Jobi 26

Besimi i Jobit

Jobi u përgjigj e tha:

«Si e ndihmove ti të pafuqishmin

dhe a e shërove krahun e molisur?

Si e këshillove të paurtin,

mos dhurove shumë dituri?

Kujt ia drejtove fjalën

e fryma e kujt prej teje doli?

Poshtë hijet dridhen

e ujërat me ç’kanë brenda.

Cullak është para Perëndisë skëterra

dhe pa mbulesë humneraë.

Ai e shtrin veriun mbi zbrazëtinë,

në asgjësend tokën ai e var.

I ndryn ujërat në retë e veta

e retë nën to nuk shqyhen.

Ai e mbulon pamjen e fronit,

renë e vet mbi të e shtrin

10 Ujërave rreth cakun ua vuri,

mu ku mbaron drita e fillon errësira.

11 Shtyllat e qiellit dridhen

e i shtang qortimi i tij.

12 Me forcën e vet detin trazon,

Rahabin thërmon me dijen e vet.

13 Me erën e tij edhe qiejt kthjellohen,

e ther dora e tij gjarprin rrëshqitës.

14 Këto janë veç skajet e veprave të tij,

e sa pakëz ne ua ndiejmë psherëtimën!

Po oshtimën e fuqisë së tij, kush do ta kuptojë?».


 ë26.6 he. Abadon