Isaia 21

Rënia e Babilonisë

Profeci kundër shkretëtirës së detit:

ashtu si furtunat fshikullojnë Negevin,

ashtu do të vijë nga shkretëtira,

nga ai vend i tmerrshëm.

Një vegim i tmerrshëm m’u dëftua:

një tradhtar po tradhton,

një shkatërrimtar po shkatërron.

Vërsulu, o Elam! Rrethoje, o Madai!

Po i jap fund çdo rënkimi në të!

Prandaj po më dridhen ijët,

më kanë zënë dhimbjet si të lindjes,

dridhem i tëri nga ç’dëgjoj,

tmerrohen nga ç’më shohin sytë.

Më lëshoi zemra,

më pushtuan drithërimat,

muzgu, që fort e dëshiroja,

më është bërë tmerr.

Bëhet gati tryeza, shtrohet qilimif,

hahet e pihet.

Ngrihuni, o prijës,

lyejeni shqytin!

Se kështu më tha Zoti:

«Shko e vër një vrojtues,

që të lajmërojë çka sheh.

Po të shohë qerre lufte,

kalorës dyshe-dyshe,

kalorës hipur mbi gomarë,

kalorës hipur mbi deve,

le t’i hapë sytë mirë,

le të vrojtojë me shumë kujdes».

E ja, vrojtuesig bërtiti:

«O Zot, tërë ditën kam vrojtuar pa lëvizur,

tërë natën kam qëndruar në vendrojë.

Por ja, po vijnë qerre lufte,

kalorës dyshe-dyshe.

Ra, ra Babilonia», do të thotë,

«Gjithë idhujt e hyjnive të saj

janë bërë copë e çikë përtokë».

10 O shirja ime! O biri i lëmit tim!

Çka dëgjova prej Zotit të ushtrive,

Perëndisë së Izraelit,

atë ju dëfteva.

Kundër Dumahut

11 Profeci për Dumahun:

nga Seiri po më thërret dikush:

«Roje, edhe sa natë ka mbetur?

Roje, edhe sa natë ka mbetur?».

12 «Po vjen mëngjesi», thotë roja,

«Por po vjen edhe nata.

Nëse doni të pyesni, pyesni,

por kthehuni edhe një herë!».

Kundër arabëve

13 Profeci për Arabinë:

nëpër kaçubat e Arabisë do ta kaloni natën,

o varganet e dedanëve!

14 Dilini përpara të eturit,

sillini ujë, o banorë të tokës së Temait!

Dilini përpara me bukë të arratisurit!

15 Se kanë marrë arratinë prej shpatës,

prej shpatës së zhveshur,

prej harkut të ndehur,

prej furisë së betejës.

16 Se kështu më tha Zoti: «Pas një viti, vit i një punëtori me mëditje, tërë madhështia e Kedarit do të marrë fund. 17 I vogël do të jetë numri i harkëtarëve të mbetur, i luftëtarëve të Kedarit, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit».


 f21.5 ose: Rojat vrojtojnë

 g21.8 ose: si luani