Hebrenjve 5

Çdo kryeprift merret nga njerëzit e caktohet t’i shërbejë Perëndisë në dobi të njerëzve. Ai kushton dhurata e fli për mëkatet. Ai është në gjendje të ndiejë dhembshuri për të paditurit e të mashtruarit, sepse edhe ai është njeri i dobët. Prandaj, atij i duhet të kushtojë fli jo vetëm për mëkatet e popullit, por edhe për të vetat. Askush nuk e merr vetë këtë nder, por e merr kur thirret nga Perëndia, sikurse Aroni.

Kështu edhe Krishti nuk e mori vetë nderin për t’u bërë kryeprift, por ia dha Perëndia kur i tha:

ti je Biri im,

të kam lindur sot.

Po ashtu thotë:

ti do të jesh prift përjetë

sipas urdhrit të Melkisedekut.

Gjatë jetës së tij njerëzore, Jezui iu lut e iu përgjërua me klithma të forta e me lot atij që mund ta shpëtonte nga vdekja. Dhe Perëndia e dëgjoi për shkak të nënshtrimit të tij. Ndonëse ishte Biri i Perëndisë, ai mësoi bindjen nga të gjitha ato që pësoi. Pasi u bë i përsosur, ai u bë shkaktari i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden. 10 Perëndia e shpalli atë kryeprift sipas urdhrit të Melkisedekut.

Ushqimi i duhur shpirtëror

11 Lidhur me këtë, kemi shumë gjëra për t’ju thënë, por është vështirë t’jua shpjegojmë, se keni filluar të kuptoni me vështirësib12 Për nga koha që ka kaluar, duhej të ishit tashmë mësues, ndërsa ju ende keni nevojë t’ju mësojnë njohuritë fillestare të fjalëve të Perëndisë. Keni arritur deri aty, sa keni nevojë për qumësht e jo për ushqim të fortë. 13 Kush ushqehet me qumësht, është ende foshnjë dhe nuk ka përvojë për të dalluar të drejtën. 14 Ndërsa ushqimi i fortë është për të rriturit, për ata që nëpërmjet përvojës i kanë stërvitur shqisat për të dalluar të mirën nga e keqja.


 b5.11 ose: u bëtë të ngathët në të dëgjuar