhëruar, flitë e shkrumbimit, flijimet, të dhjetat, dhuratat tuaja e tërë flitë e përzgjedhura të kushtit që ia keni premtuar Zotit12 Atje do të festoni në prani të Zotit, Perëndisë tuaj, ju, bijtë e bijat tuaja, shërbëtorët e shërbëtoret tuaja dhe leviti që banon në qytetet tuaja, sepse ai nuk ka pjesë e as trashëgimi mes jush.

Flitë

13 Ruhu se mos i kushton flitë e shkrumbimit në çdo vend që sheh. 14 Vetëm te vendi që do të zgjedhë Zoti, në njërin prej fiseve, do të kushtosh flitë e shkrumbimit. Atje do të bësh çdo gjë që të urdhërova.

15 Ther e ha mish me bekimin e Zotit, Perëndisë tënd, në çdo qytet, sa herë ta ka ënda. Atë mund ta hajë si i pastri, ashtu dhe i papastri, siç hahet mishi i gjahut.ç 16 Vetëm gjakun mos e hani. Atë derdheni në tokë si ujë. 17 Por të dhjetën e drithit, të mushtit e të vajit, të parëlindurin e dhenve e të qeve, çdo fli kushti që premtove, flitë vullnetare e dhuratat që paraqet, mos i ha në çdo qytet. 18 Ti, bijtë e bijat e tua, shërbëtorët e shërbëtoret e tua dhe leviti që banon në qytetin tënd do t’i hani ato para Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që do të zgjedhë Zoti, Perëndia yt. Festoni para Zotit, Perëndisë tënd, çdo vepër të duarve tuaja. 19 Gjatë gjithë ditëve të tua në tokën tënde ki kujdes se mos e lë pas dore levitin.

20 Kur Zoti, Perëndia yt, t’i ketë zgjeruar kufijtë e tu, sikurse të premtoi, kur të hahet mish e kur thua: “Ma ka ënda të ha mish”, atëherë ha sa herë ta ka ënda. 21 Nëse vendi që do të zgjedhë Zoti, Perëndia yt, për të vënë emrin e tij ndodhet larg, there dashin apo kaun që të ka dhënë Zoti, siç të urdhërova e haje në çdo qytet sa herë ta ka ënda. 22 Haje siç hahet mishi i gjahut. Atë mund ta hajë si i pastri, ashtu edhe i papastri. 23 Por, të ndalohet rreptësisht ngrënia e gjakut, sepse gjaku është jeta. Mos e ha jetën bashkë me mishin. 24 Mos e hani, por derdheni në tokë si ujë. 25 Mos e hani, që të të shkojë mbarë ty e fëmijëve të tu pas teje, ngaqë do të bëni çfarë është e drejtë para Zotit26 Kurse kushtet e tua të shenjta dhe flitë e kushtit do t’i marrësh e do t’i paraqesësh te vendi që do të zgjedhë Zoti27 Kushtoji flitë e shkrumbimit, si mishin, edhe gjakun, mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd. Gjakun e flive derdhe mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa mishin haje.

28 Mbaji e dëgjoji të gjitha këto fjalë që po të urdhëroj, që të të shkojë përgjithmonë mbarë ty e fëmijëve të tu pas teje, ngaqë do të bësh çfarë është e mirë dhe e drejtë para Zotit, Perëndisë tënd.

Kundër idhujtarisë

29 Kur, Zoti, Perëndia yt, të t’i shfarosë kombet që do të pushtosh kur të hysh, ti do t’i zotërosh dhe do të banosh në tokën e tyre. 30 Por, pasi të jenë shkatërruar, ruhu se mos marrosesh pas tyre, kërkon perënditë e tyre e thua: “Siç u shërbyen kombet këtyre perëndive, ashtu do të bëj edhe unë”. 31 Mos bëj kështu me Zotin, Perëndinë tënd, sepse ata bëjnë për perënditë e tyre çdo gjë të neveritshme që urren Zoti. Ata, madje, djegin në zjarr bijtë e bijat e tyre për perënditë e tyre».


 c12.5 të tjerë: në banesë

 ç12.15 he. i sutës apo i drerit