Jonai 2

Lutja e Jonait

a Zoti dërgoi një peshk të madh që ta gëlltiste Jonain dhe Jonai qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net. Nga barku i peshkut, Jonai iu lut Zotit, Perëndisë së tij, duke thënë:

«Kur u gjenda ngushtë i thirra Zotit

e m’u përgjigj;

thellë nga barku i skëterrës kërkova ndihmë

e ti ma dëgjove zërin.

Në thellësi më hodhe, në zemër të detit,

ku rrjedha e ujit nga çdo anë më rrethoi

dhe gjithë dallgët e valët e tua mbi mua kaluan.

Dhe unë thashë me vete:

“Ndonëse i dëbuar larg pranisë sate,

kam për ta parë sërishb tempullin tënd të shenjtë”.

Ujërat më mbuluan deri në grykë,

humnera e detit më rrethoi nga çdo anë,

algat rreth kokës m’u mbështollën.

I fundosur deri në rrëzë të maleve,

ku shulat e nëntokës

përgjithmonë pas meje ishin mbyllur,

ti nga gropa e vdekjes

lart të gjallë më ngjite,

Zot, Perëndia im.

Kur jetac ime po fikej,

Zotin kujtova

e lutja ime te ti mbërriti,

në tempullin tënd të shenjtë.

Ata që adhurojnë idhuj të kotë

braktisin mirësinë tënde,

10 ndërsa unë,

me këngë falënderimi fli do të të kushtoj

dhe çfarë kam premtuar

do ta bëj.

Shpëtimi vjen nga Zoti».

11 Atëherë Zoti e urdhëroi peshkun ta villte Jonain në breg.


 a2.1 të tjerë e rendisin si 1.17

 b2.5 të tjerë: si do ta shoh

 c2.8 ose: shpirti